LIVE UPDATES
Bota

Netanyahu rikonfirmon ofensivën në Rafah, Egjipti kërcënon të pezullojë traktatin e paqes

Së fundmi, Egjipti tha se do të pezullojë traktatin e paqes me Izraelin, nëse dërgohen trupa ushtarake në Rafah

11 Shkurt 2024, 15:58 Nga N.F
Netanyahu rikonfirmon ofensivën në Rafah, Egjipti kërcënon
Foto ilustruese

IZRAEL- Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha në një intervistë për rrjetin “ABC News” se ushtria izraelitë do të futet në qytetin Rafah, në kufi me Egjiptin dhe se po hartohet një “plan i detajuar” për t’i zhvendosur civilët. Por një operacion i tillë ka ngjallur shumë kritika dhe frikë për përhapjen e konfliktit. Së fundmi, Egjipti tha se do të pezullojë traktatin e paqes me Izraelin, nëse dërgohen trupa ushtarake në Rafah. Katari, Arabia Saudite dhe vende të tjera kanë paralajmëruar gjithashtu për pasoja të rënda.

Egjipti tha se do të pezullojë traktatin e paqes me Izraelin, nëse trupat izraelite dërgohen në qytetin kufitar të Gazës, Rafah. Kërcënimi për të pezulluar marrëveshjet e arritura në “Camp David”, një gur themeli i stabilitetit rajonal për gati një gjysmë shekulli, erdhi pasi kryeministri Benjamin Netanyahu tha se dërgimi i trupave në Rafah ishte i nevojshëm për të fituar luftën kundër grupit militant “Hamas”.

Në një intervistë për rrjetin ABC, kryeministri Benjamin Netanyahu sugjeroi se civilët në Rafah mund të ikin në veri, duke thënë se ka “shumë zona” që janë pastruar nga ushtria.

“Është pjesë e përpjekjeve tona të luftës për t’i larguar civilët nga rreziku. Është pjesë e përpjekjeve të Hamasit që civilët të rrezikohen. Por ja kemi dalë deri tani dhe do të vazhdojmë të kemi sukses. Ata që thonë se nuk duhet të futemi në Rafah në asnjë rrethanë, në thelb po thonë që ta humbasim luftën, dhe mbajtur Hamasin atje”.

Ai tha se Izraeli po harton një “plan të detajuar” për t’i zhvendosur civilët. Zoti Netanayahu tha se Hamasi ka ende katër batalione atje.

Por ofensiva izraelite ka shkaktuar shkatërrime të mëdha, veçanërisht në Gazën veriore, ndërsa luftime të ashpra po zhvillohen ende në Gazën qendrore dhe qytetin jugor Khan Younis. Një operacion tokësor në Rafah mund të detyrojë gjithashtu mbylljen e pikëkalimit kufitar, duke ndërprerë një nga rrugët e vetme për dërgimin e ushqimit dhe furnizimeve mjekësore shumë të nevojshme.

Katari, Arabia Saudite dhe vende të tjera kanë paralajmëruar gjithashtu për pasoja të rënda nëse Izraeli dërgon forca tokësore në Rafah. Përplasja mes Izraelit dhe Egjiptit, dy aleatë të ngushtë të SHBA-së, vjen ndërsa grupet e ndihmës paralajmërojnë se një ofensivë në Rafah do të përkeqësonte situatën tashmë katastrofike humanitare në Gazë.

Po ashtu stacioni televiziv Al-Aqsa i Hamasit citoi një zyrtar të paidentifikuar të grupit militant të thoshte se çdo operacion në qytetin Rafah do të “hidhte në erë” bisedimet e ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara, Egjipti dhe Katari që synonin një armëpushim dhe lirimin e pengjeve izraelitë. Ka edhe fërkime në rritje midis Netanyahut dhe Shteteve të Bashkuara.

“Një ofensivë izraelite në Rafah do të çonte në një katastrofë humanitare të papërshkrueshme dhe tensione të rënda me Egjiptin,” shkroi shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell në rrjetin social X.

Mbi gjysma e popullsisë prej 2,3 milionë banorësh e Gazës është vendosur në Rafah për t’u shpëtuar luftimeve. Kombet e Bashkuara thonë se ky qytet, i cili normalisht është strehë e rreth 300 mijë njerëzve, tani pret 1,4 milionë të tjerë që ikën nga lufta dhe është “shumë i mbipopulluar”.

Në një tjetër zhvillim, ushtria izraelite njoftoi se kishte zbuluar tunele nën selinë kryesore të agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë në qytetin e Gazës. Sipas ushtrisë izraelite militantët e Hamasit e përdorën hapësirën për furnizim me energji elektrike. Zbulimi i tuneleve shënon përplasjen e radhës mes Izrelit dhe agjencisë së OKB-së, të cilën e akuzon për bashkëpunim me Hamasin.

Ushtria ftoi gazetarët që të shikonin tunelet. Sipas agjencisë së lajmeve Associated Press, Izraeli nuk provoi se militantët e Hamasit i përdornin këto tunele, por tregoi se të paktën një pjesë e tunelit kalonte nën oborrin e objektit. Agjencia UNRWA thotë se nuk kishte njohuri për tunelin dhe kritikoi operacionin izraelit për shkatërrimin e kampusit të tij.

Ndërkohë, sulmet izraelite në Rripin e Gazës gjatë 96 orëve të fundit kanë vrarë dy pengje izraelite dhe kanë plagosur rëndë tetë të tjerë, tha të dielën krahu i armatosur i Hamasit, Brigadat Al Qassam, përmes kanalit Telegram të grupit. Informacionet nuk mund të konfirmohen në mënyrë të pavarur. Zëdhënësi i Ushtrisë së Izraelit tha të martën se 31 nga pengjet e mbajtura nga Hamasi në Gaza kishin vdekur. Gjithsej 28176 palestinezë janë vrarë dhe 67784 janë plagosur në sulmet izraelite në Gaza që nga 7 tetori, tha ministria e shëndetësisë e Gazës që kontrollohet nga grupi militant Hamas.

Marrë nga VOA

izrael egjipt rafah netanyahu

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet