Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Dega e Inteligjencës në Ministrinë ukrainase të Mbrojtjes, e ka postuar më 11 shkurt në Telegram një audioincizim të momentit kur sipas tyre është identifikuar komunikimi mes dy ushtarëve rusë duke pretenduar se kjo është dëshmi e përdorimit të vazhdueshëm të sistemit.
UKRAINË- Zyrtarët ukrainas të mbrojtjes kanë pretenduar se forcat ushtarake ruse në zonat e pushtuara në lindje të Ukrainës, janë duke përdorur terminale të shërbimit të internetit të ofruar prej Starlinkut, në pronësi të miliarderit amerikan, Elon Musk.
Dega e Inteligjencës në Ministrinë ukrainase të Mbrojtjes, e ka postuar më 11 shkurt në Telegram një audioincizim të momentit kur sipas tyre është identifikuar komunikimi mes dy ushtarëve rusë, duke pretenduar se kjo është dëshmi e përdorimit të vazhdueshëm të sistemit.
SpaceX, e cila i zotëron terminalet e Starlinkut, ka thënë përmes një deklarate më 8 shkurt në X – platformë e njohur më parë si Twitter – se “nuk bën biznese të çfarëdo lloji me Qeverinë ruse apo ushtrinë e saj” dhe se shërbimet e saj nuk funksionojnë në Rusi.
Zyrtarët ukrainas kanë thënë se në incizim, zyrtarët rusë janë dëgjuar duke diskutuar për vendosjen e terminaleve në lindje të Ukrainës. Nuk janë dhënë më shumë hollësi për shkallën e përdorimit, apo se si janë siguruar terminalet. Zëdhënësi Andriy Yusov, u ka thënë mediave ukrainase më 10 shkurt se kjo çështje i takon një “natyre sistematike”.
Starlinku është një rrjet me mbi 2.000 satelitë në orbitën e Tokës, bashkë me mijëra terminale në terrenet e planetit.Ai është aktivizuar mbi Ukrainë në fund të shkurtit të vitit 2022, pas shërbimet e internetit janë dëmtuar nga lufta e nisur prej Rusisë. Prezenca e Starlinkut në Ukrainë, jo vetëm që ka qenë e vlefshme për operacionet luftarake, por ajo ka ndihmuar në rregullimin e infrastrukturës së energjisë dhe komunikimeve, që janë shënjestruar nga Rusia.
Megjithatë, secilën herë e më shumë ka dilema për përkushtimin e Muskut për t’i mbështetur përpjekjet e Ukrainës në luftë. Musk ka thënë se e ka parandaluar një sulm ukrainas në një bazë ruse më 2022, duke e refuzuar një kërkesë të Kievit për të aktivizuar shërbime të internetit në Detin e Zi, afër Krimesë ukrainase të aneksuar prej Moskës. Deklaratat e Muskut në shtator të vitit 2023 janë kritikuar ashpër prej Mykhaylo Podolyakut, ndihmësit të presidentit ukrainas, Volodomyr Zelensky.
Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022. Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.
Marrë nga REL
Foto ilustruese IZRAEL- Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha në një intervistë për rrjetin “ABC News” se ushtria ...
Jeremy Bowmen PALESTINË-Më mirë do ta shkruaj këtë histori në Rripin e Gazës, jo në Jerusalem. Pas shumë ...
Foto ilustruese TIRANË-Autoritetet e Guatemalës sekuestruan 605 kilogramë kokainë të fshehur në një kontejner që m...
Pamje nga aksidenti SHBA- Një aeroplan i vogël me pesë persona është rrëzuar në një autostradë në Florida...
Donald Trump SHBA- Dy zyrtarë evropianë kritikuan ish-Presidentin Donald Trump të dielën pas deklaratave se nuk do të mbronte alea...
Hind Rajaba PALESTINË- Një vajzë palestineze 5-vjeçare është gjetur e vdekur në një makinë me trupat e t&eum...
Poster KOSOVA- Slogani “Kosovë, ne do të dalim zot”, shkruhet në logon me flamurin për nder të 16-vjetorit t&eum...
Vladimir Putin RUSIA- Janë së paku tri shtete - dy prej tyre anëtare të NATO-s, tjetri në rrugë për t’u anëta...
Foto Ilustrim SHBA- Një sistem i rrymave oqeanike, mund të jetë në kolaps, sipas një raporti të ri me implikime alara...
Pamje nga bllokada GREQI- Reagojnë fermerët e Greqisë pas deklaratës që beri kryeministri grek Kiriakos Mitsotakis pë...