LIVE UPDATES
Bota

Kërkesa drejtuar institucioneve të Kosovës: Lulëkuqja të bëhet simbol i gjenocidit serb

Në kërkesën e publikuar në faqen zyrtare të qendrës, thuhet se kërkesa është bërë me arsyetimin që lulëkuqja në shumë vende të botë sështë bërë simbol për të përkujtuar të rënët gjatë luftrave.

8 Dhjetor 2022, 10:26 Nga I.A

 

Kërkesa drejtuar institucioneve të Kosovës: Lulëkuqja
Lulëkuqja

 

KOSOVË- Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur” ka bërë një kërkesë në institucionet e Kosovës që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol i gjenocidit serb në Kosovë. Në kërkesën e publikuar në faqen zyrtare të qendrës, thuhet se kërkesa është bërë me arsyetimin se lulëkuqja në shumë vende të botë është bërë simbol për të përkujtuar të rënët gjatë luftrave. Katër petalet e lulëkuqes do të paraqesin katër format e akteve të gjenocidit që Serbia zbatoi në Kosovë që janë: vrasje, dhunë seksuale, spastrim etnik dhe shkatërrim të objekteve që lidhen me përkatësinë etnike dhe identitetin shqiptar. Ndërkohë që në vend të farave në lulëkuqen, si simbolikë do të vendosën silueta burrash, grash dhë fëmijësh që kanë rënë pre e mizorisë serbe.   

Kërkesa:

Lulekuqja me katër petale të bëhet simbol unik përkujtimor i gjenocidit në Kosovë
 ARSYETIM:
Në disa vende të botës, së paku prej një shekulli, lulëkuqet kanë shërbyer si simbol për të përkujtuar të rënët gjatë luftërave anekënd globit. Kështu, për shembull, në Britaninë e Madhe dhe në disa vende të Komonuelthit, lulëkuqja, me ngjyrën e saj të gjakut, është simbol i përkujtimit të luftëtarëve të rënë në fushëbeteja, veçanërisht të rënëve gjatë Luftës së Parë Botërore, dhe i solidarizimit me familjet e tyre. Edhe kanadezët e kanë përcaktuar këtë lule si simbol të premtimit, që do t’i përkujtojnë dhe që nuk do t’i harrojnë kurrë, ata të cilët u sakrifikuan për lirinë e vendit. Përkujtimi i të rënëve në Kanada bëhet çdo vit në orën 11:00, në ditën e 11-të të muajit të 11-të.

Që nga viti 1922, edhe Franca, më 11 nëntor të çdo viti përkujton viktimat e Luftës së Parë Botërore. Francezët  kanë zgjedhur lulen e kokoçelit të kaltër, për arsye të ngjyrës së kaltër që kishin uniformat e ushtarëve të vrarë, si simbol nderimi ndaj të gjithë atyre që kishin dhënë jetën për lirinë e Francës. Madje edhe në përkujtim të viktimave të Luftës së Dytë Botërore, që u përcaktua të bëhet çdo vit më datë 8 maj, kokoçeli i kaltër mbeti simboli kombëtar i Francës. Pas konsultimeve të shumta, Qendra “Gjenocidi në Kosovë – plagë e hapur” mbështeti idenë e Adnan Asllanit, që lulëkuqja të jetë simbol i viktimave të gjenocidit në Kosovë. Në dallim nga lulëkuqet që përdoren si simbol në shumë vende të tjera, katër petalet e lulëkuqes në logon e dizajnuar prej tij paraqesin katër format e akteve gjenocidare, që Serbia zbatoi në Kosovë:

vrasjen,
dhunën seksuale,
spastrimin etnik dhe
shkatërrimin e objekteve që lidhen me përkatësinë etnike dhe identitetin shqiptar.

Përveç domethënies së veçantë që ka çdo petal i simbolit tonë dhe që e dallon nga forma e petaleve që kanë lulëkuqet-simbol të vendeve të tjera, në simbolin e gjenocidit në Kosovë dallon edhe “zemra e lulëkuqes”: në vend të kokrrave të zeza të farës së lulëkuqes, në logon tonë janë paraqitur figura burrash, grash, djemsh dhe vajzash, për të kujtuar njerëzit e të gjitha moshave dhe gjinive, që ishin viktima të këtij gjenocidi. Petalet e lulëkuqes në këtë logo janë të vendosura në formën e shkronjës X, për arsye se gjatë luftës, në disa vendbanime ku popullsia ishte e përzier në aspektin e përkatësisë etnike, okupatorët serbë kishin shënjuar shtëpitë e shqiptarëve me një X, me qëllim që forcat e armatosura serbe të udhëzoheshin drejt vendeve ku duhej të kryheshin krimet.

Me një fjalë, forma e petaleve dhe figurat e burrave, grave, djemve dhe vajzave simbolizojnë mbi dhjetë mijë civilë shqiptarë të vrarë dhe të gjymtuar, të të gjitha moshave dhe gjinive, mbi njëzet mijë viktima të dhunës seksuale, rreth një milion viktima të spastrimit etnik dhe qindra- mijëra shkatërrimeve që u kryen gjatë zbatimit të gjenocidit në Kosovë. Si e tillë, mendojmë se kjo logo meriton të jetë simbol i përbashkët i përkujtimit të viktimave të gjenocidit të Serbisë ndaj shqiptarëve të Kosovës. Meqë jemi në prag të 15 janarit, ditës së përkujtimit të gjenocidit në Kosovë, përcaktimi nga institucionet tona shtetërore i një simbol unik, që mishëron këtë tragjedi kombëtare, është mënyra më e mirë për të përçuar mesazhin e unitetit përballë krimit të gjenocidit – plagës së hapur në qenien tonë kombëtare.

gjenocidi në kosovë – plagë e hapur lolekuqja simbol i gjenocidit ne kosove

Sondazh

Poll

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari