LIVE UPDATES
Bota

Kancelari Olaf Scholz viziton zonat e përmbytjeve në Gjermani

Me helikopter kancelari udhëtoi në zonat e përmbytjeve për t'u njohur nga afër me gjendjen e banorëve në këto zona. Pas reshjeve për javë të tëra lumenjtë kanë dalë nga shtrati duke përmbytur rrugë e fusha.

1 Janar 2024, 10:50 Nga I.A
Kancelari Olaf Scholz viziton zonat e përmbytjeve në Gjermani
Olaf Scholz

GJERMANI- Qindra vetë gjatë ditëve të fundvitit 2023 u evakuuan në vende të sigurta për shkak të përmbytjeve në disa rajone në veri dhe në lindje të Gjermanisë. Pas një fluturimi me helikopter në këto zona kancelari Olaf Scholz mbërriti në qytetin Vreden mbi Aller në Saksoninë e Ulët. Ai bisedoi me ekipet e ndihmës lidhur me gjendjen aktuale nëzonat e përmbytura, lidhur me masat e marra si dhe zhvillimet e pritshme në këto zona.

Scholz falenderoi ndihmësit dhe premtoi ndihmat nga qeveria. Në sfondin e kësaj katastrofe natyrore është „e rëndësishme, që ne të solidarizohemi, dhe kjo po ndodh kudo", tha Scholz. "Ndaj për këtë dua të falenderoj për këtë angazhim."

Megjithatë kancelari nuk dha premtime konkrete lidhur me ndihma financiare të federatës për zonat e prekura. Ai siguroi që "federata me mundësitë e veta mbështet landet, qarqet e landeve dhe bashkitë".

Kryeministri i Saksoninsë së Ulët, Stefan Weil, i cili shoqëroi kancelarin gjatë vizitës, tërhoqi vëmendjen, se gjendja e përmbytjeve në landin e tij është ende e tensionuar. "Ne shohim, se në pjesët veriore të landit presioni i masave të ujit ndaj digave është jashtëzakonisht i madh", shpjegoi Weil. Deri tani digat kanë rezistuar, por sam ë shumë rritet presioni i ujit, aq më i lartë është rreziku për çarjen e digave.

Scholz bisedoi edhe më njerëzit e prekur direkt nga vërshimet dhe u impresionua nga bashkëpunimi dhe angazhimi civil. "Moti, natyra në sfidon ne", tha ai. Ka "jashtëzakonisht shumë vullnetarë, që kujdesen, që të bëhet gjithçka është e mundur për të minimizuar pasojat" ".

Kancelari theksoi, se ndërkohë janë lëvruar shumë investime në infrastrukturën e sigurisë në Gjermanidhe kjo do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Gjendja në zonat e përmbytjeve ndërkohë është e tensionuar kryesisht në veri të Gjermanisë. Ndonëse ka pasur tërheqje të lehtë drejt shtratit të lumit Aller dhe lumenjve të tjerë që nga dita e shtunë (30.12.2023) duke u ulur niveli i ujit, nuk është shmangur përfundimisht rreziku i çarjes së mundshme të digave.

Në Vreden pjesë të mëdha të qytetit historik ndodhen nën ujë dhe disa shtëpi rrezikohen nga shembja. Shërbimi sinoptik i Gjermanisë parashikon reshje të reja në veri-perëndim të vendit, që mund të prekin edhe zonat e përmbytura.

Marrë nga DW

olaf scholz

Sondazh

Poll
Bota 31 Dhjetor 2023, 21:47 I.A

Mali i Zi gjatë vitit 2023

MALI I ZI- Gjatë vitit 2023 Malin e Zi e përshkoi kriza institucionale, mungesa e progresit në reformën e drejtësisë, ngadal&eum...

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara