LIVE UPDATES
Bota

Çfarë mund të pritet nga dialogu në Bruksel? Kompromis apo raund i ri i grindjeve?

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar këto ditë për media të huaja se Serbia po kërcënon me rrënimin e stabilitetit dhe paqes në rajon. Ndërsa presidentja Vjosa Osmani-Sadriu ka përmendur disa herë edhe rrezikun e instrumentalizimit të Serbisë dhe serbëve në Kosovë nga forca të jashtme, në radhë të parë nga Rusia, për qëllime të saj.

16 Gusht 2022, 08:16 Nga A.B

Çfarë mund të pritet nga dialogu në Bruksel? Kompromis apo

Takimi i ardhshëm në Bruksel i liderëve të Kosovës dhe Serbisë pritet me skepticizëm si në Prishtinë ashtu edhe në Beograd. Pas rreth një viti heshtjeje dhe pas kërcënimeve të fundit mes palëve, ku janë përmendur edhe fjalët luftë, dhunë dhe konflikte, më e shumta që mund të arrihet në këto kushte është që palët të zotohen se do të heqin dorë nga retorika nxitëse. Palët akuzojnë njëra-tjetrën për mungesë vullneti për zbatimin e marrëveshjeve.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar këto ditë për media të huaja se Serbia po kërcënon me rrënimin e stabilitetit dhe paqes në rajon. Ndërsa presidentja Vjosa Osmani-Sadriu ka përmendur disa herë edhe rrezikun e instrumentalizimit të Serbisë dhe serbëve në Kosovë nga forca të jashtme, në radhë të parë nga Rusia, për qëllime të saj.

Nga ana tjetër, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka përdorur edhe fjalë dramatike në deklaratat për opinion, duke thënë se “po përgatisin likuidime të njerëzve tanë në veri të Kosovës“. Ai “luti” shqiptarët dhe në radhë të parë bashkësinë ndërkombëtare që të mos e lejojnë këtë, duke shtuar se “Serbia do të fitojë”.

“Po shkoj në Bruksel për të biseduar. Nuk besoj se do të ketë ndonjë rezultat, por po shkoj të flasim”, ka thënë Vuçiq. Sipas tij, shpresa e vetme për të arritur diçka më shumë është nëse vendet e Kuintit ushtrojnë presion politik ndaj palës shqiptare.

Krerët e Kosovës dhe Serbisë do të takohen ndaras në Bruskel edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili do t’i njohë ata me planet e aleancës në rast përshkallëzimi të gjendjes. Ndërsa Shërbimi Evropian për Çështjet e Jashtme (EEAS) u ka bërë thirrje në fundjavë të dyja palëve që të ndalojnë retorikën nxitëse dhe të jenë të përgjegjshme, që të mos ketë përshkallëzim të dhunës në rajon. Kjo ftesë ka shkaktuar reagime të ashpra në Beograd.

Petar Petkoviq, përfaqësuesi serb në dialog, thotë se “apeli i pafytyrë për të dyja palët po i hedh benzinë ​​zjarrit dhe po inkurajon regjimin e Kurtit që të destabilizojë situatën në Kosovë dhe në rajon”.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, e sheh këtë ftesë të palës evropiane “si një shaka të pakëndshme”.

“Plot 175 ditë, Albin Kurti provokoi një konflikt të armatosur me serbët, në një vit që do të mbahet mend si viti në të cilin Kurti u privoi serbëve të drejtat më elementare njerëzore – duke i ndaluar të votojnë. Përveç një deklarate të kotë me shkrim, BE-ja nuk ka bërë absolutisht asgjë në këtë drejtim”, thuhet në deklaratën e kryeministres në Twitter. Ndërsa ministri i Brendshëm Aleksandar Vulin thotë se „Beogradi vetëm po u përgjigjet marrëzive të Prishtinës dhe se nuk do të nisë aspak konflikte“.

“Mendoj se dialogu ka hyrë në fazën e matjes së forcave mes palëve, kur secila palë ka më shumë kujdes që të mos përfitojë pala tjetër, sesa të nxjerrë vet ndonjë përfitim prej tij”, thotë profesori Ivo Viskoviq për DW. Sipas tij, kjo është një “qasje e gabuar, ku nuk do të ketë asnjë rezultati pozitiv. Gjërat janë futur në një rreth vicioz në veçanti kur bëhet fjalë për çështjet ekzistenciale“, pohon ai.

Përderisa sipas disa burimeve, kryeminstri Kurti po përgatitet që në Bruksel të bisedohet për njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë si shtete, Vuçiq sërish do të insistojë që të bisedohet për Bashkësinë e komunave me shumicë serebe, thotë gazetari Milivoje Mihaljoviq për DW.

“Bazuar në këtë, ne nuk mund të presim shumë nga ky raund dialogu”, thotë ai dhe shton: “Ajo që pres nga ky raund është largimi i kërcënimeve për konflikte atje”.

Burimet serbe thonë se “pala shqiptare po përpiqet të përfitojë nga situata më e favorshme gjeopolitike me lëvizjet e saj të fundit provokuese”. Për shkak të mosvendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë, Serbia ka ngjallur dyshime në Perëndim dhe shihet si një lloj aleati i heshtur i Rusisë, të cilin Prishtina po përpiqet ta përdorë si avantazh të saj dhe të ndryshojë situatën në terren.

Ivo Viskoviq thekson se “kjo nuk është asgjë e re në politikë” dhe se “pala shqiptare po përpiqet realisht të përfitojë nga ky moment i favorshëm”. Por ai nuk mendon se do të ketë ndonjë ndryshim të madh. E vetmja gjë që mund të jetë e pakëndshme për Serbinë është mundësia e pranimit që Kosova të anëtarësohet në organizata të ndryshme ndërkombëtare. “Atje Serbia ndoshta do të reagonte fuqishëm dhe gjërat do të ktheheshin sërish në fillim,” beson Viskoviq.

Opozita serbe, por edhe analistë të shumtë në Beograd, paralajmërojnë se Aleksandar Vuçiq ka nënshkruar dokumente të shumta, duke filluar nga Marrëveshja e Brukselit dhe se pala shqiptare tani vetëm po tenton t’i zbatojë këto marrëveshje. Sipas këtyre interpretimeve, nuk është e qartë pse Serbia tani po fillon një dramë të tillë nëse i ka nënshkruar vetë këto dokumente dhe është pajtuar me to. Ndërsa disa të tjerë thonë se në Bruksel është nënshkruar edhe marrëveshja për krijimin e Bashkësisë së komunave me shumicë serbe por as kjo nuk është zbatuar.

Pas nënshkrimit, autoritetet në Kosovë kanë kërkuar që kjo marrëveshje të verifikohet nga Gjykata Kushtetuese, e cila ka konstatuar se marrëveshja fillestare nuk mund të zbatohet, sepse në shumë pjesë të saj bie ndesh me Kushtetutën. Por pala serbe kërkon që ajo të implementohet në formën fillestare.

Analisti Milivoje Mihajloviq thotë se “në Bruksel është nënshkruar marrëveshja dhe ajo duhet të zbatohet”. Kjo çështje, sipas tij, po përdoret për luftë të brendshme politike mes pozitës dhe opozitës në Kosovë. “Albin Kurti do të detyrohet të shkojë në zgjedhje të reja, të cilat e forcojnë pozitën e tij. Deri më tani gjithmonë ka përfituar në zgjedhjet e Kosovës ai që është kritikuar nga Beogradi”, thekson Mihajloviq.

Krerët e Bashkimit Evropian kanë deklaruar ditët e fundit se ata angazhohen për një kompromis për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Nga ana tjetër, shtrohet pyetja: A është i mundur kompromisi në kohën kur presidenti i Serbisë thotë, se “dialogu nuk ka më kuptim”.

Profesori Ivo Viskoviq mendon se vazhdimi i gjërave sipas modelit të deritanishëm nuk sjell asgjë. “Bashkësia ndërkombëtare duhet të veprojë më ndryshe. Kompromisi është vërtet i vështirë, por mendoj se ai duhet të arrihet hap pas hapi. Vështirë se do të ketë hapa të mëdhenj”, pohon ish-diplomati. Ndërsa Mihajloviq mendon se BE nuk ka bërë asgjë për arritjen e kompromisit, ndonëse tërë kohën flet se duhet të ketë një kompromis.

“Pala shqiptare nuk dëshiron të përmbushë asgjë, sepse askush nuk po i bën presion serioz asaj. Amerika do të mund ta bënte, por kurrë nuk do të krijojë një situatë konflikti mes shqiptarëve dhe trupave amerikane në terren. Ndërsa BE-ja po vepron vetëm si “dikush që merr me qira lokalet për diskutim, pra për grindje ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, dhe asgjë më shumë”, konstaton Mihajloviq./DW/

takimi serbi-kosove

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet