6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
KFOR tha se pret që të gjitha palët të koordinohen nga afër me këtë mision dhe të përmbahen “nga shfaqjet provokuese të forcës”.
KOSOVË- Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, tha se gjatë kësaj jave ka dërguar trupa shtesë dhe patrulla në veri të Kosovës.
“Ne po e monitorojmë nga afër situatën në veri të Kosovës. KFOR-i ka aftësi dhe personel për të ofruar mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet, në bazë të mandatit tonë që rrjedh nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, tha KFOR përmes një reagimi.
KFOR tha se rritja e prezencës ushtarake ka nisur që nga muaji tetor. KFOR tha se pret që të gjitha palët të koordinohen nga afër me këtë mision dhe të përmbahen “nga shfaqjet provokuese të forcës”.
“Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të angazhohen në mënyrë konstruktive për të ofruar siguri dhe liri të lëvizjes në Kosovë. Zgjidhja duhet të gjendet përmes dialogut”, u tha në reagimin e KFOR-it.
Situata e sigurisë në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, është tensionuar ditëve të fundit, pasi që nga 6 dhjetori janë regjistruar disa incidente me armë zjarri, granata dore dhe shok bomba.
Më 10 dhjetor, disa serbë lokalë ngrenë barrikada, duke bllokuar rrugët që çojnë në dy pikëkalimet kufitare të lidhin Kosovën dhe Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak. Barrikadat u vendosën në shenjë pakënaqësie me arrestimin e një ish-polici serb të Kosovës, që Kosova thotë se dyshohet për "sulmin terrorist" ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri.
Më 15 dhjetor, Serbia i është drejtuar KFOR-it me kërkesën për dislokimin e deri 1.000 trupave ushtarake dhe policore serbe në Kosovë.
Zyrtarët serbë kanë argumentuar se nuk presin që kjo kërkesë t’iu miratohet.Beogradi po ashtu ka thënë se kërkesa është bërë në bazë të Rezolutës 1244.
Nga KFOR-i i kanë konfirmuar Radios Evropa e Lirë më 16 dhjetor se kanë pranuar kërkesën e Serbisë, të cilën kanë thënë se “po e shqyrtojmë”.
Marrë nga REL
Amber McLaughlin SHBA- Gruaja e parë transgjinore e paracaktuar për ekzekutim në SHBA po i bën thirrje guvernatorit të Misurit p&e...
Viktor Orban SHBA- Shoqata më e madhe dhe më e vjetër e të rinjve republikanë në Shtetet e Bashkuara i dha ç...
Foto ilustruese SPANJË- Aborti ka qenë i ligjshëm në Spanjë që nga viti 2010. Para se të legalizohej, abortet lejoheshin...
Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se dënimi i ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kos...
Policia ANGLI- Viktimat e një vrasjeje të trefishtë të dyshuar në Northamptonshire besohet të jenë 35-vjeçarja An...
Emigrantet FRANCË- Emigrantët në Francën veriore nuk janë të penguar të kalojnë Kanalin Anglez, pavarësisht tr...
Policia KOSOVË- Policia e Kosovës ka mohuar se një ish-pjesëtar serb i këtij institucioni është arrestuar në M...
Dritan Abazoviç MALI I ZI- Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka uruar Kosovën pas aplikimit për anëtarësi...
Millo Gjuanoviç MALI I ZI- Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjuanoviç, ka nënshkruar ndryshimet në Ligjin për president, q...
Bruksel BRUKSEL- Bashkimi Evropian miratoi 18 miliadë Euro ndihmë për Ukrainën për vitin e ardhshëm dhe një paketë ...