Kërkon leje për t’u betuar, GJKKO shtyn seancën! Beleri para gjykatës: Diskriminim politik, padrejtësi që duhet të marrë fund
"Diskriminim politik"/ Beleri reagon pas shtyrjes së seancës: Humbësi komandon Himarrën nuk është parë në...
"Diskriminim politik"/ Beleri reagon pas shtyrjes së seancës: Humbësi komandon Himarrën nuk është parë në...
"Merrni një karrige të gjithë"/ Deputetët e opozitës bllokojnë punimet e Kuvendit të Shqipërisë 4...
RAPORTI i fundit: Thellohet bilanci i viktimave në Gaza, shkon në mbi 15 mijë, 193 persona u vranë pas përfundimit t&eu...
Vrasja e Liridona Ademajt, mbërrijnë në gjykatë familjarët e saj 3 Dhjetor, 10:33 'Nuk ka paqe pa s...
Po ashtu e ka quajtur të paprecedentë sulmin e kryesuar nga Millan Radoiçiç ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.
STRASBURG- Komisioneri evropian për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarçiç, ka theksuar se autorët e sulmit në veri të Kosovës duhet të vihen para drejtësisë. Në mbledhjen e sotme të Parlamentit Evropian, Lenarçiç u shpreh se sulmi nuk duhet të përdoret si arsyetim për shmangie të vëmendjes nga dialogu Kosovë-Serbi. Po ashtu e ka quajtur të paprecedentë sulmin e kryesuar nga Millan Radoiçiç ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.
“Ky është alarm i fortë që situata në veri të Kosovës është ekstremisht serioze”, theksoi ai.
Lenarçiç në fjalën e tij shtoi se Bashkimi Evropian pret nga Serbia që të bashkëpunojë plotësisht, ndërkohë që e ka cilësuar shqetësuese retorikën e Beogradit.
“BE-ja po e ndjek afër hetimet në vijim dhe pret që kryesit të vihen para drejtësisë dhe që Serbia të bashkëpunojë plotësisht duke përfshirë edhe në parandalimin e kontrabandimit të armëve afër vijës kufitare administrative. Është e rëndësishme që Kosova dhe Serbia të përmbahen nga çdo veprim që mund ta përshkallëzojë situatën. Retorika nga Beogradi sa i përket 24 shtatorit është tejet shqetësuese, po ashtu mënyra në të cilën dita e zisë është shpallur, ajo që është e qartë në këtë fazë është që ky operacion tregon një armatim të rëndë ushtarak dhe përbën përshkallëzim madhor që shkon në kundërshtim me thirrjet e BE-së për depërshkallëzim”, tha ai.
Po ashtu Lenarçiç tha se zgjedhjet e parakohshme në veri mbesin zgjidhje kyçe për situatën e tensionuar.
“Jemi të shqetësuar për grupimin ushtarak në jug të Serbisë. Mbajtja e shpejtë e zgjedhjeve në veri të Kosovës mbetet qenësore për të ndihmuar në shtensionim. BE-ja u bën thirrje të gjithë aktorëve politikë që të angazhohen në procesin që çon në zgjedhjet e parakohshme në veri,” tha ai.
Vjosa Osmani KOSOVË- Presidentja Vjosa Osmani, ka thënë se akti i agresionit serb ishte i planifikuar, plan i ngjashëm me atë t&eu...
Aleksander Vucic SERBI-Aleksandër Vuçiç, Presidenti i Serbisë në një intervistë për mediat ka sulmuar President...
Donald Trump NEW YORK- Ish-Presidentit Donald Trump vijon ditën e dytë bëtejës gjyqësore ditën e sotme në Nju Jork, n&e...
Milan Radoiçiç SERBI-Milan Radoiçiç ish nën kryetari i Listës Serbe në Kosovë, mohoi sot akuzat e ngritura ...
Elisabeth Polanco SHBA-Një studente 21-vjeçare e kolegjit të Nju Jorkut u dënua me një vit burg për "sulmimin dhe ofendimi...
PE BRUKSEL- Parlamenti Evropian miratoi sot qëndrimin e tij negociues për ligjin për lirinë e medias. Nisur nga kjo...
Suella Braverman ANGLI-Suella Braverman paralajmëroi se migrimi global është "një uragan" që kërcënon të goda...
foto ilustruese ARMENI- Pothuajse e gjithë popullata armene e Nagorno Karabakut është zhvendosur në Armeni dhe banorët e dikursh&e...
Hunter Biden SHBA- Hunter Biden, djali i presidentit amerikan Joe Biden, u deklarua i pafajshëm të martën për posedim të jasht&eum...
elissa slotkin SHBA- Kongresmenia republikane, Elissa Slotkin tha se provokimet e Serbisë janë një shqetësim për qytetar&eum...