LIVE UPDATES
Bota

FBI i sekuestroi dosjet, Donald Trump: FBI më vodhi pasaportat, po bëjnë gjueti shtrigash ndaj meje

FBI-ja sekuestroi dosjet tepër sekrete gjatë një kontrolli në pronën e ish-presidentit amerikan Donald Trump në Florida këtë javë. Ish-presidenti Trump mohoi çdo gjë duke thënë se sendet ishin deklasifikuar.

16 Gusht 2022, 07:47 Nga s.s
FBI i sekuestroi dosjet, Donald Trump: FBI më vodhi pasaportat, po
Donald Trump

SHBA- Donald Trump ka dhënë intervistën e tij të parë që nga bastisja në Mar-a-Lago. Ai ka pranuar që tensionet e retorikës politike duhet të ulen.

“Vendi është në një pozicion shumë të rrezikshëm. Ka një zemërim të jashtëzakonshëm, siç nuk e kam parë kurrë më parë, mbi të gjitha mashtrimet, vite mashtrimesh dhe gjueti shtrigash, dhe tani kjo tjetra. Ata më vodhën të gjitha pasaportat, po bëjnë gjueti shtrigash ndaj meje”, ka theksuar Trump.

Të premten mbrëma, zyra e Trump lëshoi ​​një deklaratë duke pohuar se ai kishte përdorur autoritetin e tij kur ishte president për të deklasifikuar dokumentet. "Ai kishte një urdhër të përhershëm që dokumentet e hequra nga Zyra Ovale dhe të futura në rezidencë konsideroheshin të deklasifikuara. Fuqia për të klasifikuar dhe deklasifikuar dokumentet i takon vetëm Presidentit të Shteteve të Bashkuara. Ideja që një burokrat që shtyn letra, me autoritet klasifikimi të deleguar nga presidenti, duhet të miratojë deklasifikimin është absurd”, thuhet në deklaratë. Ekspertët ligjorë u kanë thënë mediave amerikane se është e paqartë nëse ky argument do të qëndrojë në gjykatë. "Presidentët mund të deklasifikojnë informacionin, por ata duhet të ndjekin një proçedurë", tha për BBC Tom Dupree, një avokat që ka punuar më parë në departamentin e drejtësisë.

FBI-ja sekuestroi dosjet tepër sekrete gjatë një kontrolli në pronën e ish-presidentit amerikan Donald Trump në Florida këtë javë. Agjentët gjetën 11 dosje dokumentesh, disa ishin të shënuara "TS/SCI", një përcaktim për materialin që mund të shkaktojë dëme "jashtëzakonisht të rënda" në sigurinë kombëtare të SHBA. Por, ish-presidenti Trump mohoi çdo gjë duke thënë se sendet ishin deklasifikuar. Në SHBA është hera e parë që kontrollohej shtëpia e një ish-presidenti në një hetim penal. Lista e artikujve u bë publike të premten pasdite pasi një gjykatës hapi një dokument me shtatë faqe që përfshinte urdhër që autorizon kontrollin e rezidencës së zotit Trump në Palm Beach, Mar-a-Lago.

Ai tha se më shumë se 20 kuti me sende u morën të hënën, duke përfshirë një set fotografish, një letër të shkruar me dorë, informacione të paspecifikuara për "Presidentin e Francës" dhe një letër faljeje të shkruar në emër të aleatit prej një kohe të gjatë të Trump, Roger Stone, si dhe katër grupe dosjesh tepër sekrete, që përfshinin tre grupe "dokumentesh sekrete" dhe tre grupe materialesh "konfidenciale". Urdhri tregon se agjentët e FBI-së po kërkonin shkelje të mundshme të Aktit të Spiunazhit, i cili e bën të paligjshme mbajtjen ose transmetimin e informacionit potencialisht të rrezikshëm të sigurisë kombëtare. Heqja e dokumenteve ose materialeve të klasifikuara është e ndaluar me ligj. Trump rriti dënimet për krimin teksa ishte në detyrë, i cili mund të dënohet deri në pesë vite burg. Urdhri thekson se vendet e kontrolluara në Mar-a-Lago përfshijnë një zonë të quajtur "zyra 45" dhe dhoma magazinimi, por jo suita private për mysafirë që përdoren nga Trump dhe stafi i tij. Departamenti i drejtësisë i kishte kërkuar një gjykate që ta bënte publike të enjten, një veprim i konsideruar i rrallë mes një hetimi që është në vazhdimësi, raporton BBC.

donald trump shba

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet