LIVE UPDATES
Bota

Donald Trump sërish në gjyq, akuzohet për përdhunim, paditësja: Më përplasi për muri në një dyqan të brendshmesh

79 vjeçarja Carroll pretendon se sulmi ndodhi në fund të vitit 1995 ose në fillim të 1996, në një dyqan në Manhattan. Ajo është shprehur se të dy janë takuar me njëri-tjetrin gjatë blerjeve dhe se Trump i ka kaërkuar këshilla për të brendshme që kishte në plan të blinte për një tjetër grua. Kështu, Trump, sipas Carrol i kishte kërkuar t’i vishte ajo të brendshmet në mënyrë që të shikonte se si do të rrinin në trup.

25 Prill 2023, 08:38 Nga F.M
Donald Trump sërish në gjyq, akuzohet për përdhunim,
Donald Trump

SHBA- Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump po përballet me një gjyq civil pasi është akuzuar për përdhunim nga E Jean Carroll. Kjo e fundit pretendon se Trump e ka sulmuar gati tre dekada më pare, në një dyqan të Manhattan.

Trump ka mohuar akuzat e Carroll, por nëse ajo e fiton gjyqin, do të ishte hera e parë që ish-presidenti, i cili ka qenë subjekt i shumë akuzash, do të shpallej ligjërisht përgjegjës për një sulm seksual.

79 vjeçarja Carroll pretendon se sulmi ndodhi në fund të vitit 1995 ose në fillim të 1996, në një dyqan në Manhattan. Ajo është shprehur se të dy janë takuar me njëri-tjetrin gjatë blerjeve dhe se Trump i ka kaërkuar këshilla për të brendshme që kishte në plan të blinte për një tjetër grua. Kështu, Trump, sipas Carrol i kishte kërkuar t’i vishte ajo të brendshmet në mënyrë që të shikonte se si do të rrinin në trup.

Por, Carroll thotë se manjati i pasurive të paluajtshme u hodh drejt saj, e mbështeti pas një muri dhe e sulmoi. Ajo nuk e raportoi takimin e supozuar në polici sepse siç ka deklaruar ka qenë në shok dhe nuk dëshironte ta mendonte veten si viktimë të përdhunimit.

Trump mohuar akuzat që kur zonja Carroll doli me këtë pretendim në 2019. Ai i ka përshkruar pretendimet e saj si një "punë të plotë mashtrimi" në platformën e tij të mediave sociale Truth Social, duke thënë se përdhunimi i supozuar "nuk ka ndodhur kurrë". Dhe gjatë një deponimi në tetor për rastin, Trump përsëriti mohimet e tij, duke shtuar edhe se madje Carroll i femrës që ai preferon.

Deri më tani është e paqartë nëse Trump do të paraqitet gjatë gjyqit, i cili pritet të zgjasë deri në dy javë. Ai nuk kërkohet të marrë pjesë dhe avokatët e Carroll kanë thënë se nuk planifikojnë ta thërrasin atë si dëshmitar.

Avokatët e akuzueses planifikojnë të vendosin një regjistrim në sallën e gjyqit, të njohur si kaseta Açess Hollyëood, në të cilën Trump dëgjohet duke u mburrur për faktin që i pëlqen të kapë organet gjenitale të grave. Avokatët e Carroll planifikojnë gjithashtu të thërrasin gra të tjera për të dëshmuar në gjyq që thonë se ishin sulmuar nga Trump.

Pse është një çështje civile?

Parashkrimi penal për këtë çështje ka kohë që ka skaduar. Ligjërisht, statuti i kufizimeve për njerëzit për të ngritur padi civile për sulmin seksual në Nju Jork është tre vjet, që do të thotë se edhe ai ka skaduar prej kohësh.

Por në vitin 2022, Nju Jorku miratoi Aktin e të Mbijetuarve për të Rriturit, i cili lejoi një periudhë njëvjeçare për viktimat që të ngrenë padi për sulme seksuale në shtet për pretendime që kishin tejkaluar kufizimet e statutit. Carroll ngriti padinë e saj kundër Trump pothuajse menjëherë pasi ligji hyri në fuqi.

Para këtij rasti, shkrimtarja kishte paditur gjithashtu Trump për shpifje pasi ai e quajti atë gënjeshtare pas publikimit të kujtimeve të saj. Kjo padi është aktualisht e bllokuar ndërsa gjykatat debatojnë nëse ekziston një e drejtë ligjore për të paditur ish-presidentët.

Kush po paguan tarifat ligjore të Carroll?

Reid Hoffman, bashkëthemelues i LinkedIn dhe një donator demokrat, ka ndihmuar të paguajë faturat ligjore të Carroll, sipas dosjeve gjyqësore.

Avokatët e Trump u përpoqën të shtynin gjyqin pasi mësuan për rolin e zotit Hoffman, duke thënë se ai ngriti pikëpyetje rreth motiveve të Carroll. Gjykatësi e hodhi poshtë këtë mocion, por lejoi avokatët të pyesnin Carroll për financimin.

Në një deklaratë, Hoffman mbrojti mbështetjen e tij ndaj zonjës Carroll, duke thënë se ai asnjëherë nuk kishte ndërmarrë asnjë hap për të fshehur mbështetjen financiare që i ka dhënë kësaj padie pasi filloi.

"Gjykatat tona janë një mekanizëm drejtësie për të gjithë qytetarët, jo vetëm ata me para dhe fuqi të mjaftueshme për të manipuluar lojën në favor të tyre,"- tha ai.

e jean carroll donald trump

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës