LIVE UPDATES
Bota

DW: Brexiti përkeqëson mungesën e personelit në Britaninë e Madhe

Qeveria britanike dëshiron që punëdhënësit t'i zënë vendet e punës me punëtorë vendas dhe të paguajnë paga më të larta. Por një studim tregon se nuk ka ende shenja të rritjes së pagave që nga Brexit-i.

15 Gusht 2022, 22:42 Nga DOSJA
DW: Brexiti përkeqëson mungesën e personelit në
Britani e Madhe

BRITANI E MADHE- Studiuesit e tregut të punës në Britaninë e Madhe ia atribuojnë Brexit-it disa nga mungesat e rënda të punonjësve në Britaninë e Madhe. Kështu thuhet në një studim të publikuar sot. "Ka disa dëshmi se fundi i lëvizjes së lirë të punonjësve ka kontribuar në mungesa në sektorë të ndryshëm të tregut të punës në Mbretërinë e Bashkuar," tha Chris Forde, një studiues i tregut të punës në Universitetin e Leeds, i cili ka studiuar në bashkëpunim me studiues nga Universiteti i Oksfordit ndikimin e Brexit. Ky nuk është faktori i vetëm, megjithatë, shtoi ai.

Sipas studimit, pandemia dhe fakti që shumë punëtorë kanë vendosur të dalin në pension më herët se zakonisht janë arsye të tjera të mungesës. Kësaj i shtohen mungesat specifike për sektorë të caktuar. Vitin e kaluar, për shembull, mungesa e shoferëve të kamionëve bëri që raftet e supermarketeve mbetën pjesërisht të zbrazëta dhe pikat e karburanteve nuk furnizoheshin dot me karburant.

Megjithatë, është e vështirë të veçohen efektet e përfundimit të lëvizjes së lirë nga veçoritë e tjera të tregut të punës pas pandemisë, shpjegojnë studiuesit. Sipas tyre, kur punëdhënësit kanë vështirësi të rekrutojnë personel të mjaftueshëm, shpesh ka disa faktorë që kombinohen. Tendencat afatgjata, si rritja më e ulët e pagave, për shembull, i bëjnë disa profesione më pak tërheqëse.

Gastronomia në vështirësi

Në fusha të tilla si gastronomia apo logjistika, punëdhënësit britanikë dikur mbështeteshin shumë te BE, thotë studimi. Tani ata kanë vështirësi të mëdha në plotësimin e vendeve të punës.

Numri i falimentimeve të restoranteve në Britani u rrit me pothuajse dy të tretat (64 për qind) vitin e kaluar, siç analizoi së fundmi në një vlerësim firma e auditimit UHY Hacker Young. Nëse në vitet 2020/21 u paraqitën për falimentim 856 restorante (deri më 31 mars), për vitin e ardhshëm parashikohen 1406 të tillë.

Restorantet më të vogla në veçanti po vuajnë nga fakti se nuk janë më në gjendje të punësojnë me lehtësi punonjës nga BE-ja, tha partneri i UHY, Peter Kubik. "Shumë restorante thjesht nuk mund të gjejnë numër të mjaftueshëm punonjësish për të qenë në gjendje të punojnë në një mënyrë që të nxjerrin fitime."

Procedurë e komplikuar për të marrë vizë

Me Brexit-in, liria e lëvizjes - domethënë e drejta e qytetarëve të BE për të jetuar dhe punuar në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian - mori fund në Britani. Tani kërkohen viza të shtrenjta, të sponsorizuara nga punëdhënësi dhe që duhet të aplikohen përmes një procedure komplekse.

Sistemi i imigracionit pas Brexit liberalizoi qasjen në tregun e punës në Mbretërinë e Bashkuar për qytetarët jo nga BE, por në të njëjtën kohë futi kërkesat për viza për qytetarët e BE që më parë mund të punonin në çdo profesion, shkruajnë studiuesit në studimin e tyre. "Si rezultat, profesioneve me paga të ulëta, të cilat më parë mbështeteshin shumë në punën e BE-së, tani nuk u jepen më viza pune, me disa përjashtime të kufizuara për punonjësit socialë dhe punonjësit sezonalë."

Prodhim më i ulët - jo paga më të larta

Qeveria britanike i ka vendosur vetes synimin e një "ekonomie shumë të kualifikuar me paga të larta”. Punëdhënësit britanikë duhet të plotësojnë vendet e punës me punëtorë vendas dhe të rrisin pagat.

Deri tani, megjithatë, nuk ka asnjë provë që pagat janë rritur ndjeshëm që nga Brexit-i, përfundojnë studiuesit. Në fakt, punëdhënësit që mbështeteshin shumë te punëtorët e BE priren të përshtaten duke prodhuar më pak ose duke automatizuar procese. Disa vende pune - për shembull në bujqësi - tani u jepen të huajve jo evropianë, por kjo nuk është një alternativë e përshtatshme për të gjitha bizneset.

"Në një kohë që është e qartë se fundi i lëvizjes së lirë e ka bërë më të vështirë për punëdhënësit në sektorin me paga të ulëta të gjejnë kandidatë të përshtatshëm, ndryshimet në ligjet e imigracionit kanë sfidat e tyre," thotë Madeleine Sumption, e cila drejton Departamentin e Kërkimeve të Emigracionit në Universitetin e Oksfordit. Programet e vizave në këta sektorë shpesh çojnë në shfrytëzim dhe janë të vështira për t'u rregulluar.

Banka Qendrore parashikon një inflacion mbi 13 për qind

Pasojat e rritjes së vazhdueshme të çmimeve të energjisë dhe rënies së konjukturës të ekonomisë botërore po rëndojnë gjithnjë e më shumë mbi ekonominë britanike. Ajo u tkurr pak në pranverë. Nga prilli në qershor, produkti i brendshëm bruto (PBB) ra 0.1 për qind nga tremujori i mëparshëm. Banka e Anglisë vlerëson se vendi do të rrëshqasë në një recesion në fund të vitit, i cili pritet të zgjasë deri në vitin e ardhshëm. Do të ishte periudha më e gjatë e dobësisë ekonomike në ishull që nga kriza globale financiare.

Të nxitura nga kostot në rritje të energjisë dhe problemet e zinxhirit të furnizimit, çmimet e konsumit në Britani së fundmi u rritën me 9.4 për qind. Banka qendrore britanike pret një normë inflacioni mbi 13 për qind deri në fund të vitit. Për të luftuar inflacionin e lartë, autoritetet monetare e ngritën së fundmi normën e politikës monetare me gjysmë pikë përqindjeje, në 1.75%, gjë që është e pazakontë.

Marrë nga DW

britani e madhe brexit

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet