LIVE UPDATES
Bota

“Vazhdon të ketë një vend të posaçëm për familjen Biden", angazhimi i presidentit të SHBA-ve ndër vite për Kosovën

Joe Biden e tha këtë në shkurt të vitit 2021, kur i dërgoi një letër ushtrueses së atëhershme të detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për t’i uruar Ditën e Pavarësisë.

22 Korrik 2024, 09:22 Nga M.B
“Vazhdon të ketë një vend të posaçëm
Presidenti amerikan, Joe Biden, bashkë me gruan e tij dhe anëtarë tjerë të familjes, duke ecur në rrugën Ferizaj-Gjilan që mban emrin e djalit të tij të ndjerë Beau Biden.

KOSOVA- Në familjen e tij, Kosova do të ketë “vend të posaçëm”. Joe Biden e tha këtë në shkurt të vitit 2021, kur i dërgoi një letër ushtrueses së atëhershme të detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për t’i uruar Ditën e Pavarësisë.

“Kosova vazhdon të ketë një vend të posaçëm për familjen Biden, për nder të kohës që djali ynë i ndjerë, Beau Biden, kaloi duke punuar për të siguruar paqe, drejtësi dhe sundim të ligjit për të gjithë popullin e Kosovës”, shkroi Biden në atë letër.

Presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara u tërhoq më 21 korrik nga gara presidenciale e këtij viti. Trysnia mbi të për t’u zmbrapsur nisi në fund të qershorit, pas debatit të parë presidencial me kundërkandidatin republikan, Donald Trump, në të cilin Biden pranoi se nuk kishte pasur performancë të mirë. Biden, 81 vjeç, ishte në politikë për më shumë se pesëdhjetë vjet.

Mbi tri dekada senator nga shteti Dellauer, dy mandate zëvendës i presidentit Barack Obama dhe një mandat president. Kur mori postin më të lartë politik të SHBA-së më 20 janar të vitit 2021, Osmani tha se “në krye të SHBA-së, prej sot, është miku i Kosovës”.

Mbështetja e Bidenit për Kosovën nisi herët, qysh si senator. Ishte tetori i vitit 1998, kur ai së bashku me senatorë të tjerë shprehë mbështetje për veprimet ushtarake të NATO-s kundër Serbisë, për të ndalur dhunën në Kosovë. NATO-ja nisi fushatën e bombardimeve më 24 mars të vitit 1999.

Vetëm dy ditë përpara se të nisnin sulmet e para, Kongresi amerikan ishte ende i ndarë për vendimin. Senatorja e atëhershme republikane, Kay Bailey Hutchison, tha se administrata e presidentit Bill Clinton “nuk ka plan se çfarë do të bëjë pas bombardimeve”.

Në atë seancë, Biden tha se sulmet ajrore “janë në interes të sigurisë së SHBA-së”. Ai tha se lufta po kërcënonte besueshmërinë e NATO-s, ndërsa “vala masive e refugjatëve do t’i destabilizonte demokracitë e brishta në Maqedoni dhe Shqipëri”.

“Interesat kombëtare të Shteteve të Bashkuara kërcënohen drejtpërdrejt nga veprimet e vazhdueshme agresive të Qeverisë jugosllave në Kosovë”, tha Biden më 22 mars, 1999. Në një deklaratë të transmetuar nga Zëri i Amerikës, Biden tha se puna e tij për t’u dhënë fund luftërave jugosllave ishte një nga “momentet më krenare” të karrierës së tij të gjatë politike.

Në një shkrim autorial për gazetën Washinton Times në vitin 2004, senatori i atëhershëm, Biden, tha se “asnjë vëzhgues serioz nuk beson se Kosova - ndonjëherë në të ardhmen - do të udhëhiqet nga Beogradi” dhe shtoi se “zgjidhja e statusit të Kosovës nuk bën të zhargitet për kohë të gjatë”.

Kur Kosova shpalli pavarësinë më 17 shkurt të vitit 2008, Biden ishte ndër të parët në SHBA që e përshëndeti atë dhe i ftoi edhe kolegët e tij që të shprehnin “mbështetjen e Senatit” për të. Në një fjalim në mars të vitit 2008, Biden, si kryesues i Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit amerikan, tha se “çdo përpjekje nga Beogradi për të nxitur kaos në veriun e Kosovës apo në Republikën Sërpska të Bosnje e Hercegovinës, duhet të trajtohet me shpejtësi dhe vendosmëri nga Bashkimi Evropian dhe nga NATO-ja”.

Në vitin 2009, vetëm pas katër muajsh në postin e nënpresidentit amerikan, Biden vizitoi Kosovën.

“Shtetet e Bashkuara e kanë bërë të qartë se njohja e pavarësisë së Kosovës është e pakthyeshme dhe kjo nuk do të ndryshojë”, tha Biden më 21 maj, 2009, në Prishtinë.

Pak muaj pasi Kosova arriti marrëveshjen e parë për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, në vitin 2013, nënpresidenti i atëhershëm, Biden, priti në Shtëpinë e Bardhë kryeministrin e atëhershëm të Kosovës, Hashim Thaçi. Në atë rast, Biden theksoi rëndësinë e zbatimit të plotë dhe të shpejtë të asaj marrëveshjeje. Si nënpresident, Biden qëndroi në Kosovë edhe në vitin 2016, kur mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të rrugës Ferizaj-Gjilan me emrin e djalit të tij të ndjerë, Beau Biden.

Beau Biden - i cili shërbeu në Kosovë pas përfundimit të luftës më 1999, për të ndihmuar në trajnimin e prokurorëve dhe gjykatësve vendas - vdiq nga kanceri në tru në vitin 2015. Në shkurt të vitit 2021, pas një muaji në detyrën e presidentit, Biden i shkroi letër ushtrueses së atëhershme të detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, duke i thënë se SHBA-ja është e gatshme të punojë me Qeverinë e re të Kosovës, e cila kishte dalë nga zgjedhjet e atij muaji.

Më pak se dy muaj më vonë, Biden i shkroi edhe një letër Osmanit, për ta uruar për zgjedhjen në pozitën e presidentes dhe për të theksuar se normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë kërkon “kompromise të vështira”. Po atë vit, në korrik, Biden pranoi Medalje Presidenciale nga Kosova për djalin e ndjerë. Duke e falënderuar presidenten Osmani përmes një video-mesazhi, Biden tha se djali i tij e ka dashur Kosovën dhe shtoi se SHBA-ja do të mbetet “partnere e palëkundur” e saj.

Gjatë presidencës së tij, Biden inkurajoi disa herë Kosovën, por edhe Serbinë që t’i normalizojnë marrëdhëniet me njëra-tjetrën. Por, gjatë kësaj periudhe, zyrtarë të lartë amerikanë edhe e kritikuan Kosovën për, siç thanë, disa veprime të njëanshme dhe të pakoordinuara, të cilat, sipas tyre, vunë në dyshim partneritetin me SHBA-në. E Biden, gjatë vizitës së fundit në Kosovë në vitin 2016 - atëkohë si nënpresident - e porositi atë: “Suksesi juaj është jashtëzakonisht shumë në interes të vendit tim. Nëse ju keni sukses, rajoni do të ketë sukses”./ REL

joe biden

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit