LIVE UPDATES
Bota

Kampuset universitare amerikane në valën e protestave

Studentët po protestojnë kundër luftës në Gazë, e cila po shkakton një numër gjithnjë në rritje viktimash.

29 Prill 2024, 19:22 Nga E. D
Kampuset universitare amerikane në valën e protestave
foto ilustruese

SHBA- Kampuset universitare në të gjithë Shtetet e Bashkuara janë tronditur nga protesta ndërsa përgatiten për ceremonitë e diplomimit, që zakonisht mbahen në muajin maj. Studentët po protestojnë kundër luftës në Gazë, e cila po shkakton një numër gjithnjë në rritje viktimash.

Shumë kampuse ishin kryesisht të qeta gjatë fundjavës me protestuesit që qëndronin pranë kampesh të improvizuara të ngritura si seli për protestat. Megjithatë në disa kolegje policia i largoi me forcë protestuesit dhe ka arrestuar me qindra studentë.

Studentët kërkojnë që universitetet të ndërpresin lidhjet financiare me Izraelin për shkak të operacionit të tij në shkallë të gjerë në Gazë. Izraeli thotë se qëllimi i tij është shkaterrimi i grupin militant palestinez Hamas.

Të dielën në Universitetin e Kalifornisë në Los Anxhelos, protestues pro-palestinezë e pro-izraelë nga ana tjetër u panë tek bërtisnin e shtynin njëri-tjetrin.

Policia ngriti barrikada përpara se qindra demonstrues nga të dyja anët, të afroheshin në drejtim të njëri-tjetrit, e pranë tendave ku studentë pro-palestinezë kanë qëndruar gjatë gjithë kohës.

Demonstrues pro-izraelitë që mbërritën për një tubim nën moton "qëndroni në mbështetje të studentëve hebrenj", thanë se qëllimi i tyre ishte "të ngriheshin kundër urrejtjes dhe antisemitizmit".

Kundër-protesta u organizua nga Këshilli izraelito-amerikan, udhëheqësi i të cilit Elan Carr u kërkoi marshuesve të protestonin në paqe, njoftoi gazeta ‘Los Angeles Times’.

"Nuk duam asnjë akt dhune", i tha zoti Carr turmës ndërsa tubimi mbaroi. “Mos u përplasni. Shkoni drejt makinave tuaja e lëvizni paqësisht”, shtoi ai.

Universiteti përforcoi masat e sigurinë për shkak të "përleshjeve fizike që shpërthyen mes disa demonstruesve", bëri të ditur në një deklaratë Mary Osako, zëvendëskancelarja për Komunikimin Strategjik e universitetit. Megjithatë nuk pati njoftimeve për arrestime apo plagosje të protestuesve.

Të shtunën rreth 275 persona u arrestuan në kampuse të ndryshme, përfshirë Universitetin e Indianës në qytetin Blumington, Universitetin Shtetëror të Arizonës si dhe në Universitetin e Uashingtonit në Seint Luis. Numri i arrestimeve në mbarë vendin ka arritur në 900 që kur policia e Nju Jorkut u përpoq të largojë një kamp proteste me tenda në Universitetin e Kolumbias, të ngritur nga protestues pro-palestinezë. Më 18 prill policia arrestoi më shumë se 100 demonstrues.

Çështja e studentëve të arrestuar është shndërruar tashmë në epiqendrën e protestave. Studentët dhe një numër në rritje i personelit pedagogjik kërkojnë amnisti për protestuesit. Nuk dihet se çfarë ndikimi do të kenë në ardhmen e studentëve, pezullimet nga shkolla apo arrestimet e tyre.

Anëtarët e fakultetit në Universitetet e Kalifornisë, Xhorxhias dhe Teksasit kanë iniciuar apo kryer procese votimi kryesisht simbolike për të shkarkuar drejtuesit e lartë të universiteteve.

Të dielën zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë John Kirby tha se Presidenti Joe Biden ështët në dijeni “të ndjenjave shumë të forta", por shtoi se menaxhimi i protestave është një çështje që u takon autoriteteve lokale.

"Njerëzit duhet të jenë në gjendje të ofrojnë pikëpamjet e tyre e të ndajnë perspektivën e tyre publikisht, por protestat duhet të jetë paqësore", tha zoti Kirby për emisionin "This Week" të rrjetit televiziv ‘ABC’.

Në një intervistë që u transmetua të dielën, udhëheqësi republikan i Senatit Mitch McConnell, duke iu referuar protestave tha se "situata është e rrezikshme" dhe ia ngarkoi përgjegjësinë administratorëve të kolegjeve.

“Kam venë re antisemitizëm, gjë që është krejtësisht e papranueshme. U trondita kur pashë diça të tillë, në këtë vend", tha ai në emisionin "Meet the Press" të rrjetit televiziv ‘NBC’.

Protestat mbarëkombëtare në kampuse filluan nga disa studentë që kundërshtojnë ofensivën e Izraelit në Gazë, një operacion që nisi pasi Hamasi kreu një sulm të përgjakshëm ndaj Izraelit më 7 tetor.

Militantët vranë rreth 1200 persona, shumica prej tyre civilë si dhe morën rreth 250 të tjerë.

Si pasojë e fushatës së Izraelit, që synon shkatërrimin e Hamasit, janë vrarë më shumë se 34 mijë palestinezëve, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Rripin e Gazës, që kontrollohet nga grupi militant.

Izraeli dhe mbështetësit e tij i kanë cilësuar protestat e studentëve si antisemite, ndërsa kritikët e Izraelit thonë se akuza të tilla po përdoren për të shuar zërat opozitarë. Edhe pse disa protestues janë kapur në kamera duke bërë komente antisemite ose kërcënime të dhunshme, organizatorët e protestave, disa prej të cilëve me origjinë hebreje, thonë se lëvizja është paqësore, kundër luftës në Gazë dhe në mbrojtje të të drejtave të palestinezëve.

Protestat studentore po mbahen në shtete të ndryshme amerikane përfshirë Nju Jorkun, Kaliforninë, Mizurin dhe Masaçusetsin./VOA

kampuset universitare shba

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet