LIVE UPDATES
Bota

Refugjatët armenë të pashpresë se mund të kthehen në Nagorno Karabak

Me dekada, Armenia dhe Azerbaixhani kanë luftuar për të kontrolluar enklavën, e njohur si Nagorno Karabak, apo rajoni i Karabakut.

3 Tetor 2023, 17:52 Nga r.ll
Refugjatët armenë të pashpresë se mund të kthehen
foto ilustruese

ARMENI- Pothuajse e gjithë popullata armene e Nagorno Karabakut është zhvendosur në Armeni dhe banorët e dikurshëm të Republikës së vetdeklaruar të Artsakhut tashmë janë shpërndarë. Por, siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Heather Murdock nga kufiri mes Armenisë dhe Azerbaixhanit, shumë nga refugjatët frikësohen se lufta që i zhvendosi, nuk ka përfunduar.

Ky është Stepanakert në vitin 2020, qyteti që deri javën e kaluar ishte kryeqyteti i Republikës së vetdeklaruar të Artsakhut, shtet me shumicë armene brenda kufijve të njohur ndërkombëtarisht të Azerbaixhanit.
Me dekada, Armenia dhe Azerbaixhani kanë luftuar për të kontrolluar enklavën, e njohur si Nagorno Karabak, apo rajoni i Karabakut.

Javën e kaluar, pas një sulmi të shpejtë, Azerbaixhani vendosi kontrollin. Mbi 100,000 banorë shumica e popullatës armene të enklavës, u larguan për në Armeni.

“Erdha kështu siç më shihni. Nuk i kam ndërruar rrobat. Nuk arrita të marrë asgjë me vete… E kam lënë makinën atje,” thotë zoti Ashot Arushanyan, një refugjat. Njerëzit që braktisën Nagorno Karabakun fillimisht u vendosën në qytetet kufitare të Armenisë para se të shpërndaheshin nëpër pjesët tjera të vendit, shumica në fshatrat e brezit kufitar me pak banorë.

Të tjerët refuzuan ofertat për t’u vendosur në shtëpitë buzë kufirit nga frika se përleshjet ndërmjet Azerbaixhanit dhe Armenisë do të shtriheshin deri në brendësinë e Armenisë, siç kishte ndodhur në vitin 2020.

“Në atë vit, pati bombardime të shumta gjithandej,” tha zonja Ani Aloyan, banore e fshatit Ishkhanasar.

Zyrtarët azerbaixhanas ndonjëherë i janë referuar kësaj pjese të Armenisë si pjesë e tokave “historike” të Azerbaixhanit, duke zemëruar autoritetet armene. Këtu edhe adoleshentëve u mësohen taktikat ushtarake, si përgatitje për betejat e mundshme, që ata besojnë se mund të arrijnë tek qytetet dhe fshatrat e tyre.

Por, familjet që braktisën shtëpitë e tyre fajësojnë qeveritë e Artsakhut dhe Armenisë dhe “paqeruajtësit” rusë se dështuan t’i mbrojnë ata dhe tokën e tyre.
“Dy kunetët e mi, burri dhe vëllai im luftuan për këtë tokë, ndërkohë që armenët e dorëzuan pa luftuar,” tha refugjatja Naela Grigoryan.

Sipas banorëve të dikurshëm, është braktisur më shumë se pronat. Ata braktisën trashëgiminë kulturore, varret e të parëve dhe ëndrrën për të pasur shtetin e tyre, që kurrë nuk u realizua plotësisht.

“Atje e kalova fëmijërinë. Aty jetova deri më tani. Është vendi ku kam linjën e gjakut dhe ku është uji i atdheut tim,” tha një refugjate tjetër, Arevik Sargsyan.

Si shumë refugjatë të tjerë armenë, ajo thotë se nuk ka shpresë se do të mund të kthehet në Nagorno Karabak. Por, ajo shpreson se gjeneratat e reja do të mësojnë për historinë e shkurtë të Artsakut, një vend që, siç thotë ajo, gjithmonë do “ta thërrasë të kthehet.”/VOA

nagorno-karabak

Sondazh

Poll

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?