19 Qershor 2026, 16:32
Nga E. D
foo ilustruese
IZRAEL- Izraeli dhe Hezbollahu kanë arritur marrëveshje për armëpushim të premten, disa orë pas sulmeve ajrore izraelite në jug të Libanit. Armëpushimi mes tyre vjen dy ditë pasi hyri në fuqi një memorandum paqeje mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit.
Forcat e Mbrojtës së Izraelit (IDF) konfirmuan të premten pasdite se armëpushimi mes Izraelit dhe Hezbollahut është tashmë në fuqi.
Zëdhënësi i IDF-së, Effie Defrin, tha në një deklaratë: "Ne jemi në armëpushim. IDF-ja është e përgatitur të vazhdojë luftimet nëse do t’i kërkohet ta bëjë këtë".
Ndërkohë, një zyrtar i lartë amerikan i tha më herët agjencisë së lajme Reuters se, “pas shkëmbimit të zjarrit më herët gjatë ditës së sotme, Izraeli dhe Hezbollahu tani janë në armëpushim”.
Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara, Katari dhe Irani ndihmuan në arritjen e marrëveshjes për armëpushim
Izraeli ka kryer sulme kundër militantëve të Hezbollahut në Liban që nga 2 marsi, dy ditë pas fillimit të luftës SHBA-Izrael kundër Iranit, kur forcat e Hezbollahut hapën zjarr në mbështetje të Teheranit.
Irani ka shprehur vazhdimisht mbështetje të fortë për Libanin dhe e ka lidhur konfliktin me një zgjidhje më të gjerë rajonale.
Hezbollah është grup militant dhe parti politike që kontrollon një pjesë të madhe të Libanit jugor. Ai konsiderohet organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Bashkimi Evropian e ka futur në listën e zezë krahun e tij të armatosur.
Një armëpushim që ka qenë në fuqi që nga 17 prilli dhe që u zgjat më vonë në prill, maj dhe qershor, i kishte kufizuar luftimet mes Izraelit dhe Hezbollahut, por nuk i kishte ndalur ato plotësisht.
Qindra njerëz janë vrarë në sulme që prej atëherë, dhe palët e kanë akuzuar njëra-tjetrën për shkelje të shumta të marrëveshjes.
Ndërkohë, Irani dhe Shtetet e Bashkuara njoftuan më 17 qershor arritjen e një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës.
Pika e parë e marrëveshjes mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit parashikon ndërprerjen e menjëhershme dhe të përhershme të operacioneve ushtarake në të gjitha frontet, përfshirë edhe Libanin.
Marrëveshja angazhon gjithashtu të gjitha palët për të garantuar integritetin territorial dhe sovranitetin e Libanit.
Memorandumi i mirëkuptimit, i ndërtuar mbi 14 pika, përfshin rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, zotimin e Iranit për të mos zotëruar kurrë armë bërthamore, një plan prej 300 miliardë dollarësh për rindërtimin e Iranit, si dhe heqjen e të gjitha llojeve të sanksioneve ndaj Iranit.
Zyrtarët amerikanë kanë deklaruar më herët se, megjithëse Libani përfshihet në kuadrin e armëpushimit, tërheqja e forcave izraelite nga territori libanez nuk është kusht i marrëveshjes dhe se Izraeli do të vazhdojë të ruajë të drejtën për vetëmbrojtje./REL
Bota
19 Qershor 2026, 13:20
E.d
Donald Trump dhe Giorgia Meloni
ITALI- Një debat i papritur pas samitit të G7 në Evoprian, filloi nga Presidenti i SHBA-së&n...
Bota
19 Qershor 2026, 12:21
E.d
Foto ilustruse
Serbia është në prag të ratifikimit të Marrëveshjes për ekstradim me Kinën, pavarësisht analiza...
Bota
19 Qershor 2026, 10:46
E.d
Parastu Ahmadi
IRAN- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Iran ku një këngëtare është dënuar me 7...
Bota
19 Qershor 2026, 09:35
David M. Halbfinger
Benjamin Netanyahu dhe Donald Trump
IZRAEL- Izraeli u zgjua të enjten përballë një realiteti të ri të frikshëm, ndë...
Bota
19 Qershor 2026, 09:02
E.d
Foto ilustruse
IRAN- Zyrtarë të lartë iranianë kanë bërë me dije se ekziston një mosbesim i thellë ndaj marr&e...
Bota
19 Qershor 2026, 08:47
E.d
Pamje
SHBA- Ushtria amerikane ka goditi një tjetër motoskaf që po transportonte drogë në Oqeanin Paqësor lindo...
Bota
19 Qershor 2026, 08:34
E.d
Foto ilustruse
LIBAN- Konflikti mes Izraelit dhe Libanit, vijon të jetë aktiv ndërsa sulme të shumta janë shënuar gjatë ...
Bota
19 Qershor 2026, 08:28
E.d
Foto ilustruse
SHBA- Ministria e jashtme zvicerane ka deklaruar se bisedimet e planifikuara midis Iranit dhe SHBA-së në vendpushimin malor B...
Bota
19 Qershor 2026, 08:20
E.d
Foto ilustruse
Kancelari gjerman Merz e përshëndeti nënshkrimin e marrëveshjes SHBA-Iran dhe tha se Gjermania mund të ndihmojë...
Bota
19 Qershor 2026, 08:17
E.d
Foto ilustruse
Në Oqeanin Paqësor po zhvillohet një El Niño potencialisht ekstrem, një fenomen klimatik që mund të ndi...