LIVE UPDATES
Bota

Gjukanoviç nënshkruan Ligjin për president, por nuk do ta zbatojë

Gjukanoviç njoftoi më 16 dhjetor se nënshkrimi i dekretit për Ligjin për president ishte obligim kushtetues, por obligim nuk është edhe zbatimi i këtij ligji.

16 Dhjetor 2022, 16:48 Nga I.A
Gjukanoviç nënshkruan Ligjin për president, por nuk do ta
Millo Gjuanoviç

MALI I ZI- Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjuanoviç, ka nënshkruar ndryshimet në Ligjin për president, që më herët ishin miratuar në Parlament. Deputetët e partisë pro-ruse Fronti Demokratik, Demokratët dhe ata të lëvizjes URA të kryeministrit në Qeverinë teknike, Dritan Abazoviç, më herët kishin miratuar ndryshimet në Ligjin për president. Gjukanoviç njoftoi më 16 dhjetor se nënshkrimi i dekretit për Ligjin për president ishte obligim kushtetues, por obligim nuk është edhe zbatimi i këtij ligji.

“Përgjegjësia për zbatimin e këtij ligji jokushtetues bie mbi ata që e kanë miratuar. Nuk kam asnjë synim që të marr pjesë në këtë”, tha Gjukanoviç, duke sqaruar se ai nuk dëshiron të marrë pjesë në zbatimin e ligjit sepse e konsideron jokushtetues. Sipas ligjit të dekretuar, Gjukanoviç duhet të mbajë konsultime me partitë dhe të mandatojë një kandidat të shumicës parlamentare që të formojë Qeverinë e re.

Nëse ai refuzon të mandatojë kandidatin për kryeministër, sipas ligjit të ri, shumica parlamentare do të marrë fuqitë e tij kushtetuese sa i përket nominimit për mandatarin e Qeverisë. Më herët, edhe Gjukanoviq dhe partia e tij, Partia Demokratike Socialiste e kanë kundërshtuar këtë ligj, duke e cilësuar si “grushtshtet kushtetues”. Rekomandimi i Komisionit të Venecias – trupit këshillues të Këshillit të Evropës – thoshte se ligji nuk duhet të miratohet sepse “ndryshon dispozitat e Kushtetutës”. Bashkimi Evropian ka kërkuar nga shumica parlamentare të pranojë mendimin e Komisionit dhe të tërhiqet nga ndryshimet kundërthënëse në këtë ligj.

Ndryshimet në ligj ishin propozuar nga Fronti Demokratik pro-rus, me qëllim që t’i japin mandatin kandidatit të tyre, Miograd Llekiq, për të formuar Qeverinë e re të Malit të Zi.

Pas votimit të mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë së Dritan Abazoviqit më 20 gusht, shumica parlamentare i kërkoi Gjukanoviçit që të mandatonte Miograd Llekiqin si kandidat për të formuar Qeverinë e re. Por, presidenti Gjukanoviq refuzoi pasi shumica parlamentare nuk i kishte dërguar deri në afatin e caktuar listën me nënshkrime të deputetëve që e mbështesnin këtë kandidaturë.

Shumica parlamentare beson se Gjukanoviç, me këtë veprim, ka shkelur Kushtetutën. Gjykata Kushtetuese, institucioni i vetëm që mund të shqyrtojë kushtetutshmërinë e vendimeve të Gjukanoviçit, nuk ka kuorumin e mjaftueshëm për të marrë vendime që nga shtatori, për shkak se në këtë institucion janë vetëm tre gjyqtarë nga shtatë sa duhej të ishin. Më pas, shumica parlamentare miratoi ndryshimet në Ligjin për president, që i merr fuqinë presidentit për të nominuar kandidatin për kryeministër.

Me nënshkrimin e Ligjit për president, parashikimet janë se do të krijohen kushtet për të dalë nga kriza politike, që u shkaktua nga vendimi i Gjukanoviqit për të mos i dhënë mandatin për formimin e Qeverisë partisë që fitoi zgjedhjet e vitit 2020, tha Fronti Demokratik. Fituesit e zgjedhjeve të mbajtura në gusht të vitit 2020, Fronti Demokratik, Demokratët dhe URA, besojnë se kanë një shumicë të qëndrueshme parlamentare dhe duan që Llekiq të formojë Qeverinë e re, deri në zgjedhjet e vitit 2024. Opozita, e udhëhequr nga partia e Gjukanoviçit, kërkon mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare.

Marrë nga REL

millo gjuanoviç dritan abazoviç

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet