LIVE UPDATES
Bota

Trump shkon në ditën e dytë në gjyq nën akuzat për mashtrim

3 Tetor 2023, 19:28 Nga h.k
Trump shkon në ditën e dytë në gjyq nën akuzat për
Donald Trump

NEW YORK- Ish-Presidentit Donald Trump vijon ditën e dytë bëtejës gjyqësore ditën e sotme në Nju Jork, nën akuzat për mashtrime me pronat dhe bizneset e tij. Gjyqi po zhvillohet pa juri dhe do të jetë gjykatësi që do të vendosë për fajësinë, ose jo të presidentit, por procesi mund t’i japë një goditje të rëndë perandorisë së tij të pasurive të paluajtshme.

Trump, kryesuesi në garën e partisë republikane për president akuzohet se ka fryrë vlerën e pasurive të tij me miliarda dollarë, për të siguruar kushte më të favorshme për kreditë nga bankat dhe për të përfituar nga sigurimet. Një vit para zgjedhjeve presidenciale ish-presidenti po i shfrytëzon paraqitjet në gjykatë si fushatë elektorale. Ish-Presidenti Trump nuk ishte i detyruar dhe nuk kishte ndonjë rol në procedurat zyrtare të gjyqit.

Ai e shfrytëzoi rastin për të krijuar një spektakël mediatik që e ktheu atë në qendër të vëmendjes, duke u portretizuar para mbështetësve të tij si viktimë e një sistemi të politizuar të drejtësisë – një qëndrim ky që po i ndihmon përpjekjet e tij për të marrë kandidaturën e Partisë Republikane për zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm. Githçka ishte e ngjashme me paraqitjet e mëhershme të zotit Trump në gjykata të ndryshme dhe në një burg lokal, në katër aktpadi të tjera të ngritura kundër tij nga katër juridiksione të ndryshme. Gazetarët pritën në radhë një natë më herët për të siguruar një vend në sallën e gjyqit; helikopterët e mediave ndoqën makinën e tij në një autokolonë nga kulla Trump e deri në gjykatën në Manhatan. Rrjetet kabllore e mbuluan drejtpëdrejt këtë spektakël. Megjithatë, ai u ankua për paraqitjen e tij vullnetare në gjykatë.

Është politike. Ka qenë shumë e suksesshme për ta, sepse më hoqën nga fushata. Më duhet të jem ulur në një gjykatë gjatë gjithë ditës, në vend që të jem në Ajova, Nju Hempshër, Karolinën e Jugut apo vende të tjera. Është ndërhyrje në zgjedhje. Ata po ndërhyjnë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024. Do të doja të merresha me fushatë në vend të kësaj”, tha zoti Trump.

Pjesën tjetër të ditës, zoti Trump e kaloi i ulur në tryezën e mbrojtjes duke vëzhguar procedurat.

Me kalimin e ditës, ish presidenti u duk më i zemëruar. Ai ka sulmuar ashpër prokuroren e përgjithshme të Nju Jorkut dhe gjykatësin e çështjes civile ndaj tij, ndërsa kundërshtoi akuzat se ka mashtruar lidhur me vlerën e pasurive të paluajtshme të tij Por në fund të ditës, gjendja e tij duket se ndryshoi. Ai doli nga salla e gjyqit duke pretenduar se shënoi një fitore, sepse, sipas tij, gjyqtari po i afrohej mendimit të mbrojtjes, se shumica e pretendimeve të padisë ishin përtej afatit ligjor.

Por, Bennett Gershman, profesor në Fakulteti Juridik të Universitetit “Pace” në White Plains të Nju Jorkut, e sheh ndryshe.

Prokurorja e Përgjithshme ka bërë një denoncim duke kërkuar ndalimin e veprimtarive të bizneseve të tij dhe vendosjen e një gjobe të lartë, të paktën 250 milionë dollarë, duke pretenduar se ai ka mashtruar për shumë vite dhe se një pjesë e mashtrimit ka të bëj me falsifikim të dokumenteve dhe fryrje masive të vlerës së pronave për të marrë kredi dhe para sigurimesh. Me fjalë të tjera, prania e tij në Nju Jork si një manjat i pasurive të patundshme, si një element në skenën sociale dhe politike të Nju Jorkut, me siguri po vjen drejt fundit”, thotë zoti Gershman.

Gjykatësi Arthur Engoron e shpalli fajtor javën e kaluar ish presidentin për një prej akuzave, atë për mashtrim lidhur me praktikat e tij të biznesit. Nëse vendimi nuk rrëzohet nga apeli, ish presidenti mund të humbasë kontrollin e pronave të tij në Nju Jork, duke përfshirë kullën Trump, një godinë me zyra në Wall Street, fusha golfi dhe një pronë në periferi.

gjyqi donald trump new york

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet