LIVE UPDATES
Bota

“Jemi edhe më keq”/ Më shumë se gjysma e familjeve në Kosovë s’i përballojnë dot shpenzimet e papritura

Në atë kohë, bashkë me bashkëshorten Rozën, jetonte në ndërtesën e një baze të vjetër ushtarake në rajonin e Prishtinës.

17 Tetor 2023, 19:27 Nga I.A
“Jemi edhe më keq”/ Më shumë se gjysma e familjeve
Kosove

KOSOVË- “Ashtu siç na ke lënë, ashtu jemi. Asgjë nuk ka ndryshuar”, thotë Ramadush Gashi.

“Asnjë ndihmë nuk kam nga shteti. Gruaja shkon dhe merr ushqime në disa shoqata bamirësie”, rrëfen ai.

Radio Evropa e Lirë bisedoi me Gashin edhe para katër vjetësh, kur ai ndau për herë të parë dhimbjen e skamjes. Në atë kohë, bashkë me bashkëshorten Rozën, jetonte në ndërtesën e një baze të vjetër ushtarake në rajonin e Prishtinës. Aty mbeten edhe sot, por çdo ditë me frikën se mund të dëbohen.

“Tash jemi edhe më keq, se çmimet janë rritur shumë”, thotë Gashi.

Të vetmin burim të të ardhurash, ai ka pensionin e pleqërisë në vlerë prej 100 eurosh, e që para katër vjetësh ishte 90 euro. Kjo nënkupton që çiftit i duhet ta kalojë ditën me pak më shumë se tri euro.

“Po mundohemi të punojmë privat, po na ndihmojnë fqinjët me disa gjëra ushqimore, por rrallë”, thotë Gashi.

Rrëfimin e tij, REL-i e risjell në Ditën Ndërkombëtare për Zhdukjen e Varfërisë, e cila shënohet çdo 17 tetor. Kosova nuk ka të dhëna të përditësuara për varfërinë në vend. Të fundit, të përpiluara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) dhe Banka Botërore, janë të vitit 2017.

Sipas tyre, 18 për qind e popullsisë së Kosovës jeton në varfëri, përkatësisht me rreth 2 euro në ditë, kurse 5.1 për qind në varfëri të skajshme apo me më pak se 1.5 euro në ditë. Në ASK i konfirmuan REL-it se këto janë të dhënat e fundit për varfërinë, por nuk treguan se përse nuk ka të dhëna të reja.

Një anketë e re e ASK-së është publikuar vitin e kaluar, sipas së cilës, një shpenzim i papritur prej 100 eurosh në muaj do të ishte i përballueshëm për 43% të familjeve në Kosovë. Ndërsa, shpenzimet për një javë pushim larg shtëpisë janë të papërballueshme për 42.7 për qind të familjeve.

Arian Lumezi, hulumtues në Institutin Musine Kokalari në Prishtinë, thotë se varfëria është thelluar viteve të fundit, për shkak të inflacionit të lartë. Kosova e ka përmbyllur vitin 2022 me shkallë të inflacionit rreth 12%, nga 3.4% sa ka qenë në vitin 2021.

Në këtë gjendje, si gjetiu në botë, ka ndikuar pandemia COVID-19 e pastaj edhe pushtimi rus i Ukrainës. Të dhënat e ASK-së tregojnë se inflacioni tani është në rënie - në shtator çmimet e konsumit kanë qenë më të larta për 4.2%, krahasuar me shtatorin e vitit 2022.

Me qëllim që t’ua lehtësojë përballimin e inflacionit, Qeveria e Kosovës, gjatë vitit të kaluar, ka ndarë disa herë shtesa për kategori të ndryshme sociale. Por, sipas Lumezit, ato kanë qenë minimale dhe pa ndikim në zbutjen e varfërisë.

“Në përgjithësi, institucionet duhet të kenë parasysh që mjet efikas në luftimin e varfërisë janë mjetet që çojnë drejt barazisë. Duhet të krijohen mekanizma që çojnë drejt një shoqërie të barabartë dhe një shpërndarjeje më të drejtë të të ardhurave që kalojnë përmes shtetit”, thotë Lumezi për Radion Evropa e Lirë.

Në programin e Qeverisë së Kosovës për vitet 2021-2025 thuhet, mes tjerash, se mirëqenia qytetare do të synohet përmes mbështetjes së grupeve të cenuara dhe ristrukturimit të skemave sociale dhe pensionale. Hapat që ka marrë deri më tash Qeveria aktuale, përfshijnë: rritjen e pensioneve të pleqërisë, ndarjen e shtesave për fëmijë dhe pagesën e pushimit të lehonisë për nënat e papuna.

Nëse shikohen të dhënat e ASK-së për Bruto Produktin Vendor (BPV), ato tregojnë rritje të standardit. Sipas tyre, BPV-ja për kokë banori në vitin 2014 ka qenë 2.950 euro, ndërsa në vitin 2022 ka qenë 5.037 euro. Po ashtu, numri i familjeve me asistencë sociale ka shënuar rënie.

Sipas ASK-së, 20.810 familje kanë marrë asistencë sociale nga buxheti i shtetit të Kosovës në gusht të vitit 2023, që do të thotë 3.817 familje më pak se në periudhën e njëjtë të vitit 2022. Asistencë sociale - nga 60 deri në 180 euro në muaj, varësisht numrit të anëtarëve - u jepet familjeve me kushte të vështira financiare dhe që nuk kanë asnjë anëtar të punësuar. Me mbi 1.7 milion banorë, Kosova ka pagën më të ulët minimale në Evropë, që sillet nga 130 deri në 170 euro në muaj. Ndërkaq, paga mesatare në vend është 520 euro.

Marrë nga REL

ramadush gashi bpv arian lumezi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj