LIVE UPDATES
Bota

DW: Angela Merkel mbron vendimet e saj për energjinë ruse, pse s'e kundërshtoi Nord Stream 2

Ish-kancelarja gjermane tha për gazetën Die Zeit se nuk pendohet për vendimet që ka marrë në lidhje me furnizimin me energji të Gjermanisë. Megjithatë, ajo pranoi se duhej të qe bërë më shumë për t'iu kundërvënë Rusisë.

8 Dhjetor 2022, 08:13 Nga DOSJA
DW: Angela Merkel mbron vendimet e saj për energjinë ruse, pse
Angela Merkel

GJERMANI- Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel ka mbrojtur vendimet e saj në lidhje me furnizimin me energji të Gjermanisë gjatë mandatit të saj 16-vjeçar. Në një intervistë me të përjavshmen gjermane Die Zeit, Merkel tha se ata që vënë në dyshim vendimet e marra në periudha të ndryshme shpesh nuk marrin parasysh kontekstin rreth tyre.

Ndër vendimet e mbrojtura nga zonja Merkel janë përshpejtimi i përfundimit të programit gjerman të energjisë bërthamore, autorizimi i ndërtimit të gazsjellësit Nord Stream 2 dhe zgjedhja e energjisë ruse përballë zgjidhjeve të tjera më të shtrenjta.

Gjermania është përpjekur të diversifikojë burimet e saj të energjisë këtë vit pasi lufta e Rusisë kundër Ukrainës e detyroi të gjithë Evropën të shqyrtojë alternativa ndaj gazit dhe naftës ruse.

Pse nuk e kundërshtoi Angela Merkel projektin Nord Stream 2?

Ish-kancelarja tha se nuk ishte kurrë në kompetencën e qeverisë për të miratuar këtë tubacion gazi, i cili do të lejonte transferimin e gazit rus në Evropë nëpërmjet tubacioneve nën Detin Baltik që lidhin Rusinë me Gjermaninë.

Ndërtimi i gazsjellësit u kritikua në atë kohë nga Ukraina, Polonia dhe madje edhe Shtetet e Bashkuara.

Merkel argumentoi se ishte roli i kompanive gjermane që të miratonin ndërtimin e gazsjellësit, jo qeverisë. E vetmja mënyrë që qeveria ta kundërshtonte do të kishte qenë miratimi i një ligji kundër gazsjellësit, i cili, sipas zonjës Merkel, do të kishte "përkeqësuar në mënyrë të rrezikshme klimën me Rusinë".

Tubacioni i gazit Nord Stream 2 u pezullua në fillim të këtij viti në përgjigje të vendimit të Komisionit Evropian. Merkeli kujtoi gjithashtu se në atë kohë kishte një krizë energjetike për shkak të një rënieje të furnizimit nga Holanda, Mbretërisë së Bashkuar dhe Norvegjisë. Eksportet e gazit nga Shtetet e Bashkuara gjithashtu nuk ishin një opsion në atë kohë.

Merkeli vuri në dukje se ndërsa vendimet e fundit për energjinë kanë kuptim, duke pasur parasysh situatën me Rusinë, ato nuk do të kishin pasur kuptim kur ishte ajo kancelare. E pyetur nëse duhet t'i kishte marrë gjithsesi këto vendime, Merkeli u përgjigj: "Jo, aq më tepër që nuk do të ishin pranuar fare".

"Autokritikë” për qëndrimin për aneksimin e Krimesë nga Putin

Megjithatë, kancelarja ndau disa mendime vetëreflektuese me gazetën Die Zeit. Ajo i tha gazetës se mënyra se si reagoi bota ndaj aneksimit të Krimesë nga presidenti rus Vladimir Putin në 2014 nuk kishte qenë e ashpër sa duhet.

Merkeli renditi reagimet ndërkombëtare ndaj aneksimit të vitit 2014, duke filluar nga dëbimi i Rusisë nga G8 deri te vendosja e trupave të NATO-s në Detin Baltik, te vendimi i anëtarëve të NATO-s për të rritur shpenzimet e tyre të mbrojtjes në 2% të produktit të brendshëm bruto përkatës. "Por ne duhet të kishim reaguar më me shpejtësi ndaj agresivitetit të Rusisë”, përfundoi ish-kancelarja.

E pyetur se çfarë përfundimi të mundshëm parashikon ajo për luftën e Rusisë në Ukrainë, Merkeli tha se ajo mund të përfundojë vetëm në tryezën e bisedimeve.

Çfarë tha Merkeli për qëndrimin e saj për refugjatët?

Një tjetër temë është qëndrimi i diskutueshëm i Merkelit ndaj fluksit të refugjatëve, kryesisht atyre të ardhur nga Siria në vitin 2015. Merkeli i lejoi ata në Gjermani kur për ta ishin zyrtarisht përgjegjës shtetet e tjera anëtare të BE-së, sipas Rregullores së Dublinit, e cila thotë se azilkërkuesit duhet të regjistrohen në vendin e parë të sigurt në botë. Në vend të kësaj, Gjermania i lejoi këta njerëz të kalonin kufirin fillimisht dhe kërkesat e tyre për azil të kontrolloheshin më vonë.

Pothuajse gjysmë milioni njerëz aplikuan për azil në Gjermani në vitin 2015, dhe 750.000 të tjerë vitin pasues.

E pyetur se çfarë e shtyu për këtë vendim ndarës, Merkel theksoi se ai ishte "në përputhje me të drejtat dhe vlerat tona themelore". Ajo vuri në dukje se ishte ndikuar edhe nga reagimi i disa anëtarëve të shoqërisë gjermane, të cilët në atë kohë mirëpritnin refugjatët që vinin në stacionet e trenit.

Politika mikpritëse e Merkelit ndaj refugjatëve në vitin 2015 ndau opinionin publik në atë kohë. Angela Merkel megjithatë pranoi se ishte ndikuar që Gjermania u nda në atë kohë lidhur me vendimin e saj. "Por ka situata ku nuk mund t'i shmangesh polemikave”, tha ajo.

Vajtja në"themel" të problemit

Angela Merkel kujtoi gjithashtu masat që mori ajo për të "gjetur shkaqeve bazë të arratisjes", duke përmendur marrëveshjen BE-Turqi të vitit 2016. Shumë e diskutueshme në atë kohë, kjo marrëveshje konsistonte në kthimin në Turqi të refugjatëve që mbërrinin në Greqi pa të drejtë azili europian.

Në këmbim, BE-ja do të pranonte të njëjtin numër azilkërkuesish sirianë që presin në kampet e refugjatëve turq dhe do t'i rivendoste ata rreth bllokut. BE u zotua gjithashtu t'i paguante Turqisë rreth 6 miliardë euro për të mbështetur rreth katër milionë refugjatët sirianë atje.

Pas shpalljes së marrëveshjes, BE u kritikua se kishte shitur vlerat e tij humanitare dhe ia kishte besuar politikën e tij gtë migracionit presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, kur ky i fundit po bëhej gjithnjë e më autoritar. Duke ofruar një reflektim tjetër, Merkel tha në intervistë: "Sigurisht që po mësoj. Prandaj, në retrospektivë, do të kisha punuar shumë më herët për të siguruar, që një situatë si ajo e verës së 2015 të mos ndodhte fillimisht. Për shembull, me një rritje në kontributet e Programit Botëror të Ushqimit, për kampet e refugjatëve në vendet fqinje të prekura veçanërisht nga migrimi, siç bëmë më pastaj."

Marrë nga DW

angela merkel nord stream

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës