LIVE UPDATES
Bota

"Koha nuk pret, ky vend mund të mbetet pa para brenda pak muajsh"/ Analiza: Cilat janë opsionet e BE për Ukrainën?

Ukrainës i duhen shumë para, ndërkohë që buxhetet kombëtare të shteteve anëtare të BE-së janë të rënduara.

20 Nëntor 2025, 16:46 Nga E. D
"Koha nuk pret, ky vend mund të mbetet pa para brenda pak
foto ilustruese

BRUKSEL- Komisioni Evropian i vlerëson nevojat financiare të Ukrainës për dy vitet e ardhshme deri në rreth 135 miliardë euro, duke iu referuar parashikimeve paraprake nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Ukrainës i duhen shumë para, ndërkohë që buxhetet kombëtare të shteteve anëtare të BE-së janë të rënduara.

Kohët e fundit dukej sikur ishte gjetur zgjidhja: përdorimi i gjerë i aseteve ruse të mbajtura në BE. Por Belgjika deri më tani e ka hedhur poshtë këtë plan. Ofruesi i shërbimeve financiare Euroclear, që menaxhon fondet ruse e ka selinë aty dhe Belgjika ka frikë se do të përballet e vetme me zemërimin e Rusisë dhe kërkon garanci të gjera nga pjesa tjetër e BE-së ndaj të gjitha humbjeve të mundshme.

Në kryeqytetet e BE ka mbërritur këto ditë edhe një letër nga presidentja e KE,  Ursula von der Leyen. Ajo paraqet tre mundësi ndihme për Ukrainën: Shtetet anëtare e financojnë ndihmën për Ukrainën nga buxhetet e tyre, që do të thotë, nëse i marrin vetë si kredi paratë, do të përballen me kosto interesi. E dyta: Komisioni i BE-së i merr kreditë dhe shtetet anëtare të BE-së do të ofrojnë garanci. E zgjidhja tjetër: Asetet ruse përdoren për t'i dhënë Ukrainës kredi.

Që kjo të ndodhë, shtetet e tjera anëtare të BE-së do të duhet të ofrojnë garanci ligjërisht të detyrueshme dhe të pakushtëzuara. Për më tepër, këto garanci duhet të mbulojnë edhe rreziqet që rrjedhin nga marrëveshjet dypalëshe të investimeve, si dhe rreziqet pas heqjes së ngrirjes së aseteve. Belgjika ka pasur një marrëveshje të tillë investimi me Rusinë që nga viti 1989. Belgjika ende nuk heq dorë po nga kundërshtimi i saj. BE ka një konflikt në nivelin më të lartë politik, i cili duhet të zgjidhet më së voni në samitin e BE-së në dhjetor.

Skandali i korrupsionit në Ukrainë

Situata bëhet më e vështirë për Ukrainën pas skandalit të korrupsionit që e tronditi së fundmi vendin. Raportimet për valixhe plot me para në dorë, një vilë në Zvicër dhe dy ministra të shkarkuar mund të zvogëlojnë gatishmërinë e disa vendeve për të dhuruar ndihma. Por Monika Hohlmeier (CSU), nënkryetare e Komitetit të Buxhetit në Parlamentin Europian, sheh diçka pozitive në skandalin e korrupsionit.

Ajo e konsideron përparim që ky mashtrim u zbulua dhe që BE është bërë më e rreptë në lidhje me ndarjen e fondeve. Presidentit Zelensky nuk i lejohet më të bëjë pagesa të caktuara. Edhe Agjencia antikorrupsion e BE-së, OLAF, po kryen gjithashtu hetime në Ukrainë, që të le të kuptosh, se mund të ketë pasur korrupsion me fondet e BE-së.

Gjykata Evropiane e Revizionit, e ngarkuar me monitorimin e fondeve të BE-së, ka publikuar raportin e saj të fundit special mbi Ukrainën për vitin 2021. Raporti flet për "korrupsion të përhapur gjerësisht". Daniel Freund, një eurodeputet i Gjelbër, e sheh si problematike përpjekjen e verës së kaluar për të dobësuar agjencinë antikorrupsion të Ukrainës.

Megjithatë, shumica e vendeve të BE-së mbeten të përkushtuara për të mbështetur Ukrainën.  Ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul, i cili do të marrë pjesë në takimin e sotëm të ministrave të Jashtëm të BE-së në Bruksel, deklaroi pas skandalit të korrupsionit se BE do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën, "por duhet të ketë një luftë të vendosur kundër korrupsionit"./DW

be ukrainë

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj