Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Kështu u tha pas takimit që ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç, zhvilloi më 25 tetor me homologun e tij turk, Jashar Guler. Turqia ka marrë komandën e KFOR-it në tetor.
SERBI- Serbia insiston që vetëm pjesëtarët e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, të dislokohen në kufi, në anën e Kosovës.
Kështu u tha pas takimit që ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç, zhvilloi më 25 tetor me homologun e tij turk, Jashar Guler. Turqia ka marrë komandën e KFOR-it në tetor.
“Ne fuqishëm inkurajojmë një komunikim të drejtpërdrejtë mes shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë dhe komandantit të KFOR-it dhe ne insistojmë që vetëm pjesëtarët e KFOR-it të jenë të pranishëm përgjatë vijës administrative nga ana e ‘Kosovës dhe Metohisë’. Po ashtu të vazhdojnë patrullimet e përbashkëta të pjesëtarëve të Ushtrisë Serbe me ata të KFOR-it përgjatë vijës administrative”, tha Vuçeviç.
Serbia, që nuk e njeh Kosovën, e quan vijë administrative vijën kufitare me Kosovën. Kufiri i Kosovës me Serbinë ruhet nga Policia Kufitare e Kosovës dhe pjesëtarët e KFOR-it.
Vuçeviç tha se siguria në Kosovë “ishte tema kryesore e bisedës” me homologun e tij turk.
“Ne jemi të inkurajuar nga garancitë që morëm nga zoti Guler lidhur me sigurinë e komunitetit serb”, shtoi ai.
Sipas njoftimit, Vuçevi ka përsëritur qëndrimin e Beogradit se serbët në Kosovë “nuk kanë problem me praninë e pjesëtarëve të KFOR-it dhe prania e tyre ulë tensionet dhe çon drejt shtensionimit”.
Raportet midis Kosovës dhe Serbisë u përkeqësuan edhe më shumë pas sulmit të një grupi të armatosur të serbëve ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator. Përgjegjësinë për sulmin e mori Millan Radoiçiç, ish-nënkryetar i Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë që ka mbështetjen e Beogradit.
Për Radoiçiqin, Prishtina ka paraqitur edhe incizime me dronë ku shihet duke marrë pjesë në sulmin në Banjskë, që Kosova e cilëson sulm terrorist. Serbia ka thënë se nuk do ta ekstradojë atë në Kosovë. Aktualisht ai është duke u hetuar edhe në Kosovë edhe në Serbi, por për krime të ndryshme.
Turqia ka raporte intensive diplomatike me Kosovën dhe është një prej investitorëve më të mëdhenj në të dyja shtetet. Kosova dhe Turqia kanë po ashtu bashkëpunim ushtarak dhe Prishtina ka blerë armë nga Ankaraja për Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK).
Ky bashkëpunim është kritikuar nga Serbia. Gjatë takimit me ministrin turk, Vuçeviç po ashtu ka folur për armatosjen e FSK-së nga Turqia.
“Jam i kënaqur, nuk them me premtimet apo garancitë, por me mesazhet që morëm nga Guleri lidhur me armatosjen e FSK-së”, tha Vuçeviç.
Ndërkaq, Guler tha se Turqia mbështet paqen, stabilitetin dhe pjesëmarrjen e shteteve të Ballkanit në organizata ndërkombëtare, por edhe anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian. Ai shtoi se Turqia vlerëson se dialogu është mënyra e vetme për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në rajon.
“Shteti ynë, që ka marrë komandën e KFOR-it, do të vazhdojë t’i japë prioritet stabilitetit, sigurisë dhe rendit”, tha Guler./REL
Ayatollah Ali Khamenei IRAN- Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, ka akuzuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për dr...
Foto ilustruese BRITANI- Një aeroplan i Mbretërisë së Bashkuar me 21 tonë ndihma humanitare për Gazën është rr...
Glauk Konjufca KOSOVË- Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se propozimi i Bashkimit Evropian, i cilësuar si propozim mo...
Minatorët e Trepçës KOSOVË- Minatorët e minierës së Trepçës në Stantwrg, të cilë...
eli cohen IZRAELI- Izraeli nuk do t'u japë zyrtarëve të OKB-së viza për të hyrë në vend, ka thënë minist...
foto ilustruese MEKSIKË- Banorët e dikur portit magjepsës të Meksikës, Akapulko, dhe qyteteve bregdetare përreth, janë p...
Foto ilustruese] JERUZALEM - Numri i vdekjeve në Gaza nga bombardimet izraelite u rrit në 6,546 sot, që është pothuajse 800 m...
Matteo Salvini ITALI- Zëvendëskryeministri i Italisë, Matteo Salvini i ka cilësuar komentet e liderit turk, Erdogan për Hamasin s...
Gaza IZRAEL- Në bilancin e fundit të publikuar, Organizata Botërore e Shëndetësisë në Palestinë bën me di...
Momenti i luftes IZRAEL-Momenti në të cilin ushtria izraelite zmbraps tentativën e pushtimit të Hamasit, nga deti, ësht&...