LIVE UPDATES
Bota

Protesta kundër projektligjit të qeverisë për “agjentët e huaj” në Gjeorgji

Të dielën në mbrëmje rrugët e kryeqytetit Tbilisi u mbushën përsëri nga protestuesit gjeorgjianë që kundërshtojnë projektligjin që detyron mediat dhe organizatat jo fitimprurëse që të regjistrohen se janë në ndikim të huaj në rast se më shumë se 20 për qind e fondeve për veprimtarinë e tyre, financohet nga jashtë.

29 Prill 2024, 17:06 Nga E. D
Protesta kundër projektligjit të qeverisë për
foto ilustruese

GJEORGJI- Mijëra banorë protestuan në Tbilisi të Gjeorgjisë për të kundërshtuar një projektligj të ri për median, që sipas kritikëve synon të shuajë lirinë e shtypit në vend. Propozimi, i ashtuquajtur “ligji për agjentët e huaj”, ashpërson rregullat për mediat dhe organizatat e shoqërisë civile që marrin financime të huaja. Bashkimi Europian ka paralajmëruar se miratimi i tij do ketë pasoja për procesin integrues të Gjeorgjisë.

Të dielën në mbrëmje rrugët e kryeqytetit Tbilisi u mbushën përsëri nga protestuesit gjeorgjianë që kundërshtojnë projektligjin që detyron mediat dhe organizatat jo fitimprurëse që të regjistrohen se janë në ndikim të huaj në rast se më shumë se 20 për qind e fondeve për veprimtarinë e tyre, financohet nga jashtë. Mes mijëra protestuesve valëviteshin flamuj të Gjeorgjisë dhe të Bashkimit Europian.

Kritikët thonë se projektligji do të pengojë synimet e kahershme të Gjeorgjisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian.
Ata e kanë cilësuar atë si “ligji rus”, sepse Moska po zbaton një legjislacion të ngjashëm për të stigmatizuar mediat e pavarura dhe organizatat të cilat konsiderohen si kundërshtare të Kremlinit.

“Jam e zemëruar dhe disi e trishtuar, por më së teprëmi jam e lumtur që sot kanë dale kaq shumë njerëz. Jam krenare për të gjithë këta njerëz sepse është fantastike që kaq shumë vetë besojnë tek e njëjta kauzë”, shprehet protestuesja Salome Tevodorashvili.

Partia në pushtet, “Ëndrra Gjeorgjiane” dhe aleatët e saj, thonë se projekligji është i nevojshëm për rritjen e transparencës tek organizatat e shoqërisë civile.
“Shteti i së drejtës dhe parimi i transparencës janë dy vlera themelore si në Gjerogji dhe në Europë, janë vlera të përbashkëta. Besojmë se mbrojtja e tyre do të ndihmojë integrimin e vendit tonë në Bashkimin Europian”, shprehet Rati Ionatamishvili, deputet i partisë “Ëndrra Gjeorgjiane”.

Deputeti opozitar dhe kryetari i Partisë së Qytetarëve, thotë se projektligji nuk do të miratohet.
“Kjo është situatë e vështirë, por nuk kam dyshim që ky projektligj do të dështojë dhe në fund, do të çojë në rrëzimin e Partisë Endrra Gjeorgjiane, parti që është qartësisht pro ruse. Ne nuk mund të bëjmë paqe me urdhra që vijnë nga Moska”, shprehet ai.
Ekspertët thonë se protestat dhe zgjedhjet e pritshme parlamentare do të jenë përcaktuese për Gjeorgjinë.
“Gjeorgjia tani gjendet në udhëkryq, rezultati i këtyre protestave dhe zgjedhjet parlamentare do të jenë vendimtare mbi drejtimin që do të marrë Gjerogjia për vitet e ardhshme. Pas agresionit rus ndaj Ukrainës, gjërat kanë ndryshuar në vendet ish-sovjetike dhe Gjeorgjia tani duket se ndodhet mes autoritarizmit dhe mundësisë për të qenë pjesë e BE-së”, thotë Korneliy Kakachia nga Instituti Politik, Gjeorgji.

Në një deklaratë të shpërndarë më herët gjatë këtij muaji, Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, Josep Borrel tha se miratimi i projekligjit do të kishte pasoja negative mbi rrugën integruese të Gjeorgjisë.
Edhe pse Presidentja e Gjerogjisë Salome Zourabichvili pritet të vendosë veton ndaj projektligjit në rast se miratohet nga Parlamenti, partia në pushtet mund ta rrëzojë atë nëse mbledh 76 vota. Pas këtij akti, kryetari i parlamentit mund të firmosë miratimin e ligjit./VOA

gjerorgji

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës