LIVE UPDATES
Bota

Biografitë kriminale në vijën mbrojtëse të pushtetit në Serbi

Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë (REL) ka shkruar disa herë për angazhimin e tyre në ruajtjen e ambienteve të partisë në pushtet, Partia Progresive Serbe (SNS) në disa qytete të Serbisë, si edhe në vendin qendror të mbledhjes së mbështetësve të pushtetit, në të ashtuquajturin Qaciland, një kamp me tenda i ngritur midis Presidencës dhe Kuvendit të Serbisë.

20 Nëntor 2025, 09:08 Nga I.A

Biografitë kriminale në vijën mbrojtëse të pushtetit

SERBI- Ish-pjesëtarë të formacioneve paraushtarake, anëtarë të grupeve ultradjathtiste, njerëz me dosje kriminale, madje edhe vrasës të dënuar, kanë qenë të pranishëm në mesin mbështetësve të pushtetit në Serbi në javët dhe muajt e fundit.

Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë (REL) ka shkruar disa herë për angazhimin e tyre në ruajtjen e ambienteve të partisë në pushtet, Partia Progresive Serbe (SNS) në disa qytete të Serbisë, si edhe në vendin qendror të mbledhjes së mbështetësve të pushtetit, në të ashtuquajturin Qaciland, një kamp me tenda i ngritur midis Presidencës dhe Kuvendit të Serbisë.

Predrag Petroviç, drejtor i kërkimeve në Qendrën e Beogradit për Politikën e Sigurisë, e përshkruan Qacilandin si një kamp paraushtarak ose parapolicor, në të cilin ndodhen njerëz të gatshëm të përdorin dhunë fizike.

“Shtetasit janë të sigurt vetëm nëse e anashkalojnë këtë kamp me një hark të gjerë”, thotë Petroviq për REL-in.

Në një nga paraqitjet e tij të fundit, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç vlerësoi se ky kamp është “simbol i ekzistencës së Serbisë, simbol i lirisë dhe i rezistencës”.

“Një vend i vogël në zemër të Serbisë, prej nga nisi rezistenca; rezistenca ndaj okupimit; rezistenca ndaj rrënimit të Serbisë. Dhe, ky simbol i rezistencës ekziston edhe sot, simbol i forcës së Serbisë që nuk mund ta rrëzojnë”, e përshkroi Vuçiq kampin para Kuvendit në fund të tetorit të këtij viti.

Predrag Petroviq vlerëson se presidenti me këtë deklaratë pranoi “se forcat jashtëinstitucionale kanë shumë rëndësi për ‘mbrojtjen e Serbisë’, pra për shpëtimin e pushtetit të tij”.

“Ai e kuptoi se qytetarët që protestojnë mund të mobilizohen shumë shpejt. Prandaj e mban këtë kamp”, thotë Petroviq.

Duke përdorur mjete publike për njohjen e fytyrës, gazetarët e REL-it kanë identifikuar gjatë muajve të fundit një numër personash me dosje kriminale, jo vetëm në Qaciland.

Për pyetjet e REL-it lidhur me individët me dosje problematike në radhët e mbështetësve të pushtetit, nga Partia Progresive Serbe nuk është dhënë përgjigje.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë, deri në publikimin e artikullit, nuk kanë ardhur përgjigje nëse policia është në dijeni që në kampin para institucioneve më të rëndësishme shtetërore qëndrojnë persona të dënuar më parë për vepra të rënda penale, si edhe nëse qytetarët janë të sigurt në afërsi të tyre.

Vladan Sretenoviq, i cili deri së fundmi ishte në arrati dhe në kërkim nga Serbia për një dënim të formës së prerë për shkaktimin e lëndimeve të rënda trupore, është një nga rojet në hyrje të kampit, siç tregojnë pamjet e REL-it.

Sretenoviq është dënuar më parë për veprën më të rëndë penale. Ai ka kaluar 15 vjet në burg për një vrasje që kreu në vitin 1997. Në një deklaratë për TV Happy në vitin 2021, Sretenoviq dëshmoi se kishte vrarë një njeri për shkak të një borxhi financiar dhe një sharjeje.

Ai e përsëriti veprën e rëndë në vitin 2016, kur rrahu rëndë një person në Arile të Serbisë perëndimore. Për këtë vepër u dënua në vitin 2023 me një vit e gjysmë burgim. Pas shqyrtimit të dënimit, ai u arratis në Kroaci dhe u arrestua e u ekstradua në Serbi vetëm në fund të vitit të kaluar, sipas të dhënave të marra nga gjykata e Zagrebit.

Nga përgjigjja e Administratës serbe për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale, e cila për REL-in informoi se Sretenoviqi ka kryer dënimin, nuk është e qartë se kur saktësisht ai ka dalë nga burgu dhe nëse dënimi i është ulur dhe në çfarë baze.

Në gusht, REL-i identifikoi në Qaciland edhe Gjorgje Preliqin, ish-udhëheqësin e një prej grupeve të tifozëve të Partizanit. Preliq është dënuar për vrasjen e tifozit francez Brice Taton në Beograd në vitin 2009. Ai ka qenë katër vjet në arrati, dhe u dënua fillimisht me 35 vjet burgim në mungesë. Më vonë, pas kthimit të çështjes në rigjykim, u arrestua në Spanjë dhe në procesin e përsëritur u dënua me 10 vjet burgim.

Ai u lirua me kusht në vitin 2021. Gjatë protestave kundër Qeverisë në gusht, selinë e SNS-së në Novi Sad e siguronte edhe Jovan Coja Kecman, ish-udhëheqës i grupit të tifozëve “Korida” të klubit futbollistik Novi Sad.

Sipas Gjykatës së Lartë të Novi Sadit, në vitin 2018 Kecman u dënua me shtatë vjet burgim për vrasje në tentativë dhe prodhim, mbajtje e trafikim të paautorizuar të armëve.

Ai është dënuar për vrasje në tentativë ndaj ish-policit Dalibor Bogdanoviq Boqa.

Në Vojvodinë, mes mbështetësve të pushtetit që në gusht ruanin ambientet e SNS-së dhe përlesheshin me demonstruesit kundër Qeverisë, REL-i e identifikoi Stojan Knezheviqin.

Sipas Gjykatës së Lartë të Somborit, ai është dënuar në vitin 2011 me dy vjet burgim për prodhim dhe mbajtje të paautorizuar armëve dhe mjeteve shpërthyese, dhe në vitin 2015 me tetë muaj burgim për shpërdorim detyre. Për disa vepra më të lehta penale është dënuar edhe nga Gjykata Themelore në pesë procese të ndara nga viti 2012 deri në vitin 2019. Ai sot është kreu i Klubit të Boksit Sombor, i financuar nga administrata lokale.

Në korrik 2025, REL-i identifikoi në kampin e mbështetësve të Qeverisë edhe Vladimir Vuçetiqin, person që Prokuroria Speciale e Kosovës e ka akuzuar si pjesëmarrës në sulmin ndaj policisë së Kosovës në Banjskë në vitin 2023.

Vuçetiç është i akuzuar si pjesëtar i grupit që ngarkohet me terrorizëm dhe vepra të rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës. Grupi, i veshur me uniforma dhe i armatosur rëndë, u përlesh me Policinë e Kosovës në shtator 2023 në fshatit Banjskë, ku u vranë një polic i Kosovës dhe tre sulmues serbë.

Si shumica e të akuzuarve, edhe Vuçetiç është në arrati dhe ndaj tij është lëshuar një kërkim ndërkombëtar përmes UNMIK-ut.

Kur në mars 2025 u vendosën tendat e para, kësaj “bllokade” iu bashkuan edhe ish-pjesëtarë të “Beretave të Kuqe”, njësi e sigurisë shtetërore e përfshirë në krime lufte në territorin e ish-Jugosllavisë dhe në vrasjen e kundërshtarëve politikë të presidentit autoritar Sllobodan Millosheviq. Njësia u shpërbë në vitin 2003 pas vrasjes së kryeministrit Zoran Gjingjiq.

Ish-pjesëtarët e Beretave të Kuqe në kampin proqeveritar në mars i udhëhiqnin Goran Radosavlljeviq Guri dhe Zhivorad Zhika Ivanoviç.

Goran Radosavlljeviq është kolonel policie në pension dhe ish-komandant i Xhandarmërisë serbe. Ai është lidhur me vrasjen e shtetasve amerikanë Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyçi, për çka Departamenti amerikan i Shtetit ia ka ndaluar hyrjen në SHBA. Zhivorad Zhika Ivanoviç është ish-pjesëtar i Njësisë për Operacione Speciale (JSO).

Në Qaciland ka qëndruar edhe Dragosllav Bokan, i njohur për themelimin e formacionit paraushtarak “Shqiponjat e Bardha”, që vepronte në Kroaci, Bosnje e Hercegovinë dhe Kosovë. Bokan është ndjekur penalisht dy herë në Serbi për mbajtje të paligjshme armësh dhe për grabitje.

Ai është së fundmi kryetar i Këshillit Drejtues të Teatrit Kombëtar në Beograd. Në fillim të nëntorit, REL-i identifikoi në kampin para Kuvendit edhe Zllatko Novkoviqin, shtetas amerikan me prejardhje serbe dhe me pasaportë ruse. Novkoviq u filmua duke i kërcënuar me therje demonstruesit kundër Qeverisë, jashtë kampit me tenda.

Ai është ish-pjesëtar i formacioneve paramilitare çetnike që vepronin në rrethinat e Sarajevës të rrethuar gjatë viteve ’90. Në rrjetin rus VK ai paraqitet si rezervist i ushtrisë ruse në Ukrainë.

Në Qaciland, së bashku me persona me biografi të dyshimta, herë pas here kanë qëndruar edhe funksionarë lokalë të SNS-së, ministra, kryeministri dhe presidenti i shtetit.

Funksionari i SNS-së dhe ish-hendbollisti Vladimir Mandiq është filmuar disa herë pranë Kuvendit të Serbisë, dhe në një video të televizionit Insajder shihet duke goditur me shkelm një student të protestës më 1 maj në Beograd.

Mediat lokale raportuan në nëntor edhe për një sulm të Mandiqit ndaj ekipit të televizionit KTV nga Zrenjanini dhe ndaj Nemanja Sharoviqit, gazetar dhe ish-deputet i Partisë Radikale Serbe të Vojisllav Sheshelit.

Vladimir Mandiq është gjykuar për vrasje në tentativë të truprojës së babait të tij, Momçilo Mandiq, ish-ministër i drejtësisë në qeverinë e entitetit Republika Sërpska në vitin 1992.

Sipas portalit KRIK, pas 13 vjetësh gjykimesh ai u shpall i pafajshëm në mungesë provash. Mandiq nuk u përgjigj pyetjeve të gazetarëve të KRIK-ut dërguar përmes kompanisë së tij. Protestat në Serbi vazhdojnë prej më shumë se një viti. Ato filluan pas shembjes së një çatie betoni në stacionin hekurudhor të Novi Sadit, ku humbën jetën 16 njerëz.

Demonstruesit fajësojnë korrupsionin dhe neglizhencën, që ishin në qendër të kërkesave të tyre, të cilave shtatë muaj më vonë iu shtua kërkesa për zgjedhje të parakohshme - diçka që pushteti refuzon ta bëjë. Protestat janë shoqëruar nga dhuna, me dëmtim e shkatërrim të objekteve të partisë në pushtet, dhjetëra të lënduar, arrestime dhe paraburgime të përhapura të pjesëmarrësve./REL

predrag petroviç zhivorad zhika ivanoviç aleksandar vuçiç

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet