LIVE UPDATES
Bota

Kompania Shell shkel premtimin, vazhdon tregtimin e gazit rus

Shell tha se eksportet e raportuara ishin rezultat i “angazhimeve kontraktuale afatgjata” dhe nuk përbëjnë shkelje të ligjeve apo sanksioneve, raporton transmetuesi publik britanik, BBC.

2 Korrik 2023, 15:35 Nga k.m.
Kompania Shell shkel premtimin, vazhdon tregtimin e gazit rus
Foto ilustruese

Kompania e energjisë Shell po vazhdon ta tregtojë gazin rus, më shumë se një vit pasi u zotua se do të tërhiqej nga tregu rus i energjisë.Sipas analizës nga grupi Global Witness, kompania ishte e përfshirë në gati një të tetën e eksporteve të gazit rus të transportuar nga anijet gjatë vitit 2022. Oleg Ustenko, një këshilltar i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, e akuzoi Shell-in për pranimin e “parave të gjakut”.

Shell tha se eksportet e raportuara ishin rezultat i “angazhimeve kontraktuale afatgjata” dhe nuk përbëjnë shkelje të ligjeve apo sanksioneve, raporton transmetuesi publik britanik, BBC. Deri më 9 maj, një cisternë e madhe, që mund të transportojë më shumë se 160.000 metra kub gaz i lëngshëm natyror, u nis nga porti i Sabettas, në veri të Rusisë. Kjo ngarkesë u ble nga Shell para se të nisej për në destinacionin e saj përfundimtar, Hong Kong. Kjo është një nga tetë ngarkesat me gaz të lëngshëm natyror që Shell i ka blerë nga Yamal këtë vit, sipas të dhënave nga baza e të dhënave Kpler, të analizuara nga Global Witness.

Vitin e kaluar Shell përbënte 12 për qind të tregtisë për gazin të lëngshëm natyror, llogarit Global Witness, dhe ishte ndër pesë tregtarët kryesorë të këtij gazi me origjinë ruse gjatë atij viti. Në mars të vitit 2022, në javët pas pushtimit të Ukrainës, Shell kërkoi falje për blerjen e një ngarkese me naftë ruse dhe tha se synonte të tërhiqej nga nafta dhe gazi rus. Kjo kompani tha se do ta ndalonte blerjen e naftës ruse, do të shiste stacionet e saj të shërbimit dhe biznese të tjera në Rusi, gjë që e ka bërë. Ajo ka mbyllur edhe ndërmarrjet e saj të përbashkëta me gjigantin shtetëror rus të energjisë, Gazprom. Shell tha se do të fillonte të tërhiqej nga produktet ruse të naftës dhe gazit, por paralajmëroi se kjo do të ishte një “sfidë komplekse”.

Që atëherë, Shell ka vazhduar të marrë ngarkesa me gaz të lëngshëm natyror nga dy porte ruse, ai në Yamal dhe ai në Sakhal.

Oleg Ustenko, një këshilltar i presidentit ukrainas, tha se “”është shumë e thjeshtë: duke vazhduar tregtimin e gazit rus, Shell po fut para në xhepat e Putinit dhe po ndihmon për ta financuar agresionin brutal të Rusisë kundër popullit të Ukrainës”.

Një zëdhënës i Shell tha se “ekziston një dilemë mes ushtrimit të presionit mbi qeverinë ruse për mizoritë e saj në Ukrainë dhe sigurimit të furnizimeve të qëndrueshme të energjisë. U takon qeverive të vendosin për kompromiset tepër të vështira që duhet të bëhen”.

Shell është tregtari më i madh në botë i gazit të lëngshëm natyror që nuk është sanksionuar në Evropë, duke nxitur kështu miliarda dollarë fitime nga tregtimi i naftës dhe gazit gjatë vitit të kaluar. Rusia reduktoi ndjeshëm furnizimet e saj të gazit përmes tubacioneve vitin e kaluar, por ka rritur sasinë e gazit që furnizon me anije, përfshirë në Evropë.

Mbretëria e Bashkuar nuk ka importuar aspak gaz rus për më shumë se një vit, ndërsa politikanët e BE-së po përpiqen ta zvogëlojnë sasinë e gazit të lëngshëm natyror rus që importon i gjithë blloku evropian./REL

shell

Sondazh

Poll

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre adoleshentë

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre adoleshentë

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta