LIVE UPDATES
Bota

Çfarë e nxit përkrahjen për ish-presidentin Donald Trump, pavarësisht sfidave të tij ligjore?

31 Dhjetor 2023, 22:20 Nga I.A
Çfarë e nxit përkrahjen për ish-presidentin Donald Trump,
Donald Trump

SHBA- Pavarësisht sfidave ligjore, anketimet tregojnë se ish-presidenti Donald Trump vazhdon të gëzojë përkrahje të gjerë dhe të kryesojë garën mes republikanëve për t’u rigjedhur president. Ekpertët japin arsyetime të ndryshme mbi përkrahjen e vazhdueshme ndaj tij, që nga çështja e migracionit të paligjshëm, tek sfidat ekonomike deri tek vetë personaliteti i zotit Trump. Disa mbështetës identifikohen me të dhe kanë ambicien të jenë të pasur dhe të suksesshëm njësoj si ish-Presidenti, thonë analistët.

Një përballje e mundshme për drejtimin e Shtëpisë së Bardhë mes Presidentit të Shteteve të Bashkuara Joe Biden dhe paraardhësit të tij Donald Trump do të ishte shumë e fortë, zbuloi një anketë e kohëve të fundit e agjencisë së lajmeve Reuters dhe asaj të hulumtimeve Ipsos, edhe pse ish-presidenti po përballet me katër çështje penale lidhur me përpjekjet për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 dhe mbajtjen e paligjshme të dokumenteve të klasifikuara.

Zoti Trump kryeson garën presideciale mes republikanëve me një epërsi të madhe, tregoi sondazhi i kryer nga 5 deri më 11 dhjetor.

Mbështetja e fortë që gëzon zoti Trump, pavarësisht sfidave të tij ligjore, i ka penguar kundërshtarët e tij, por profesori i Shkencave Politike në Universitetin Lehigh, Anthony DiMaggio thotë se çështje sociale, veçanërisht imigracioni, pasqyrojnë bazën e tij.

“Anketim pas anketimi, vit pas viti, vëmë re se ka disa kauza që lidhen më fort me njerëzit që thonë se e mbështesin Donald Trumpin, ose janë të gatshëm të votojnë për të. Dhe kryesisht janë çështjet sociale. Janë çështje të tilla si shqetësimet për imigracionin dhe kufirin", shprehet zoti Anthony DiMaggio.

Të pyetur se cili kandidat i trajton më mire këto çështje, në sondazhin e agjencisë Reuters 54% e të anketuarve thanë se binin dakord se "imigracioni po ua bën më të vështirë jetën amerikanëve të lindur në SHBA ", thuajse në të njëjtën përqindje, të anketuarit shprehen se zoti Trump është kandidati më i mirë për të trajtuar këto çështje.

“Për sa kohë ata (demokratët) lënë të hyjnë, besoj 15 ose 16 milionë njerëz në vend, ne kemi shumë punë për të bërë. Ata po helmojnë gjakun e vendit tonë. Këtë po bëjnë”.

“I kemi parë shumë herë në titujt e lajmeve deklaratat e tij se emigranët po helmojnë gjakun e vendit. E ka thënë shumë herë dhe shumë ekspertë kanë qenë të shqetësuar për deklarata të tilla. Por ai e di se çështje të tilla nxisin bazën. Ai është i zgjuar, i lexon mirë sondazhet dhe e kupton mirë se çfarë duan mbështetësit e tij”, shton profesor Anthony DiMaggio.

Arlie Russell Hochschild , Profesore në Universitetin e Kalifornisë thotë se zoti Trump ka përkrahje të lartë në mesin e votuesve në shtetet që mbështesin republikanët, të cilët ndihen të privuar nga të drejtat dhe privilegjet e tyre dhe të lënë pas dorë nga pikëpamja ekonomike, që prej globalizimit.

"Fjalimet e tij janë të ashpra ndonjëherë edhe armiqësore. Kjo retorikë synon ata njerëz që ndihen të lënë pas dore dhe të nënçmuar”, shprehet zonja Hochschild.

“Po përballem me 4 sfida ligjore sepse kam vënë në pikëpyetje zgjedhjet e manipuluara. Ne nuk kemi dyshime për ato zgjedhje, ne e dimë rezultatin. E dimë shumë mire”.

Profesorja e historisë në Universitetin Duke, Adriane Lentz-Smith, thotë se mbështetësit e zjarrtë të ish- presidentit synojnë të jenë të pasur dhe të suksesshëm, si personaliteti që ka kultivuar ai, dhe identifikohen me ish-presidentin kur pretendon se po gjykohet pa të drejtë.

"Mbështetësit e zotit Trump identifikohen me të, edhe kur ai është në krye edhe kur përballet me sfida. Pra përkrahësit e tij mendojnë se mund të jenë si ai. Kjo u jep atyre ndjesinë e të qenit të lidhur me të, sepse nga ana tjetër ndihen gjithashtu se po goditen, njësoj si ai. Pra, zoti Trump, gëzon mbështetjen e tyre në të dyja format”.

Profesor Anthony DiMaggio shpjegon se një faktor tjetër i pranishëm në retorikën e zotit Trump është një mosbesim i thellë ndaj disa institucioneve, si Kongresi, disa gjyqtarë dhe media. Sipas tij, pretendimet e zotit Trump për komplot nga qeveria dhe media, nxisin shumë mbështetës të tij të shpërfillin lajmet negative për ish-presidentitn,

Megjithatë, rreth 31% e të anketuarve republikanë thanë se nuk do të votonin për zotin Trump nëse ai dënohej për ndonjë krim. Vetë zoti Trump ka mohuar çdo akuzë për shkelje të ligjit.

Marrë nga VOA

Sondazh

Poll
Bota 31 Dhjetor 2023, 21:47 I.A

Mali i Zi gjatë vitit 2023

MALI I ZI- Gjatë vitit 2023 Malin e Zi e përshkoi kriza institucionale, mungesa e progresit në reformën e drejtësisë, ngadal&eum...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj