Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pjetër Shala po e ndjek këtë seancë nga qendra e paraburgimit, përmes video-lidhjes.Gjatë dëshmisë së tij në gjykimin kundër Pjetër Shalës, është paraqitur një skicë e shtabit të logjistikës, e cila nuk është shfaqur për publikun.
HAGË- Në gjykatën e Hagës ka filluar dëgjimi i dëshmitarit të pestë i prokurorisë në gjykimin kundër Pjetër Shalës. Dëshmitari, ish-ushtar i UÇK-së përmes video-lidhjes ka folur për rolin e tij gjatë kohës që ka qenë ushtar në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Gjatë pyetjeve të Zyrës së Prokurorit të Specializuar, dëshmitari ka thënë se ka qenë ushtar i thjeshtë dhe ka bërë roje në shtabin e logjistikës në Kukës. Pjetër Shala po e ndjek këtë seancë nga qendra e paraburgimit, përmes video-lidhjes, shkruan Kosovapress.
Gjatë dëshmisë së tij në gjykimin kundër Pjetër Shalës, është paraqitur një skicë e shtabit të logjistikës, e cila nuk është shfaqur për publikun. ZPS ka kërkuar tre orë kohë për të intervistuar këtë dëshmitar. Në skicën e shfaqur lidhur me dhomat e fjetjes, dëshmitari tregoi se ushtarët flinin në katin e dytë, të gjithë në një dhomë, rreth 25-30 persona, kurse në katin e parë oficerët të cilët sipas tij, kishin dhoma të ndara të vogla.
Ai përmes fotografisë identifikoi edhe dritaret e zyrës së Sali Saramantit si dhe më pas magazinën apo depon (me numrin 2) si dhe ndërtesën ku sipas dëshmitarit mbaheshin njerëzit për 2-3 orë për tu marr në pyetje (me numrin 1). Për këtë, dëshmitari tha se ishin persona që dyshoheshin se i ka dërguar Serbia për informacione, të cilët tha se UÇK i merrnin në pyetje dhe i lëshonin.
Sipas prokurorisë “Krimet për të cilat akuzohet z.Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999, kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës (Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”. Pjetër Shala u arrestua më 16 mars 2021 nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill të atij viti, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletëarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës. Shala po qëndron në qendrën e paraburgimit në Hagë prej marsit të vitit 2021.
PORTUGALI- Kush do ta mendonte që një sherr për një garë me pëllumba, do të përfundonte me një bilanc tragjik, me...
Foto ilustruese BERLIN- Qeveria gjermane po shqyrton kufizimin e eksporteve në Kinë të kimikateve të përdorura për prodhimin ...
Pamje nga vendngjarja RUSI- Rreth 60 kilometra nga kufiri me Ukrainën, një tren mallrash doli nga shinat në Ukrainë dhe shpër...
Foto ilustruese BRITANI E MADHE- Shkencëtarët kanë zhvilluar një model të ri të inteligjencës artificiale (AI) që m...
foto ilustruese GREQI- Prokuroria e Krimeve Kibernetike greke kanë nisur hetimet, pas ankesave të grave për postim të momenteve privat...
Anija HMS Al-Diriyah SUDAN- Kaos dhe panik shihen në portin e Sudanit, ku qindra njerëz janë mbledhur duke pritur për një...
Një Maji - Dita Ndërkombëtare e Punës - e gjen Kosovën me shifër më të ulët të papunësisë, krahasu...
Foto ilustruese UZBEKISTAN- Uzbekistani ka miratuar një pako amendamentesh kushtetuese përmes një referendumi, sipas rezultateve prelim...
Abdel Fattah Burhan dhe Mohammed Hamdan Dagalo Gjeneralët ndërluftues të Sudanit kanë rënë dakord të dërgojnë ...
SEUL- Një student arti i Koresë së Jugut konsumoi një banane që ishte pjesë e një instalacioni të artistit Maurizio Ca...