LIVE UPDATES
Bota

Izraelitët dhe palestinezët përballen me vështirësi për të strehuar të zhvendosurit

Deri më tani, shumë nga 200,000 të evakuuarit izraelitë që kanë ikur nga sulmet e Hamasit në jug dhe të Hezbollahut në veri, janë strehuar në hotele në gjithë Izraelin.

25 Tetor 2023, 16:46 Nga r.ll
Izraelitët dhe palestinezët përballen me vështirësi
foto ilustruese

IZRAEL- Zyrtarët e Kombeve të Bashkuara thanë se sulmet izraelite dhe kërcënimi me ndërhyrje tokësore kanë zhvendosur 600,000 njerëz në Rripin e Gazës. Ndërkohë, rreth 200,000 izraelitët e evakuuar për shkak të sulmeve të Hamasit, po qëndrojnë nëpër hotele dhe bujtina në qytetin turistik Eilat derisa Izraeli po ndërton qytete me tenda për t’i strehuar ata.

Një qytezë tendash po ngrihet në hapësirën e Qendrës së Konventave në periferi të Tel Avivit për grupin më të ri të të evakuuarve izraelitë, që tani po braktisin qytetet dhe fshatrat afër kufirit me Libanin për shkak të kërcënimit nga sulmet me raketa të Hezbollahut dhe depërtimeve të militantëve në atë pjesë.

Deri më tani, shumë nga 200,000 të evakuuarit izraelitë që kanë ikur nga sulmet e Hamasit në jug dhe të Hezbollahut në veri, janë strehuar në hotele në gjithë Izraelin. Organizata sportive dhe edukuese Kfar Maccabi është njëra nga organizatat që po ndihmojnë në ndërtimin e qytetit me tenda.

“Këtu po bëjmë përpjekje të strehojmë 200 të evakuuar nga pjesa veriore e Izraelit. Kemi vendosur 30 tenda, për t’ua lehtësuar kushtet e jetës sa të jetë e mundur,” thotë zoti Amir Gissin, drejtues i organizatës sportive Kfar Maccabi
Zoti Gissin thotë se tendat i bëjnë ballë motit të ligë nëse lufta vazhdon deri në dimër. Ai thotë se sfida me të cilën përballen është siguria e banorëve, andaj e kanë kufizuar numrin e tyre në 200 ngaqë kaq është numri i njerëzve që mban streha më e afërt për t’u mbrojtur nga raketat e hedhura nga Gaza.

Edhe qyteti turistik Eilat ka përmbushur kapacitetin e vet me të zhvendosurit nga vendbanimet afër Gazës dhe punonjësit po ngrenë një vendbanim tendash për 400 të zhvendosur të rinj nga veriu i Izraelit.

Banorët e vendbanimit Kerem Shalom, që gjendet vetëm 30 metra nga kufiri me Gazën, janë strehuar në një hotel në Eilat, që në kohë të qeta është destinacion i famshëm turistik në Detin e Kuq, një ngushëllim i vogël përballë temrrit që përjetuan.

“Shumë njerëz janë aq të tmerruar dhe të traumatizuar sa që nuk guxojnë të dalin nga hoteli. Prandaj, të jetosh në tendë të bën të ndihesh i pambrojtur dhe nuk na e jep ndjenjën e sigurisë që na duhet. Na duhet të rigjejmë besimin në njerëz dhe ta rindërtojmë forcën tonë e të ndihemi të sigurtë,” tha zonja Bruria Carni Hadas, një banore e zhvendosur nga vendbanimi Kerem Shalom.

Në Gaza, qindra mijëra palestinezë kanë ikur nga shtëpitë e tyre në pjesën veriore të enklavës për shkak të bombardimeve të fuqishme nga aeroplanët ushtarak izraelitë dhe paralajmërimi i Izraelit për të lëvizuar drejt pjesës jugore të Rripit të Gazës në prag të sulmit të paralajmëruar tokësor. Shumë prej tyre po jetojnë nëpër tenda të ngritura nga agjencitë e Kombeve të Bashkuara para më shumë se dy javëve.

“Jam në këtë tendë prej nëntë ditësh dhe nuk po mundem t’i laj fëmijët. Nuk kam ujë. Nuk kam vend për t’i larë. Nuk gjej rroba të pastra për ta. Nuk kam vend të pastër për t’i ulur. Jam e trishtuar për fëmijët e mi. Kolliten dhe u rrjedhin hundët natën. Djali i madh është me azmë,” tha zonja Sojood Najm, banore e zhvendosur e Gazës.
Nuk ka shenja se lufta ndërmjet Izraelit dhe Hamasit do të përfundojë së shpejti, që do të thotë se mijëra njerëz nga dy anët e konfliktit kanë diçka të përbashkët: i pret një dimër i ftohtë në tenda./VOA

lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj