LIVE UPDATES
Bota

Komisioni Evropian nis hetimin mbi Grok të Elon Musk/ Shkak gjenerimi i imazheve të fëmijëve me përmbajtje seksuale

Organi ekzekutiv i Unionit njoftoi se kjo përbën shkelje të legjislacionit përkatës evropian, konkretisht të Aktit të Shërbimeve Dixhitale.

26 Janar 2026, 14:01 Nga D.S
Komisioni Evropian nis hetimin mbi Grok të Elon Musk/ Shkak gjenerimi i
GROK

SHBA- Komisioni Evropian ka nisur një hetim formal ndaj Grok, chatbot-it të Inteligjencës Artificiale të platformës X të  Elon Musk, në lidhje me shpërndarjen e përmbajtjes së paligjshme, siç janë imazhet seksuale. Organi ekzekutiv i Unionit njoftoi se kjo përbën shkelje të legjislacionit përkatës evropian, konkretisht të Aktit të Shërbimeve Dixhitale.

CNNgr, shkruan se, prodhimi dhe shpërndarja masive e mijëra imazheve me përmbajtje seksuale eksplicite të grave dhe fëmijëve nga AI Grok i Elon Musk ka mobilizuar rregullatorët evropianë për javë të tëra. Hetimi do të shqyrtojë nëse X ka përmbushur detyrimet e tij sipas legjislacionit dixhital evropian, duke përfshirë kërkesat për zbutjen e rrezikut, menaxhimin e përmbajtjes dhe mbrojtjen e të drejtave themelore.

“Kur dalin informacione të besueshme se sistemet e Inteligjencës Artificiale po përdoren për të dëmtuar gratë dhe fëmijët, është e rëndësishme që legjislacioni evropian të shqyrtohet dhe të zbatohet pa vonesë”, tha eurodeputetja irlandeze, Regina Doherty.

Në fillim të janarit, Komisioni Evropian njoftoi se imazhet e grave dhe fëmijëve të zhveshur që trafikoheshin në Platformën X ishin të paligjshme dhe të neveritshme, duke iu bashkuar një kori zyrtarësh anembanë botës që dënonin përhapjen e materialit vizual jo konsensual në platformë. Komisioni gjithashtu njoftoi vendosjen e masave paraprake pas skandalit të imazheve seksuale të të miturve të krijuara nga Grok, duke urdhëruar Platformën X të Elon Musk të ruajë të gjitha dokumentet dhe të dhënat e brendshme që lidhen me chatbot-in e inteligjencës artificiale Grok deri në fund të vitit 2026.

Komisioni vendosi të zgjasë një urdhër për ruajtjen e të dhënave të dërguar X vitin e kaluar, i cili kishte të bënte me algoritmet dhe shpërndarjen e përmbajtjes së paligjshme. BE-ja i kishte vënë platformës, X një gjobë prej 120 milionë eurosh në fillim të dhjetorit për shkelje të Rregullores së Shërbimeve Dixhitale- DSA, pavarësisht kërcënimeve të përsëritura nga Donald Trump, i cili akuzon Bashkimin Evropian se po shënjestron gjigantët e teknologjisë. Ofcom, rregullatori britanik për sigurinë në internet, njoftoi sot nisjen e një hetimi formal ndaj Platformës X në lidhje me imazhet me përmbajtje seksuale të postuara nga Grok, chatbot-i i Inteligjencës Artificiale i platformës së Elon Musk.

“Raportet shumë shqetësuese janë për Grok AI që përdoret në X ‘për të krijuar imazhe të njerëzve të zhveshur - të cilat mund të përbëjnë sulm të pahijshëm ose pornografi - si dhe imazhe seksualisht eksplicite të fëmijëve të cilat mund të përbëjnë material pornografik për fëmijë’”, thuhet nga Ofcom./Dosja.al

komisioni evropian heton elon musk elon musk grok

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre adoleshentë

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale