LIVE UPDATES
Bota

Kryeministri Kurti kërkon mbështetjen e kancelarit gjerman për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Dy javë më parë Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës i hapi Kosovës rrugën e anëtarësimit në këtë organizatë, fjalën përfundimtare për të cilin duhet ta jap Këshilli i ministrave.

29 Prill 2024, 18:18 Nga E. D
Kryeministri Kurti kërkon mbështetjen e kancelarit gjerman për
foto ilustruese

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti kërkoi të hënën mbështetjen e kancelarit gjerman Olaf Scholz për anëtarësim në Këshillin e Evropës, më pak se tre javë nga mbledhja e Këshillit të ministrave të kësaj organizate, kur anëtarësimi i Kosovës mund të hidhet në votim.

Kryeministri Kurti shkroi në rrjetet sociale se gjatë një bisede telefonike me kancelarin Scholz ka “shprehur mirënjohjen për mbështetjen e palëkundur dhe shpresën se Gjermania do të mbështesë antëraësimi e Kosovës në Këshillin e Evropës në përputhje me rekomandimet e Asamblesë parlamentare”, duke nënvizuar siç tha angazhimin e Kosovës për të zbatuar tërësisht marrëveshjen e Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Dy javë më parë Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës i hapi Kosovës rrugën e anëtarësimit në këtë organizatë, fjalën përfundimtare për të cilin duhet ta jap Këshilli i ministrave. Edhe në këtë fazë, Kosova duhet të sigurojë votat e dy të tretave të vendeve anëtare që marrin pjesë në votim.

Ndonëse në raportin e miratuar nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës thuhet se themelimi i Asociacionit duhet të jetë një “angazhim pas anëtarësimit” për Kosovën, vendet e "Quint-it", siç njihet pesëshja kryesore perëndimore e përbërë nga Shtetet e Bashkuara, Franca, Gjermania, Italia dhe Mbretëria e Bashkuar, e shohin çështjen e këtij anëtarësimi si një mundësi për të ushtruar trysni mbi qeverinë e kryeministrit Albin Kurti rreth kësaj çështjeje.

Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit James O’Brien tha javën e kaluar pas një takimi me kryeministrin Albin Kurti se Kosova duhet të përparojë urgjentisht drejt themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Edhe presidenti francez Emmanuel Macron, pas një bisede telefonike me kryeministri Albin Kurti ka theksuar “rëndësinë e përparimit të shpejtë dhe të pakthyeshëm nga autoritetet e Kosovës drejt themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në kuadër të përpjekjeve për anëtarësimin e saj në Këshillin e Evropës”.

Kosova dhe Serbia u morën vesh në vitin 2013 për themelimin e Asociacionit, ndërsa në vitin 2015 u pajtuan për parimet e tij. Por, po atë vit, Gjykata Kushtetuese e Kosovës gjeti se një pjesë e madhe e këtyre parimeve janë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

Në tetor të vitit të kaluar, diplomatët evropianë dhe amerikanë u dorëzuan palëve një projekt statut të Asociacionit. Udhëheqësit e të dyja vendeve i thanë po në parim dokumentit, por gjërat nuk kanë lëvizur nga vendi.

Në projektstatutin e hartuar nga diplomatët perëndimorë thuhet se ai do t’i nënshtrohet shqyrtimit të kushtetutshmërisë së tij nga Gjykata Kushtetuese para themelimit.

Diplomatët presin që autoritetet në Prishtinë ta dërgojnë projektstatutin në Gjykatën Kushtetuese dhe për ta bërë këtë, ai duhet të miratohet nga qeveria dhe të shndërrohet në dokument juridik të shqyrtueshëm nga Gjykata.

Kosova ka hezituar të hedh hapa për këtë çështje nga frika se një mekanizëm i tillë do të mund të shndërrohej në një entitet të ngjashëm me Republikën Serbe në Bosnje.

Partitë opozitare i kërkuan sot qeverisë që të ketë kujdes lidhur me kushtëzimin e mundshëm të anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë me hedhjen e hapave drejt themelimit të Asociacionit.

"Mendoj se stadet e kaluara kanë dëshmuar një nivel të mirë të kalimit të Kosovës në këto stade megjithatë mbetët të shihet në javët në vazhdim cili do të jetë pozicioni i Kosovës dhe nëse qeveria me angazhimin ose mos angazhimin e saj do të arrijë që Kosova të jetë anëtare në Këshillin e Evropës", tha Blerta Deliu Kodra nga Partia Demokratike e Kosovës.

"E shoh që ka një presion serioz ndaj Kosovës në raport me këtë temë. Kosova nuk duhet ta humbë mundësinë për të qenë anëtarja e 47 e Këshillit të Evropës", tha Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Beogradi i ka akuzuar autoritetet në Prishtinë dhe Bashkimin Evropian për mos themelimin e asociacionit, ndërsa është vënë në fushatë kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, ndonëse në marrëveshjen e vitit të kaluar palët janë pajtuar se nuk do të pengojnë njëra tjetrën në proceset integruese./VOA

albin kurti olaf scholz

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës