LIVE UPDATES
Bota

Analiza: Çfarë pritet nga përpjekja e Trump për paqe në Ukrainë pas takimit Putin-Witkoff?

Gjatë një bisede telefonike, ai u tha liderëve evropianë dhe presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, se dëshiron të takohet me Putinin ndoshta javën e ardhshme dhe më pas të mbajë një samit me Putinin dhe Zelenskyn, derisa i avancon përpjekjet për paqe.

7 Gusht 2025, 20:17 Nga E. D
Analiza: Çfarë pritet nga përpjekja e Trump për paqe
Steve Witkoff

SHBA- Pas takimit të të dërguarit të posaçëm amerikan, Steve Witkoff, me presidentin rus, Vladimir Putin, në Kremlin më 6 gusht, ku u diskutua lufta e Moskës kundër Ukrainës, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se palët bënë “përparim të madh”, por më pas u tha gazetarëve se nuk e sheh këtë si “përparim vendimtar”.

Gjatë një bisede telefonike, ai u tha liderëve evropianë dhe presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, se dëshiron të takohet me Putinin ndoshta javën e ardhshme dhe më pas të mbajë një samit me Putinin dhe Zelenskyn, derisa i avancon përpjekjet për paqe.

Rusia duket e entuziazmuar për një takim ballë për ballë mes Trumpit dhe Putinit, por duket shumë më e ftohtë ndaj idesë së një samiti trepalësh. Ndërkohë, nuk është e qartë nëse do të hyjnë në fuqi sanksionet që Trumpi ka kërcënuar se do t'i vendosë në mungesë të një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës.

Pas takimit Putin-Witkoff, kanë lindur tri pyetje kryesore dhe këto janë përgjigjet e mundshme.

Disa orë pas takimit në Moskë, sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se Trump do të vendosë brenda 24-36 orëve nëse do të ecë përpara me vendosjen e sanksioneve të reja ndaj Rusisë dhe vendeve që blejnë naftën e saj – pra deri në afatin e 8 gushtit që vetë Trump i kishte dhënë Moskës për t’i dhënë fund luftës.

Në çdo rast, Putin ka fituar diçka që gjithmonë e ka dëshiruar – një vend në tryezë me Shtetet e Bashkuara, fillimisht përmes takimit me Witkoffin, dhe më pas, nëse ndodh, takimi i tij i parë me një president amerikan pas më shumë se katër vjetësh dhe i pari me Trumpin që kur ky mori detyrën për mandatin e tij të dytë presidencial në janar.

Si Trumpi, ashtu edhe Yuri Ushakov, këshilltari kryesor i Putinit për politikën e jashtme, kanë thënë se dy presidentët mund të takohen që javën e ardhshme.

Putini pritet të përfitojë më së shumti nga një takim dypalësh, i cili për momentin do të linte Zelenskyn dhe mbështetësit e tij evropianë jashtë loje.

“Trump dhe Putin ishin në një qorrsokak prej kur Trump shpalli afatin e tij”, shkroi analisti dhe profesori i politikës ruse, Sam Greene, në platformën Bluesky më 6 gusht.

“Këto bisedime të propozuara – nëse, sigurisht, ndodhin – janë një rrugëdalje. Mjaftueshëm përparim që Trump të thotë se kërcënimet e tij funksionuan, por jo aq sa të duket se Putini është dorëzuar. Por, është një lëvizje më e mirë për Rusinë sesa për këdo tjetër”.

Kjo do të varet pjesërisht nga qëndrimi i Rusisë, e cila vazhdimisht e ka refuzuar idenë e një takimi me Zelenskyn, duke sugjeruar se ai duhet të ndodhë vetëm kur palët të jenë pranë nënshkrimit të një marrëveshjeje paqeje – jo thjesht një armëpushimi.

Ai moment duket ende shumë larg, duke pasur parasysh hendekun e madh mes qëndrimeve ruse dhe ukrainase për disa çështje madhore, përfshirë territorin dhe sigurinë, pavarësisht tre rundeve të bisedimeve të drejtpërdrejta në Turqi që nga mesi i majit. Putin e kishte refuzuar ofertën e Zelenskyt për t’u takuar ballë për ballë që në raundin e parë të negociatave në Stamboll.

Ndërsa Zelensky e promovoi idenë e një takimi trepalësh me Trumpin në komentet e tij më 7 gusht, Ushakov e minimizoi atë:

“Ne propozojmë, para së gjithash, të përqendrohemi në përgatitjen e një takimi dypalësh me Trumpin dhe e konsiderojmë më të rëndësishme që ky takim të jetë i suksesshëm dhe produktiv”.

Më vonë gjatë asaj dite, Putini tha se nuk ka asgjë kundër një takimi me Zelenskyn, por se “duhet të krijohen disa kushte” dhe se për momentin ato kushte janë “shumë larg”, raportoi agjencia Interfax.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, në një intervistë për Fox Business më 6 gusht, sugjeroi se mund të kalojë kohë para se të ketë baza për një samit trepalësh mes Trumpit, Zelenskyt dhe Putinit.

“Nëse arrijmë të afrojmë mjaftueshëm atë që ukrainasit do të pranojnë dhe atë që rusët do të pranojnë, atëherë mendoj se ka mundësi që presidenti të zhvillojë një takim që përfshin si Putinin, ashtu edhe Zelenskyn, për të përmbyllur këtë çështje”, tha ai.

Ndërkohë, për Putinin, një takim me Trumpin mund të jetë një mundësi për ta shtyrë SHBA-në të pajtohet me disa nga kushtet e Rusisë për një armëpushim apo marrëveshje paqeje, dhe për të provuar që të bindë Uashingtonin të ushtrojë presion mbi Kievin që t’i pranojë ato para se të zhvillohen bisedime trepalëshe.

Në javët e fundit, Trump ka kritikuar shpesh Putinin, duke thënë se Shtetet e Bashkuara “dëgjojnë shumë budallallëqe” prej tij dhe duke e akuzuar për vrasjen e civilëve përmes sulmeve të pandërprera ajrore në Ukrainë, pavarësisht se ai thotë se dëshiron paqe.

Trump nuk dha hollësi se çfarë nënkuptonte “përparimin e madh” që tha se u arrit në takimin Witkoff-Putin. Rubio sugjeroi se rezultati kryesor ishte se SHBA-ja tani ka “një ide më të mirë të kushteve nën të cilat Rusia do të ishte e gatshme të përfundonte luftën”.

“Mendoj se elementët kyç të çdo fundi të luftës do të jenë territorialë” dhe se nëse do të ketë paqe, “duhet të ketë lëshime nga rusët dhe nga ukrainasit, sigurisht edhe nga këta të fundit”, tha Rubio.

Rusia pushtoi Krimenë dhe pjesë të lindjes së Ukrainës në vitin 2014 dhe tani kontrollon rreth një të pestën e vendit, përfshirë pothuajse të gjithë rajonin e Luhanskut dhe pjesë të mëdha të Donjeckut, Zaporizhjës dhe Hersonit – të cilat Moska pretendon padrejtësisht se i përkasin Rusisë.

Përveç neutralitetit të Ukrainës dhe kufizimeve të rrepta për madhësinë e ushtrisë së saj, një nga kushtet e deklaruara të Moskës për një marrëveshje paqeje është tërheqja e Ukrainës dhe njohja ndërkombëtare e këtyre rajoneve si ruse – diçka që Kievi e quan të papranueshme.

Putini dhe zyrtarë të tjerë rusë kanë thënë vazhdimisht se Moska synon t’i marrë këto katër rajone tokësore me forcë, nëse nuk mund ta bëjë këtë përmes negociatave, dhe nuk ka shenja publike të ndonjë ndryshimi të këtij pozicioni – edhe pse analistët ushtarakë thonë se forcat ruse do ta kishin shumë të vështirë ta arrinin këtë objektiv në një të ardhme të afërt.

Ilan Berman, nënkryetar ekzekutiv i Këshillit Amerikan për Politikën e Jashtme dhe anëtar i bordit të Radios Evropa e Lirë, tha se dyshon që Rusia është e gatshme të bëjë lëshime.

“Është e vështirë të imagjinohet që kërkesat e palës ruse në tryezën e negociatave të ndryshojnë nga objektivat që ajo po përpiqet t'i arrijë në fushëbetejë”, tha Berman për Shërbimin rus të Radios Evropa e Lirë.

“Kremlini deri më tani nuk është tërhequr nga kërkesat e tij maksimaliste dhe nuk ka arsye të besohet se Moska është gati për kompromis, madje as për çështje të vogla”.

Tatyana Stanovaya, studiuese në Qendrën Carnegie për Rusinë dhe Euroazinë, tha gjithashtu se Rusia duket e papërgatitur të ndryshojë qëndrim ose t'i zbusë kërkesat e saj.

“Nuk vërej ndonjë ndryshim thelbësor në taktikat e Rusisë ndaj Trumpit ose Ukrainës”, shkroi ajo në X - që më herët njihej me emrin Twitter.

“Witkoff udhëtoi në Moskë dhe dëgjoi saktësisht atë që do të kishte dëgjuar pavarësisht presionit të sanksioneve: që lufta mund të përfundojë në çdo moment, me kusht që të adresohen të ashtuquajturat ‘shkaqe rrënjësore’”.

“Sido që të formulohen këto kushte, ato reduktohen në të njëjtin kërkesë: Ukraina të ndalojë rezistencën, Perëndimi t'i ndalojë furnizimet me armë dhe Kievi t'i pranojë kushtet e Rusisë, që në thelb përbëjnë një kapitullim de facto”./REL

steve witkoff

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës