6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Temat kryesore të planifikuara janë konfliktet e vazhdueshme në Ukrainë dhe në Lindjen e Mesme, por vendimi i Bidenit ka të ngjarë t’i lërë ato nën hije.
BRUKSEL- Njoftimi i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, për tërheqjen nga gara presidenciale pritet të dominojë një takim të ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian, që mbahet sot. Temat kryesore të planifikuara janë konfliktet e vazhdueshme në Ukrainë dhe në Lindjen e Mesme, por vendimi i Bidenit ka të ngjarë t’i lërë ato nën hije.
Biden i dha mbështetje zëvendëses së tij, Kamala Harris, për të garuar në zgjedhjet e nëntorit kundër rivalit republikan dhe ish-presidentit, Donald Trump. Megjithatë, vendimin përfundimtar për kandidatin do ta marrë Partia e tij Demokratike. Marrëdhëniet midis Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara u përkeqësuan gjatë mandatit të parë të Trumpit si president, i cili zgjati nga viti 2017 deri më 2021.
Në një pjesë të madhe të BE-së tani ka frikë se një mandat i dytë i tij do të mund të ketë pasoja të gjera për luftën në Ukrainë, për tregtinë globale dhe për sigurinë evropiane në përgjithësi. Megjithatë, jo të gjitha kryeqytetet e BE-së i ndajnë këto shqetësime.
Kryeministri polak, Donald Tusk, e lavdëroi Bidenin për, siç shkroi në X, “vendimet e shumta të vështira, falë të cilave Polonia, Amerika dhe bota janë më të sigurta dhe demokracia është më e fortë”. Por, Geert Wilders, udhëheqës i ekstremit të djathtë në Holandë, postoi një fotografi që e tregonte Trumpin me grusht të ngritur, pas atentatit kundër tij, së bashku me fjalët “President Trump”. Vëmendja ka të ngjarë të përqendrohet edhe te kryeministri hungarez, Viktor Orban, i cili u takua me Trumpin këtë muaj./ REL
fotot ilustruese SHBA- Guvernatorët e Miçiganit dhe Kalifornisë, të përfolur si emra të mundshëm për të z&eu...
Kamala Harris dhe Joe Biden SHBA- Llogaria zyrtare e mediave sociale për fushatën Biden-Harris në platformën 'X', @BidenHQ, tashm&...
Kamala Harris dhe Katy Perry SHBA- Në orët që pasuan tërheqjen e Joe Biden nga gara zgjedhore në SHBA, një numër i ...
kamala harris SHBA- Kamala Harris në një deklaratë pas tërheqjes së Biden thotë se do të kërkojë nominimi...
Lyndon Johnson dhe Jode Biden SHBA- Largimi i Presidentit Joe Biden nga gara presidenciale vjen pas javësh shqetësimi për qëndrueshm&e...
Kamala Harris SHBA- Gara presidenciale në SHBA mes republikanit Donald Trump dhe demokrates Kamala Harris - nëse kjo e fundit konfirmohet - do t&...
fotot ilustruese SHBA- Gjatë 24 orëve të fundit, forcat e Komandës Qendrore të SHBA-së (Centcom) kanë shkatërruar k...
Joe Biden SHBA- Shtëpia e Bardhë reagoi pas thirrjeve të republikanëve, të cilët i kërkuan Joe Biden të japë d...
SHBA-Kryeministri kanadez Justin Trudeau, shkroi se presidenti Biden “është një njeri i shkëlqyer dhe gjithçka që bë...
JD Vance dhe Kamala Harris SHBA- Kandidati republikan për zëvendëspresident, JD Vance të dielën sulmoi zëvend&...