LIVE UPDATES
Bota

Jep dorëheqjen drejtori i Arsimit në Fushë-Kosovë: Për arsyet profesionale kam informuar kryetarin e Komunës

Me anë të një postimi në Facebook, Shahini tha se arsyet e largimit janë kryesisht personale dhe sigurisht pak edhe profesionale.

14 Tetor 2022, 19:07 Nga I.A
Jep dorëheqjen drejtori i Arsimit në Fushë-Kosovë: Për
Samir Shahini

KOSOVË- Samir Shahini ka dhënë dorëheqje nga posti i drejtorit komunal për arsim në komunën e Fushë Kosovës në Kosovë. Me anë të një postimi në Facebook, Shahini tha se arsyet e largimit janë kryesisht personale dhe sigurisht pak edhe profesionale. Ai ka thënë se për arsyet profesionale është informuar me kohë kryetari i Komunës.

Postimi i Plotë:

Të nderuar qytetarë, Të dashtun miq e familjarë, Kam dorëzuar dorëheqjen time nga posti i Drejtorit Komunal për Arsim në komunën e Fushë Kosovës! Arsyet e largimit tim janë kryesisht personale, dhe sigurisht pak edhe profesionale. Për keto të fundit, është informuar me kohë kryetari i komunës. Dua të kërkoj mirëkuptimin tuaj nëse nuk mund të i përgjigjem secilit e secilës nga ju me sqarime në email, mesazha, e telefonata. Përgjatë pervojës sime thuajse 1 vjeçare në pozitën e drejtorit, unë kam punuar me përkushtim të palëkundur përkundër vështirësive e pengesave të qëllimta nga individë të caktuar brenda e jashtë komunës, kemi bërë punë të shumta e të mira, e një numër të madh ndryshimesh i kemi inicuar bashkë me kryetarin, stafin e drejtorisë e të komunës, shkollave e partnerët e shumtë. Po i listoj vetëm disa nga sukseset e arritura gjatë kohës si drejtor:
- Kemi përfituar mbi 150 vende të reja të punës në arsim në kuadër të grantit specifik për arsim,
- Kemi rritur shumën si vlerë deri në 600 euro, dhe numrin e përfituesve të subvencioneve (bursave), duke e çuar në 626 sosh,
- Kemi bërë riorganizimin e normave dhe orëve mësimore për të gjithë mësimdhënësit e shkollave fillore dhe të mesme,
- Bashkë me kryetarin, kemi nënshkruar dhjetëra marrëveshje mirëkuptimi, ose lëshuar pëlqime për partnerë nga OJQ, institute e kompani për të punuar në rritjen e cilësisë, dhe progresit të përgjithshëm në arsim,
- Kemi përfituar dhjetëra mijëra euro donacione në forma të ndryshme nga donatorë e biznese,
- Kemi zgjidhur probleme akute të sistemit të arsimit në komunën tonë, siq ka qenë mungesa e psikologëve, pedagogëve, sekretarëve në disa shkolla, e të ngjashme,
- Kemi rritur buxhetin për vitin 2023 në subvencione nga 200,000 euro, në 450,000 euro, si dhe kemi ndarë mjete për renovim e riparim të thuajse të gjitha shkollave në nevojë në komunën tonë, - Fushë Kosova si komunë për herë të parë e me dinjitet të lartë, ka marrë udhëheqjen e një kolegjiumi në Asociacionin e Komunave të Kosovës (Kolegjiumin për Arsim) - ku unë jam zgjedhur kryesues. Shumë të tjera kanë mbetur vetëm në plane, ose ide. Sigurisht koha që e kërkojnë secili nga ndryshimet që duam të sjellim, e ka bërë të pamundshme për të bërë të gjitha ato që kemi synuar brenda një viti. Uroj që punët e mira të vazhdohen, e nuk kam dyshim që kryetari do të vazhdoj me reformën në komunë e sidomos në degë të LDK-së, se ndryshe nuk bënë! Fushë Kosova ka potencial të jashtëzakonshëm, me një dinamikë të pakrahasueshme, njerëz të mirë e pasuri të shumëta. Duhet me e dashtë këtë vend, pavarësisht të gjithave e të gjithëve. Falemnderit për mirëkuptimin tuaj sot, e shumë prej jush falemnderit nga zemra për përkrahjen e pakushte, për dashninë, për sinqeritetin. E juve që po iu drejtohem në veçanti e që e dini kush jeni, më keni bërë të besoj që ky vend është... (jo bëhet, por është dhe do të mbetet përgjithmonë shtëpia jonë)!

 

samir shahini

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre adoleshentë

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale