LIVE UPDATES
Bota

Kosovë/ Thirrje për trysni ndaj Serbisë për ndriçimin e fatit të të zhdukurve gjatë luftës

Ndërsa po vendosnin kurora lulesh në një pllakë përkujtimore për të zhdukurit ata thanë se kjo është “plaga më e thellë dhe dhimbja më e madhe e vendit”.

30 Gusht 2023, 14:48 Nga I.A
Kosovë/ Thirrje për trysni ndaj Serbisë për ndriçimin
Foto e te zhdukurve

KOSOVË- Udhëheqësit e Kosovës i bënë thirrje komunitetit ndërkombëtar për më shumë trysni ndaj Serbisë për ndriçimin e fatit të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, ndërsa ende nuk dihet asgjë për një mijë e 617 persona, pjesa më e madhe e të cilëve të përkatësisë kombëtare shqiptare.

Ndërsa po vendosnin kurora lulesh në një pllakë përkujtimore për të zhdukurit ata thanë se kjo është “plaga më e thellë dhe dhimbja më e madhe e vendit”.

Kjo për popullin tonë është një dhimbje që nuk po përfundon kurrë dhe një mungesë e drejtësisë për familjarët dhe gjithë popullin tonë, të cilëve Serbia ua zhduku me dhunë më të dashurit e tyre. Me vet faktin që këtyre viteve të fundit në shumë lokacione të Serbisë u gjendën trupa të më të dashurve tanë, tregohet se harta ku bashkësia ndërkombëtare duhet t’i kërkojë të zhdukurit me dhunë, është Serbia”, tha kryetari i parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Në muajin maj të këtij viti udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë nënshkruan një deklaratë të përbashkët për personat e zhdukur gjatë luftës në Kosovë nëpërmjet së cilës ata zotohen për “zbatimin e plotë të detyrimeve” për ndriçimin e fatit të të zhdukurve.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se Serbia duke mos zbatuar zotimet e saj nga kjo deklaratë dhe nga marrëveshja e Ohrit, po ripërsërit krimet e saj.

Të mendojnë pak për faktin që edhe 25 vjet pas luftës në krye të Serbisë janë po ata që e shkaktuan zhdukjen me dhunë të më të dashurve tanë. Shpresojmë shumë që dialogu në Bruksel nuk do të jetë një proces nëpërmjet të cilit Kosovës do t’i bëhet trysni, popullit të Kosovës do t’i bëhen padrejtësi, ndërsa fytyra e (Aleksandar) Vuçiçit, një njeriu që ende fle në varreza masive do të vazhdojë të shpërlahet padrejtësisht”, tha ajo.

Edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtarë që ta shtojë trysninë mbi Serbinë, si përgjegjëse për zhdukjen e qytetarëve të Kosovës.

Deklarata e nënshkruar më 2 maj nga kryeministri Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, ishte pjesë e një plani evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve për të cilin palët u pajtuan në Bruksel dhe në Ohër.

Por, zbatimi i planit ka ngecur mes tensioneve që shpërthyen në veriun e Kosovës në muajin maj pasi kryetarët e katër komunave që dolën nga zgjedhjet e prillit të bojkotuara nga partitë politike serbe u shoqëruan për në zyrat e tyre nga forcat e policisë.

Kosova është vënë në masa ndëshkuese nga Bashkimi Evropian për mungesë të bashkërendimit lidhur me zhvillimet në veri të vendit. Të hënën presidenti francez, Emmanuel Macron, paralajmëroi Kosovën dhe Serbinë se do të përballen me pasoja nëse nuk veprojnë me përgjegjësi kundruall situatës në veri duke nënvizuar mundësinë e rishikimit të zotimeve për politikat e vizave dhe çështjet tjera ekonomike.

Unë do të thoja që kjo do të ishte mënyra më efektive për ta vrarë dialogun njëherë e përgjithmonë. Në qoftë se dëshiron dikush që mos të ketë më dialog atëherë ndërmerr masa të tilla që janë ndëshkuese ndaj popullit të Kosovës, nuk janë ndaj ndonjë lideri apo ndaj ndonjë politike, janë ndaj popullit të Kosovës”, tha sot presidentja Osmani.

Muaji shtator mund të jetë periudhë përpjekjesh të reja për uljen e tensioneve në veri dhe rihapjen e diskutimeve për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit. I dërguari evropian për bisedimet Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak la të hapur mundësinë për një takim të nivelit të lartë mes palëve gjatë muajit të ardhshëm.

Marrë nga VOA

kosove fati i te zhdukurve vjosa osmani

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj