2 Korrik 2023, 14:46
Nga f.i
Joe Biden
SHBA- Zyrtarët amerikanë dhe meksikanë po diskutojnë për një program të ri amerikan për refugjatët, thanë katër burime të Reuters. Ky plan u nxit nga disa azilkërkues jo-meksikanë që po presin në Meksikë dhe është pjesë e përpjekjeve të presidentit të SHBA-së, Joe Biden, për të krijuar më shumë rrugë ligjore për migrim.
Programi raportohet se do të vlejë për refugjatët nga Kuba, Haiti, Nikaragua dhe Venezuela në Meksikë. Emigrantët duhet ta dëshmojnë se ishin në Meksikë para 6 qershorit për t’u kualifikuar për këtë program, tha një nga burimet e Reuters.
Burimet – një zyrtar amerikan, një zyrtar meksikan dhe dy persona të njohur me këtë çështje, të cilët folën në kushte anonimiteti – theksuan se çështja mbetet në diskutim dhe ende nuk është marrë asnjë vendim përfundimtar. Nuk është e qartë se sa njerëz mund të përfitojnë nga një program i tillë.
Qindra mijëra emigrantë nga këto katër vende kanë kaluar përmes Meksikës gjatë rrugës për në SHBA shkaku i trazirave politike dhe ekonomike në vitet e fundit, duke bërë presion politik mbi Bidenin, i cili kërkon rizgjedhjen si president në vitin 2024. Ky program do të lejonte emigrantët e kualifikuar të hyjnë përmes programit të risistemimit të refugjatëve në SHBA, i cili është i qasshëm vetëm për aplikantët jashtë vendit, thanë burimet. Ndryshe nga shumica e emigrantëve që kërkojnë azil pasi hyjnë në SHBA, refugjatët do të merrnin autorizim të menjëhershëm për punë dhe përfitime qeveritare si strehimi dhe ndihma për punësim.
Refugjatët që përdorin programin e risistemimit në SHBA mund të aplikojnë për t'u bërë banorë të përhershëm brenda një viti. Për t'u miratuar, ata duhet të vërtetojnë se përballen me persekutim për shkak të racës, fesë, kombësisë, anëtarësimit në një grup të caktuar shoqëror ose opinionit politik.
Në një deklaratë, Ministria e Jashtme e Meksikës tha se është në komunikim të vazhdueshëm me SHBA-në për zgjerimin e lëvizshmërisë së fuqisë punëtore dhe mbrojtjen e refugjatëve. Megjithatë, Meksika nuk ka arritur asnjë marrëveshje me SHBA-në, shtoi ministria. Administrata e Bidenit ka hapur rrugë të reja legale për emigrantët, si pjesë e një strategjie më të gjerë për t’i dekurajuar njerëzit nga kalimi ilegal i kufirit SHBA-Meksikë.
Emigrantët që presin në Meksikë mund të aplikojnë për hyrje në SHBA përmes një aplikacioni në telefon dhe më vonë të kërkojnë azil, por vendet në aplikacion mbushen shpejt. Sipas një programi tjetër të Bidenit, emigrantët nga Kuba, Haiti, Nikaragua dhe Venezuela mund të kërkojnë të hyjnë në SHBA përmes rrugëve ajrore nëse kanë sponsorë amerikanë./REL
shba azilkerkuesit meksike
Bota
2 Korrik 2023, 14:30
f.i
Aleksandër Vuçiç
SERBI- Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç në një intervistë për mediat teksa...
Bota
2 Korrik 2023, 14:27
f.i
Avionët e Forcave Ajrore Kolumbiane
KOLUMBI- Dy avionë të Forcave Ajrore të vendit u rrëzuan gjatë stërvitjeve pasi...
Bota
2 Korrik 2023, 14:06
I.A
Mbreti Zulu
AFRIKA E JUGUT- Mbreti Zulu i Afrikës së Jugut Misuzulu kaZwelithini po trajtohet në spital për helmim të dyshuar, ka ...
Bota
2 Korrik 2023, 13:50
f.i
foto ilustruese
RUSI- Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar ka njoftuar se Rusia ka anuluar shfaqjen e saj ajrore ndë...
Bota
2 Korrik 2023, 13:44
I.A
Djegia e Kuranit
IRAN- Teherani zyrtar ka shtyrë marrjen e vendimit për emërimin e një ambasadori të ri në Suedi, shkaku i dj...
Bota
2 Korrik 2023, 13:30
f.i
foto ilustruese
IZRAEL- Izraeli kreu sulme ajrore në zonat pranë qytetit sirian Homs në orët e para të mëngjesit, duke s...
Bota
2 Korrik 2023, 13:21
f.i
foto ilustruese
UKRAINË- Situata në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia mbetet "shumë e rrezikshme", tha një depute...
Bota
2 Korrik 2023, 13:11
I.A
Foto Ilustruese
KOSOVË- Nga viti 2015, paga e Ridvan Berishës - punëtor në sektorin e ndërtimit në Kosovë - ës...
Bota
2 Korrik 2023, 12:53
f.i
Yevgeny Prigozhin
RUSI- Grupi mediatik i kontrolluar nga lideri i grupit mercenar Wagner, Yevgeny Prigozhin, është mbyllur në atë ...
Bota
2 Korrik 2023, 12:29
f.i
Albin Kurti
KOSOVË- Albin Kurti ka reaguar pasi Bashkimi Evropian i ka vendosur sanksione Kosovës. Kurti është shprehur se masat e...