29 Prill 2024, 18:14
Nga E. D
foto ilustruese
GJERMANI- Prokurorët gjermanë thanë se nuk e përjashtojnë mundësinë që vrasja e dy ushtarëve ukrainas gjatë fundjavës mund të ketë pasur motive politike, teksa theksuan se kanë arrestuar një qytetar rus që dyshohet se ka therur për vdekje dy ushtarët.
Dy ushtarët që po rikuperoheshin në jug të Gjermanisë u gjetën jashtë një qendre tregtare në një qytet në Bavari mbrëmjen e së shtunës. Sipas policisë, ata kishin pësuar plagë serioze me thikë. Njëri prej tyre, 36 vjeç, vdiq në vendngjarje, ndërkaq ushtari tjetër 23 vjeç ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.
Një rus 57 vjeç është arrestuar pak pas vrasjeve të dyshuara, tha policia gjermane.
Sipas informacioneve të para, tre personat duket se e kanë njohur njëri-tjetrin.
“Motivi për krimin ende është i paqartë edhe pse motivi politik nuk mund të hidhet poshtë. Hetuesit po hetojnë në të gjitha drejtimet”, tha Zyra e Prokurorit të Munihut që po e trajton këtë rast.
Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dymtro Kuleba, i ka kërkuar Konsullatës së Përgjithshme ukrainase në Munih që të monitorojë rastin dhe të vazhdojë të jetë në kontakt me autoritetet gjermane.
Ndërkaq, në një rast të ndarë dy shtetas gjermano-rusë u arrestuan në Gjermani më herët gjatë prillit nën dyshimet se po planifikonin sulme sabotuese, përfshirë ndaj ndërtesave ushtarake. Zyrtarët thanë se këto sulme synonin të minonin mbështetjen ushtarake për Ukrainën./REL
Bota
29 Prill 2024, 17:55
E. D
foto nga vendngjarja
UKRAINA- Në një cirk në Ukrainën e goditur nga lufta kanë ndodhur dy incidente të tmerrshme, ku në ...
Bota
29 Prill 2024, 17:37
E. D
Milojko Spajiç dhe Olaf Scholz
BERLIN- Kryeministri Milojko Spajiç ka takuar sot kancelarin gjerman Olaf Scholz në Berlin. Në konfe...
Bota
29 Prill 2024, 17:32
S.B
Landy Párraga Goyburo
EKUADOR- Ish-mbretëresha e bukurisë nga Ekuadori u qëllua për vdekje nga një breshëri plumb...
Bota
29 Prill 2024, 17:27
E. D
foto ilustruese
IZRAEL- Aleatët e ekstremit të djathtë të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu po rrisin presionin ndaj liderit t&...
Bota
29 Prill 2024, 17:14
E. D
foto ilustruese
UKRAINA- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka deklaruar se furnizimet e reja të armëve nga SHBA kanë filluar të m...
Bota
29 Prill 2024, 17:06
E. D
foto ilustruese
GJEORGJI- Mijëra banorë protestuan në Tbilisi të Gjeorgjisë për të kundërshtuar një projektlig...
Bota
29 Prill 2024, 17:04
E. D
foto ilustruese
KROACI-Kryeministri i Kroacisë, Andrej Pllenkoviç, tha se Bashkimit Evropian i duhet një buxhet më ambicioz në t...
Bota
29 Prill 2024, 16:55
E. D
avioni luftarak F-16
UKRAINA- Forcat Ajrore të Ukrainës kanë njoftuar se kanë filluar ndërtimin e bazave nëntokësore dhe...
Bota
29 Prill 2024, 16:49
r.ll
josep borrell
BRUKSEL- Disa vende anëtare të Bashkimit Evropian pritet të njohin shtetin palestinez deri në fund të majit. Kë...
Bota
29 Prill 2024, 16:29
E. D
Diana Michelle dhe Pietro Vinicius
BRAZIL- Një nënë e re dhe biri i saj 6-vjeçar u goditën për vdekje nga rryma elektrike ...