LIVE UPDATES
Bota

Strategjia e Beogradit/ Vuçiç propozon formimin e një ekipi operativ për përparim më të shpejtë të Serbisë drejt BE-së

Grupet për të drejtat e njeriut thonë se ndërprerja e internetit e ka bërë shumë të vështirë për protestuesit për t’u organizuar dhe e ka kufizuar rrjedhën e informacionit, duke e bërë të vështirë verifikimin e viktimave në mënyrë të pavarur.

25 Janar 2026, 23:00 Nga D.S
Strategjia e Beogradit/ Vuçiç propozon formimin e një ekipi
Aleksandar Vuçiç

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka propozuar të dielën krijimin e një ekipi operativ dhe forcimin e kapaciteteve për ta ndihmuar vendin të ecë më hapa më të shpejtë në rrugën e tij evropiane.

Vuçiçi e bëri këtë propozim gjatë një seance të Qeverisë serbe.

Ai propozoi kreun e Misionit Serb në BE në Bruksel, Danijel Apostoloviq, si president të ekipit operativ.

Lideri serb deklaroi se ekipi duhet t’i ketë tetë deri në dhjetë persona në mënyrë që "ata të mund të jenë në kontakt çdo ditë përmes konferencës telefonike".

Vuçiç e dha këtë ide për ta përshpejtuar punën për reformat sepse, siç pretendon ai, organi i mëparshëm koordinues nuk ishte mjaftueshëm efikas.

Ai tha gjithashtu se Serbia mbetet në rrugën evropiane.

Gjatë seancës së Qeverisë, ai shprehu disa kritika për punën e ministrave dhe drejtorëve të ndërmarrjeve publike, duke paralajmëruar shkarkime të mundshme.

Edhe pse ai njoftoi ditë më parë nga Davosi se seanca do të shqyrtonte dy kërkesa nga Shtetet e Bashkuara që do të mundësonin fillimin e një dialogu strategjik me Serbinë, ai nuk e përmendi këtë çështje në mbledhjen e Qeverisë të dielën.

Vuçiç më parë tha për TV Prva se është mirënjohës ndaj Shteteve të Bashkuara për disa gjëra, duke përfshirë pezullimin e bisedimeve strategjike me Prishtinën, licencën operative për Industrinë e Naftës të Serbisë dhe për mosvendosjen e Serbisë në "listën e zezë" për vizat e emigrantëve, gjë që, sipas tij, ishte një sinjal politik.

Vitin e kaluar, SHBA-ja e pezulloi për kohë të papërcaktuar fillimin e dialogut strategjik me Kosovën, për shkak të veprimeve të Qeverisë së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, në veriun e vendit të banuar me shumicë serbe.

Kur bëhet fjalë për licencën e operimit, Zyra e Kontrollit të Aseteve të Huaja (OFAC) e Departamentit të Thesarit të SHBA-së ia zgjati atë NIS-it deri më 20 shkurt. Kjo i lejoi kompanisë të vazhdonte të operonte nën sanksionet e SHBA-së për shkak të pronësisë së saj me shumicë ruse.

Vuçiç i përmendi gjithashtu vizat e emigrantëve, përkatësisht njoftimin e janarit se administrata e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, po pezullonte lëshimin e vizave të emigrantëve për aplikantët nga 75 vende, përfshirë Bosnjën, Kosovën dhe Malin e Zi, por jo Serbinë.

Vuçiç tha po ashtu se një takim mes anëtarëve të Parlamentit Evropian dhe kundërshtarëve të tij politikë në vend gjatë vizite në Beograd ishte "më qesharaku në botë".

Vuçiç theksoi për TV Prva se i vjen “shumë keq që njerëzit tanë u kushtuan kaq shumë vëmendje atyre që erdhën”.

Ai i quajti eurodeputetët njerëz “krejtësisht të parëndësishëm”.

“Ata nuk dëgjojnë çfarë u thotë opozita. [Opozita] ua tregon atyre të gjitha gjërat më të këqija për Serbinë”, tha Vuçiq.

Ai gjithashtu e quajti të “pacipë” kërkesën e opozitës drejtuar delegacionit të Parlamentit Evropian për vendosur sanksione ndaj anëtarëve të partisë në pushtet në Serbi.

Delegacioni nga Parlamenti Evropian e vizitoi Beogradin nga 22 deri më 24 janar.

Delegacioni, i udhëhequr nga eurodeputetja portugeze Marta Temido, nuk u prit nga Vuçiq, e as nga kryetarja e Kuvendit, Ana Bërnabiq, të cilët ndodheshin jashtë vendit.

Më herët, si Vuçiç ashtu edhe Bërnabiq kishin thënë se nuk donin të takoheshin me eurodeputetët, duke pretenduar se as nuk ishin njoftuar dhe as nuk ishin pyetur për mbërritjen e tyre, gjë që Parlamenti Evropian e mohoi.

Delegacioni prej pesë anëtarësh pati takime me përfaqësues të Qeverisë, një pjese të opozitës, medias, sektorit civil dhe komunitetit akademik.

Përfaqësuesit e opozitës proevropiane i kërkuan delegacionit të ridrejtojë fondet nga Plani i Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor te organizatat e shoqërisë civile dhe mediat që kontribuojnë në ruajtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.

Ata gjithashtu kërkuan sanksione të personalizuara për njerëz nga Partia Progresive Serbe (SNS) në pushtet dhe të tjerë.

Delegacioni evropian ishte në Serbi tre muaj pasi një Rezolutë u paraqit në Parlamentin Evropian, e cila diskuton polarizimin dhe rritjen e shtypjes në Serbi një vit pas shembjes së çatisë në Novi Sad, që la 16 të vdekur.

Pas vizitës së tyre në Beograd, eurodeputetët do t'ia paraqesin një raport një komisioni në Parlamentin Evropian./REL

aleksander vucic serbi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet