Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Kjo ishte një nga aferat më të bujshme në Maqedoninë e Veriut dhe ndodhi gjatë qeverisjes së ish-kryeministrit të arratisur, Nikolla Gruevski.
MAQENDONIA E VERIUT-Gjykata Penale e Shkupit të martën e pranoi kërkesën e Prokurorisë Publike për ndërprerjen e procesit gjyqësor për “aferën e përgjimeve”, për shkak të vjetërsimit të lëndës dhe ndryshimeve të reja në Kodin Penal, të cilat parashikojnë lehtësira për një sërë veprash që kanë të bëjnë me shpërdorim të detyrës zyrtare.
Ky vendim nënkupton se do të lihen të lirë ish-drejtori i Policisë Sekrete të Maqedonisë së Veriut, Sasho Mijallkov, dhe pesë ish-zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për përgjimin e mbi 20 mijë qytetarëve maqedonas, përfshirë politikanë, deputetë, gazetarë, klerikë, opozitarë dhe të tjerë në periudhën nga viti 2013 deri në vitin 2016.
Kjo ishte një nga aferat më të bujshme në Maqedoninë e Veriut dhe ndodhi gjatë qeverisjes së ish-kryeministrit të arratisur, Nikolla Gruevski.
“Konsideroj se ka bazë për zbatimin e dispozitave më të lehta ligjore që bazohen në ndryshimet e fundit në Kodin Penal dhe propozoj që gjykata të sjellë vendimin e duhur. Ky vendim duhet të ketë parasysh edhe zbatimin efikas të së drejtës materiale mbi vjetërsimin e ndjekjeve penale”, tha prokurorja Lençe Ristovska, kërkesa e së cilës u pranua nga trupi gjykues.
Më 2021, Mijallkovit dhe bashkëpunëtorët e tij u dënuan me gjithsej 55 vjet burgim nga një gjykatë e shkallës së parë pas një procesi të gjatë gjyqësor që kishte nisur më 2017 dhe pasi dëgjimit të 200 dëshmitarëve.
Por, më 2022, Gjykata e Apelit e shfuqizoi dënimin e tyre me arsyetimin se kishte “lëshime procedurale gjatë gjykimit në shkallën e parë” dhe rastin u ktheu në rigjykim.
Afera e përgjimeve u publikua në vitin 2015 nga Zoran Zaev, lideri i atëhershëm i Lidhjes Social Demokrate dhe nga viti 2017 kryeministër i Maqedonisë së Veriut.
Kjo aferë kishte shkaktuar protesta e tensione të shumta në Maqedoninë e Veriut që çuan në rrëzimin e Nikolla Gruevskit nga pushteti dhe në zgjedhjet e parakohshme parlamentare./REL
Mbreti Abdullah JORDANI- Mbreti Abdullah i Jordanisë thotë se vendi i tij nuk është gati të pranojë refugjatë pales...
Tajlande TAJLANDË-Tragjedia vijon në Tajlandë, ku prej javësh nga muajit e fundit kanë humbur jetën dhjetra persona. Dit&eum...
Takimi Vuçiç-Xi Jinping PEKIN-Alekasandër Vuçiç, Presidenti i Serbisë gjatë takimit që ka patur me udh&eum...
Gaza SPANJË- Anëtarët e Qeverisë majtiste të Spanjës e kanë kritikuar ofensivën ushtarake të Izraelit n&e...
Vladimir Putin dhe Aleksandër Vuçiç KINË- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha të martën s...
BRITANI-Një grua ruse i ka mbijetuar një ndërhyrje kirurgjikale pas dhimbjeve therrëse në kokë, duke lënë pas një...
foto ilustruese IZRAEL- Ndërsa Izraeli i përgjigjet sulmeve të 7 tetorit nga Hamasi, ai ka hedhur bomba në Gaza, ka mbyllur furniz...
Olaf Scholz dhe Benjamin Netanyahu IZRAEL- Kancelari gjerman Olaf Scholz gjatë ka paralajmëruar armiqtë e Izraelit që të...
Foto nga albumi i Time Out BRITANI-Një lagje artistike e Madridit, një lagje "xhep" e Melburnit dhe një zonë në zhvillim në M...
SHBA- Kina ka nisur një të dërguar të posaçëm për Lindjen e Mesme për të ndërmjetësuar armëpushi...