14 Tetor 2022, 17:17
Nga I.A
Vladimir Putin
RUSI- Pas tetë muajve të nisjes së luftës në Ukrainë, presidenti rus, Vladimir Putin, duket se ka zbutur qëndrimet, meqë ka thënë se nuk sheh nevojë për të vazhduar sulmet masive ajrore dhe që mobilizimi i trupave ushtarake për luftën në Ukrainë do të përfundojë brenda dy javësh. Duke folur para gazetarëve në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana, më 14 tetor, Putin ka thënë se Rusia ka pasur gatishmëri për të vazhduar bisedimet për dhënie fund të luftës, ndonëse ato duhet të mbahen përmes një ndërmjetësuesi ndërkombëtar, nëse në tavolinë do të jetë edhe pala ukrainase.
Putin – i cili ka thënë se do të ishte gati për të përdorur edhe armën bërthamore për të mbrojtur “integritetin territorial” të Rusisë – ka paralajmëruar për një “katastrofë globale” në rast të përleshjes së drejtpërdrejtë në mes të trupave të NATO-s dhe Rusisë.
Megjithatë, ai ka thënë se nuk ka nevojë që të zhvillohen bisedime me presidentin amerikan, Joe Biden tani për tani.
Aktualisht “nuk ka nevojë për sulme masive”, sepse shumica e shënjestrave janë goditur dhe “ne nuk i kemi vënë detyrë vetes që të shkatërrojmë Ukrainën”, ka thënë Putin nga kryeqyteti kazak.
Putin i ka bërë këto komente në javën kur Rusia ka kryer një mori sulmesh me raketa nëpër disa qytete të Ukrainës, përfshirë kryeqytetin e shtetit, Kievin.
Deklaratat e tij vijnë edhe teksa forcat ushtarake ukrainase çlirojnë rajone nga trupat ushtarake ruse.
Megjithatë, ai ka thënë se nuk pendohet për konfliktin “e pakëndshëm” që e quan “operacion special ushtarak”.
Putin ka thënë se kërkesës për mobilizim të pjesshëm ushtarak, i janë përgjigjur 222.000 njerëz.
“Mendoj që brenda dy javësh do të përfundojnë të gjitha masat për mobilizim”, ka thënë Putin.
Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.
Marrë nga REL
vladimir putin
Bota
14 Tetor 2022, 17:06
I.A
Emiri i Katarit dhe Vladimir Putin
KATAR- Ka mbetur edhe pak më shumë se një muaj deri në fillimin e Botërorit në&n...
Bota
14 Tetor 2022, 17:02
I.A
Donald Trump
SHBA- Komisioni i Kongresit që heton sulmin e 6 janarit 2021 ndaj Kapitolit të Shteteve të Bashkuara votoi të enjten p&eum...
Bota
14 Tetor 2022, 17:00
I.A
protestat ne Iran
IRAN- Protestat antiqeveritare po vazhdojnë në të gjithë Iranin pas vdekjes së 22-vjeçares Mahsa Amini mu...
Bota
14 Tetor 2022, 16:59
I.A
Foto Ilustruese
UKRAINË- Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar për afrimin e një “dimri ...
Bota
14 Tetor 2022, 16:50
I.A
Erdogan dhe Putin
TURQI- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan urdhëroi Ministrinë e Energjisë që të fillojë ndë...
Bota
14 Tetor 2022, 15:58
I.A
Vladimir Solovyov
RUSI- Moderatori i propagandës ruse Vladimir Solovyov ka ironzuar Shqipërinë në emisionin e tij të mbrë...
Bota
14 Tetor 2022, 15:43
I.A
Liz Truss
ANGLI- Kryeministrja Liz Truss thotë se ajo u takua sot me ish-kancelarin Kwasi Kwarteng. Gjatë konferencës urgjente që mbajt...
Bota
14 Tetor 2022, 15:30
e.k
Vrasja duke lëvizur në rrugë me trupin e viktimës në valixhe
BRITANI- Autoritetet britanike kanë arritur të zbardhi...
Bota
14 Tetor 2022, 15:27
I.A
Jeremy Hunt
ANGLI- Jeremy Hunt është emëruar nga Liz Truss si kancelari i ardhshme e vendit pasi Kwasi Kwarteng u shkarkua nga posti më...
Bota
14 Tetor 2022, 15:14
I.A
Kwasi Kwarteng dhe Liz Truss
ANGLI- Kryeministrja britanike Liz Truss ka thënë se i vjen shumë keq për humbjen e Kwasi Kwarteng si kanc...