Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Sipas një njoftimi për media, Policia i cilësoi këto informacione si “spekulime nga disa mediume serbe”.
KOSOVË- Policia e Kosovës ka mohuar se një ish-pjesëtar serb i këtij institucioni është arrestuar në Mitrovicë të Veriut. Sipas një njoftimi për media, Policia i cilësoi këto informacione si “spekulime nga disa mediume serbe”.
“Spekulimet e radhës nga mediumet serbe janë se kinse Policia e Kosovës edhe sot ka arrestuar një person [ish-policin Z.M] në Mitrovicë Veri, si dhe kinse Policia e Kosovës, në veri të vendit ka penguar punonjësit e elektrodistribucionit për të kryer riparime të një defekti në rrjetin elektrik”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Policia shtoi se nuk ka informacione zyrtare për këtë arrestim, e as për pengimin e ndonjë punonjësi në veri që kryen detyra zyrtare.
Ky reagim i Policisë së Kosovës vjen pasi disa media serbe raportuan se një ish-pjesëtar i Policisë, i identifikuar si Zoran Mihajlloviq, u arrestua në Mitrovicë të Veriut më 16 dhjetor.
Zyrtarët serbë të Policisë së Kosovës në katër komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe – Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan – kanë dhënë dorëheqje në nëntor, në shenjë pakënaqësie me një vendim të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa serbe në ato RKS – Republika e Kosovës.
Më 10 dhjetor, Policia tha se ka arrestuar një ish-pjesëtar të saj, të dyshuar për “sulm terrorist” ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës. Arrestimi i Dejan Pantiç, nxiti disa serbë lokalë që të vendosnin barrikada në veri, duke bllokuar rrugët që çojnë për në dy pikat kufitare që lidhin Kosovën me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak.
Po ashtu, Policia bëri të ditur se më 15 dhjetor është arrestuar një serb, me iniciale S.T, i cili dyshohet për kryerjen e krimeve të luftës. Zyrtarët në Serbi e identifikuan atë si Sllagjan Trajkoviq, ish-polic i Kosovës.
Tensionet në veri të Kosovës janë rritur së fundmi dhe që nga 6 dhjetori janë regjistruar disa incidente me armë zjarri, granata dore dhe shok bomba. Kosova fajëson “bandat kriminale” që “financohen dhe dirigjohen” nga Beogradi për këto incidente. Në anën tjetër, Serbia i është drejtuar me kërkesë misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, për dërgimin e deri 1.000 trupave ushtarake dhe policore në Kosovë. KFOR i tha më 16 dhjetor REL-it se ka pranuar kërkesën e Serbisë dhe të njëjtën është “duke e shqyrtuar”.
Marrë nga REL
Dritan Abazoviç MALI I ZI- Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka uruar Kosovën pas aplikimit për anëtarësi...
Millo Gjuanoviç MALI I ZI- Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjuanoviç, ka nënshkruar ndryshimet në Ligjin për president, q...
Bruksel BRUKSEL- Bashkimi Evropian miratoi 18 miliadë Euro ndihmë për Ukrainën për vitin e ardhshëm dhe një paketë ...
KFOR KOSOVË- Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se ka pranuar kërkesë nga Serbia lidhu...
Koreja e Jugut KOREJA E JUGUT- Rreth 158 persona mbetën të vrarë më 29 tetor për festën e Halloween-itnë lagjen Itaewon ...
BRUKSEL- Zbulimet nga mediat ndërkombëtare për KatarGate dhe për skandalin e ngjashëm me Marokun me përfshir...
Giorgi dhe Kaili ITALI- Detaje të reja janë publikuar rreth rrëfim-deklaratës së Francesco Giorgit, partnerit të&nb...
OBSH SHBA- Një zyrtar i OBSH ka ngritur alarimin duke thënë se stoku global i vaksinave të kolerës që Organizata Botëror...
kfor SERBI- Radiotelevizioni i Serbisë ka raportuar të premten se misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, i është dorëz...
Vrasje në Brazil BRAZIL- Një ngjarje makabër është shënuar në Brazil. Një 28- vjeçar i identifikuar me emrin...