Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas kthimit të zonjës Tsai në Tajvan, Kina organizoi disa ditë stërvitje rreth ishullit, në të cilat u angazhuan aeroplanmajtësja Shandong dhe avionë luftarakë.
TAJVAN- Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit tha të hënën se një grup luftanijesh kineze, i udhëhequr nga aeroplanmbajtësja Shandong, ndodhet rreth 222 kilometra larg bregut juglindor të ishullit, e njëjta anije që mori pjesë në lojërat luftarake të Kinës rreth ishullit në fillim të këtij muaji.
Tajvani njoftoi më parë se aeroplanmbajtësja Shandong, e prodhuar në vitin 2019, kishte lundruar në ujërat në Paqësorin Perëndimor përmes kanalit Bashi që ndan ishullin nga Filipinet në prag të takimit të Presidentes Tsai Ing-wen me Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy në Los Anxhelos.
Pas kthimit të zonjës Tsai në Tajvan, Kina organizoi disa ditë stërvitje rreth ishullit, në të cilat u angazhuan aeroplanmajtësja Shandong dhe avionë luftarakë. Në një deklaratë të shkurtër, Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit tha se grupi i luftanijeve kineze ishte ende në Paqësor për stërvitje dhe ndodhej 222 kilometra në juglindje të Kepit Eluanbi, në skajin jugor të ishullit dhe pritet të kalojë në ujërat pranë tij.
Forcat e armatosura të Tajvanit po i gjurmojnë nga afër luftanijet dhe po "përgjigjen në mënyrë të duhur", tha ministria tajvaneze e mbrojtjes. Gjatë stërvitjeve në fillim të këtij muaji, Kina transmetoi pamje të aeroplanmbajtëses Shandong dhe ato të nisjes së avionëve luftarakë nga platforma e saj.
Në mars të vitit 2022, Shandong lundroi përmes ngushticës së Tajvanit, vetëm disa orë përpara se presidentët kinezë dhe amerikanë të takoheshin për bisedime. Kina e konsideron Tajvanin e qeverisur në mënyrë demokratike si pjesë të teorritorit të saj dhe ka rritur presionin ushtarak në vitet e fundit në përpjekje për të detyruar ishullin të pranojë sovranitetin kinez. Qeveria e Tajvanit thotë se vetëm banorët e ishullit mund të vendosin për të ardhmen e tyre.
Marrë nga VOA
Toka SHBA- Pak ditë më parë, NASA publikoi video spektakolare të Tokës nga hapësira në rezolucion të lartë. Nj...
Foto Ilustruese BRUKSEL- Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe liderët politikë dhe ministrat nga tetë vende të tjera evropiane u zotuan t&...
policia maqedonase SHKUP- Ministri i Brendshëm i Maqedonisë së Veriut Oliver Spasovski ka deklaruar se mbi 720 objekte kanë qenë t...
Bashar al-Assad SIRI- Bashkimi Evropian ka vendosur sanksione ndaj të afërmve të presidentit sirian Bashar al-Assad për p&eum...
Donald Trump SHBA- Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump po përballet me një gjyq civil pasi ësht&...
PE BRUKSEL- Dy të tretat e anëtarëve në Komitetit Ministror votuan pro anëtarësimit të Kosovës. Komiteti Ministror ...
Foto Ilustruese INDONEZI- Një tërmet me magnitudë 7.4 goditi të martën në perëndim të ishullit Sumatra t&...
Ambasada franceze RUSI- Stafi i ambasadës franceze në Moskë ka gjetur një letër që përmban substancë të paiden...
India INDI- India do të kalojë Kinën si vendi më i populluar në botë deri në fund të këtij muaji, tha të ...
Sudan SUDAN- Herën e fundit kur një president ushtarak dhe nënkryetari i tij kanë luftuar në Afrikën lindore, rreth 400.000 n...