Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Komisioneri i Tregtisë i Bashkimit Evropian, Thierry Breton, u pyet gjatë një interviste mbi këto komente të Trump, i cili ka të ngjarë të jetë kandidati që do të emërojnë republikanët për zgjedhjet presidenciale të këtij viti.
SHBA- Dy zyrtarë evropianë kritikuan ish-Presidentin Donald Trump të dielën pas deklaratave se nuk do të mbronte aleatët e NATO-s që nuk po kontribuojnë mjaftueshëm financiarisht në aleancë, në rast se do të sulmoheshin nga Rusia.
Komisioneri i Tregtisë i Bashkimit Evropian, Thierry Breton, u pyet gjatë një interviste mbi këto komente të Trump, i cili ka të ngjarë të jetë kandidati që do të emërojnë republikanët për zgjedhjet presidenciale të këtij viti.
“Nuk mund të vendosim për politikën e sigurisë çdo katër vjet bazuar në proceset zgjedhore, përkatësisht zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara”, tha zoti Breton, duke shtuar se udhëheqësit e Bashkimit Europian ishin të ndërgjegjësh mbi nevojën që blloku evropian të forcojë kapacitetet dhe shtojë shpenzimet ushtarake.
Ministri i Mbrojtjes së Polonisë shkroi në platformën X se “asnjë fushatë zgedhore nuk mund të shërbejë si justifikim për të luajtur me sigurinë e aleancës”.
“Lajmotivi i NATO-s një për të gjithë, të gjithë për në, është angazhim konkret. Të minosh besueshmërinë e vendeve aleate do të thotë të dobësosh të gjithë NATO-n”, shkroi ai.
Zyrtarët e NATO-s në Bruksel nuk iu përgjigjën menjëherë një kërkese për koment nga agjencia e lajmeve Reuters. Traktati i NATO-s përmban një dispozitë që garanton mbrojtjen e ndërsjellë të shteteve anëtare nëse ata sulmohen.
Duke folur gjatë një takimi në kuadër të zgjedhjeve paraprake në Karolinën e Jugut, të shtunën, zoti Trump citoi presidentin e “një vendi të madh”, siç u shpreh ai, që e kishte pyetur nëse zoti Trump do ta mbronte, në rast të një sulmi nga Rusia, nëse nuk do të kishte kontribuar për shpenzimet ushtarake. Zoti Trump tha se i ishte përgjigjiur se “nuk do ta mbronte. Do t’i nxisja të bënin çfarë të donin”, tha zoti Trump. “Ju duhet të paguani”, shtoi ish Presidenti.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Andrew Bates, tha se "nxitja e sulmeve ndaj aleatëve tanë më të afërt nga regjimet vrasëse është tronditëse” dhe se kjo sipas tij “rrezikon sigurinë kombëtare amerikane, stabilitetin global dhe ekonominë amerikane."
Marrë nga VOA
Hind Rajaba PALESTINË- Një vajzë palestineze 5-vjeçare është gjetur e vdekur në një makinë me trupat e t&eum...
Poster KOSOVA- Slogani “Kosovë, ne do të dalim zot”, shkruhet në logon me flamurin për nder të 16-vjetorit t&eum...
Vladimir Putin RUSIA- Janë së paku tri shtete - dy prej tyre anëtare të NATO-s, tjetri në rrugë për t’u anëta...
Foto Ilustrim SHBA- Një sistem i rrymave oqeanike, mund të jetë në kolaps, sipas një raporti të ri me implikime alara...
Pamje nga bllokada GREQI- Reagojnë fermerët e Greqisë pas deklaratës që beri kryeministri grek Kiriakos Mitsotakis pë...
Mbreti Charles me gruan e tij Camilla, rrugës për në kishë. BRITANI- Mbreti Charles është parë të dielën duke ...
Foto nga vendi KOSOVA- Grafite të reja janë parë në disa mure në veri të Kosovës me mesazhe “kur ushtria të k...
Foto ilustruese IZRAEL-Vendet fqinje të Izraelit, dhe ndërmjetësuesit kyçë, kanë paralajmëruar për katastrof&eum...
Foto ilustruese UKRAINA- Në një qoshe juglindore të Avdivkas, në qytetin industrial të Donbasit, ku trupat ushtarake ukrainase mez...
Giovanni Barreca dhe Antonella Salamone ITALI- Njjë burrë ka vrarë gruan e tij dhe ka mbytur me zinxhirë dy fëmijët, nd&...