LIVE UPDATES
Bota

Kongresi i 20-të i Partisë në Kinë, pritet të konsolidojë pozitën e Presidentit Xi

Kongresi gjithashtu do të ofrojë një vështrim se si Kina do të përballet me një mori sfidash të brendshme dhe ndërkombëtare në pesë vitet e ardhshme, nga pandemia e shkaktuar nga virusi COVID-19, ngadalësimi i ekonomisë dhe deri te marrëdhëniet e vështira me Shtetet e Bashkuara, e cila është gjithnjë e më e shqetësuar për rritjen e ndikimit ekonomik dhe gjeopolitik të Kinës.

14 Tetor 2022, 20:24 Nga I.A
Kongresi i 20-të i Partisë në Kinë, pritet të
Foto Ilustruese

KINË- Partia Komuniste Kineze do të nisë të dielën mbledhjen e saj më të rëndësishme. Mbledhja ka rëndësi të madhe pasi bëhet fjalë për partinë që ushtron kontroll ekskluziv mbi vendin më të populluar në botë dhe ekonominë e dytë më të madhe në botë. Në kongresin kombëtar të partisë, që mbahet çdo pesë vjet, do të emërohen zyrtarë në nivelet më të larta të partisë dhe të vendit.

Kongresi gjithashtu do të ofrojë një vështrim se si Kina do të përballet me një mori sfidash të brendshme dhe ndërkombëtare në pesë vitet e ardhshme, nga pandemia e shkaktuar nga virusi COVID-19, ngadalësimi i ekonomisë dhe deri te marrëdhëniet e vështira me Shtetet e Bashkuara, e cila është gjithnjë e më e shqetësuar për rritjen e ndikimit ekonomik dhe gjeopolitik të Kinës. Vendimet e marra në takimin që zgjat një javë do të kenë ndikim të madh jo vetëm për 1.4 miliardë banorët e Kinës, por edhe pjesën tjetër të botës.

Pse kongresi i partisë sivjet është veçanërisht i rëndësishëm

Kongresi i 20-të i Partisë Komuniste pothuajse me siguri do të konfirmojë rizgjedhjen e udhëheqësit Xi Jinping për një mandat të tretë si sekretar i përgjithshëm i Partisë Komuniste, duke mbetur president i Kinës dhe kryetar i Komisionit Qendror Ushtarak.

Kjo do ta bëjë atë udhëheqësin e parë kinez që nga vdekja e Mao Ce Dunit më 1976 që do të shërbejë për më shumë se dy mandate dhe udhëheqësi më i fuqishëm që nga Mao dhe pasardhësi i tij Deng Xiaoping. Kjo është një shenjë e qartë se Xi ka konsoliduar pushtetin që nga emërimi i tij në 2012 dhe se vendi po i rikthehet praktikës së një udhëheqësi të fortë në pushtet, në vend që ta kalojë stafetën tek drejtuesit më të lartë të partisë.

“Personalisht besoj se (Xi) do të vazhdojë të jetë udhëheqësi kryesor me kombinime të ndryshme pozitash deri në vitin 2035”, tha Victor Gao, nënkryetar i institutit kinez “Qendra për Kinën dhe Globalizimin” dhe përkthyes anglishteje për udhëheqësin Deng kur ky i fundit ishte në pushtet.

“Ai do të jetë vetëm 83 vjeç atëherë, dhe kur Deng Xiaoping ishte 83 vjeç, në vitin 1987, ai ishte në kulmin e karrierës së tij. Deng Xiaoping ishte shumë i mprehtë ... ai mori vendimet më të mira për kohën”.

Nëse marrja e një mandati të tretë nuk është aq e jashtëzakonshme, kongresi mund t'i japë Xi gjithashtu titullin “udhëheqës i popullit”, një titull që më parë i ishte dhënë vetëm Maos.

Kjo do të ishte “shumë domethënëse”, sipas Chen Gang, ndihmës drejtor dhe studiues i lartë në Institutin e Azisë Lindore të Universitetit Kombëtar të Singaporit.

“Ai do të arrinte statusin politik të Maos, që do t’i jepte atij mundësinë të shtynte më lehtë zbatimin e politikave,” tha zoti Gang.

Çfarë do të ndodhë tjetër në kongresin e partisë

Partia Komuniste Kineze ka mbi 96 milionë anëtarë.

Në kongresin e partisë, rreth 2300 delegatë që përfaqësojnë anëtarësinë do të takohen në Pekin për të zgjedhur më shumë se 200 anëtarët e organit më të lartë vendimmarrës të partisë, Komitetit Qendror. Ata gjithashtu do të zgjedhin edhe 25 anëtarët e Byrosë Politike të saj dhe, më e rëndësishmja, shtatë anëtarë të Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike, niveli më i lartë i udhëheqjes së partisë.

Përzgjedhjet, megjithatë, besohet se janë vendosur paraprakisht.

Në fund të kongresit njëjavor do të shpallen emërimet dhe anëtarët e Komisionit të Përhershëm do të dalin në skenë, sipas renditjes, për t'u fotografuar.

Disa analistë parashikojnë se Komiteti Qendror, Byroja Politike dhe Komiteti i Përhershëm do të pësojnë riorganizime të mëdha. Zoti Gao pret që fytyra të reja të plotësojnë deri në pesë nga shtatë pozicionet në Komitetin e Përhershëm, deri në dy të tretat e 25 posteve në Byronë Politike dhe deri në gjysmën e rreth 200 vendeve në Komitetin Qendror.

Çfarë do të thotë riorganizimi i personelit për presidentin Xi?

Formacioni i ri pritet të përfshijë shumë nga aleatët politikë të presidentit Xi.

“Xi do të dalë nga kongresi më i fuqishëm se kurrë duke vendosur më shumë besnikë në organet kulmore të partisë, Byronë Politike dhe Komitetin e Përhershëm të saj”, tha zoti Gang.

“Më shumë se gjysma [nga shtatë anëtarët e Komitetit të Përhershëm] do të jenë të lidhur ngushtë me të”.

Kryeministri Li Keqiang ka njoftuar se do të tërhiqet në mars.

Analistët kanë spekuluar se kush mund ta zëvendësojë atë, duke përfshirë aleatët e shquar të presidentit Xi. Në këtë grup përfshihen Li Qiang, sekretar i partisë së Shangait; Zëvendëskryeministri Liu He, një ekonomist dhe negociatori kryesor në bisedimet e luftës tregtare SHBA-Kinë; Chen Min'er, shef partie i komunës Chongqing; dhe Cai Qi, sekretar i partisë së Pekinit.

Gjithashtu si kandidatë të mundshëm janë Wang Yang, kreu i organit më të lartë këshillues të Kinës dhe një reformator ekonomik me reputacion, dhe zëvendëskryeministri Hu Chunhua, i cili konsiderohet një aleat i ngushtë i paraardhësit të Xi, ish-presidentit Hu Jintao.

Nëse Hu Chunhua ose Wang Yang bëhen kryeministër, thonë analistët, kjo do të tregonte se presidentit Xi i është dashur të bëjë kompromis, ndoshta për shkak të zhgënjimit mbi masat e tij të rrepta kundër virusit “COVID-19”, të cilat kanë dëmtuar rritjen ekonomike dhe kanë shkaktuar protesta të rralla publike në Shangai dhe gjetkë.

Por Andy Xie, ish-kryekonomisti i institucionit financiar, “Morgan Stanley” në Azi dhe tani këshilltar i pavarur, thotë se është e parëndësishme se kush bëhet kryeministër sepse presidenti Xi “ka rivendosur kontrollin e partisë kudo. … Shefi i partisë ka fjalën e fundit”.

Zoti Xie shtoi se Këshilli Shtetëror, i cili drejtohet nga Kryeministri, “është bërë pak a shumë si një agjenci këshillimi”.

A do të japë kongresi i partisë të dhëna se si do të përballet Kina me sfidat?

Ky kongres i partisë është i pari që kur Kina është goditur me një mori sfidash, duke përfshirë pandeminë e “COVID-19”, luftën tregtare SHBA-Kinë, tensionet më të larta në dekada në ngushticën e Tajvanit dhe luftën në Ukrainë.

Në të njëjtën kohë, Kina po përballet me një rritje më të ngadaltë ekonomike, e përkeqësuar nga masat e saj të rrepta kundër përhapjes së virusit “COVID-19” dhe një problem pronash që ka shfaqur defekte serioze në ekonominë e saj. Zvarritje të tjera të rritjes ekonomike përfshijnë plakjen e popullsisë dhe shkallën e ulët të lindjeve.

Analistët thonë ndërsa partia do të përpiqet t'i rregullojë këto probleme, përfshirë sigurimin e masave përkrahëse për disa zhvillues pronash, ajo do të vazhdojë të fokusohet në zbutjen e varfërisë dhe ndërtimin e asaj që presidenti Xi e ka quajtur mirëqenie të përbashkët.

“Unë nuk mendoj se Kina dëshiron më të ketë rritje të lartë. Dëshira është të bëhet vendi më i fortë, për të bërë hapa para në zhvillimin e teknologjisë dhe për të thyer embargon e SHBA” mbi gjysmëpërçuesit dhe eksportet e tjera të teknologjisë," tha zoti Xie.

Kongresi gjithashtu ka të ngjarë të riafirmojë angazhimin e deklaruar të Kinës për tregtinë e lirë, një ekonomi tregu dhe globalizimin.

Ndërsa kongresi zakonisht fokusohet në çështjet e brendshme, drejtimet e politikave që ai miraton mund të sinjalizojnë gjithashtu se si Kina do të përballet me mosbesimin e ndërsjellë në rritje mes Pekinit dhe Shteteve të Bashkuara, veçanërisht mbi Tajvanin.

A do të ketë ndonjë ndryshim të madh politikash?

Sipas analistëve nuk priten ndryshime të mëdha politike. Por, shumë presin një largim nga politika e ashpër e Kinës për arritjen e zero infektimeve me COVID dhe drejt tolerimit të virusit për sa kohë që rastet nuk janë të larta. Zoti Gao parashikon një situatë në të cilën kur ka rritje të rasteve me “Covid-19” të izolohen vetëm ndërtesa dhe jo rrethe ose qytete të tëra siç bëhet tani. Kjo sipas zotit Gao mund të zbatohet që në pranverën e ardhshme.

Marrë nga VOA

partia komuniste kineze pkk xi jinping

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje