26 Prill 2023, 19:31
Nga a.l
Jair Bolsonaro
BRAZIL- Ish-presidenti brazilian Jair Bolsonaro ka dëshmuar sot në selinë e Policisë Federale për veprimet e tij në lidhje me sulmet e 8 janarit në ndërtesat qeveritare në kryeqytet. Një javë pasi pasardhësi i tij i majtë Luiz Inácio Lula da Silva mori detyrën, mbështetësit e Bolsonaros bastisën dhe shkatërruan ndërtesat e Gjykatës së Lartë, Kongresit dhe pallatit presidencial. Qindra prej tyre pritet të dalin në gjyq.
Prokurori i Përgjithshëm i Brazilit, Augusto Aras, tha në fillim të këtij muaji se Bolsonaro inkurajoi kryerjen e krimeve kundër sundimit të ligjit. Ish-presidenti ishte larguar nga vendi pas humbjes së tij dhe po qëndronte në Orlando, Florida gjatë sulmeve.
Bolsonaro kurrë nuk e kishte pranuar hapur humbjen në garën më të ngushtë presidenciale që nga kthimi i Brazilit në demokraci mbi tre dekada më parë. Ai gjithashtu bëri pretendime të pabaza që sollën dyshime për besueshmërinë e sistemit elektronik të votimit të Brazilit. Shumë nga mbështetësit e tij të vendosur ende besojnë se zgjedhjet ishin të falsifikuara, megjithëse nuk ka prova, shkruajnë mediat e huaja.
jair bolsonaro
Bota
26 Prill 2023, 19:25
a.l
Zorana Mihajloviç
SERBI- Ish-ministrja dhe ish-nënkryetarja e qeverisë së Serbisë, Zorana Mihajloviç, tha se Partia Progr...
Bota
26 Prill 2023, 19:17
a.l
Një avion luftarak rus MiG-31
RUSI- Një avion luftarak rus MiG-31 u rrëzua në rajonin verior të Murmansk të mërkur...
Bota
26 Prill 2023, 19:08
a.l
Rekrutimi i ushtarëve
RUSI- Prokuroria ruse regjistroi 15 mijë raste të mobilizimit të paligjshëm të qytetarëve, duke iu...
Bota
26 Prill 2023, 19:03
a.l
Eksporti i grurit
UKRAINË- Ministri rumun i Bujqësisë, Petre Daea deklaroi sot se Komisioni Evropian do të ndalojë eksportet e dri...
Bota
26 Prill 2023, 18:55
a.l
Aleksandër Lukashenko dhe Vladimir Putin
RUSI-Ushtria bjelloruse zhvilloi stërvitje për përdorimin e municioneve bërthamore takti...
Bota
26 Prill 2023, 18:47
a.l
Foto ilustruese
GREQI- Një tjetër rast tronditës i abuzlimi seksual është rportuar në Greqi. Mediat vendase raportojnë s...
Bota
26 Prill 2023, 18:47
A.B
Disney dhe Ron DeSantis
SHBA- Disney ka akuzuar Guvernatorin e Floridës Ron DeSantis për organizimin e një fushate të "hakmarrjes ...
Bota
26 Prill 2023, 18:37
a.l
Igor Korotchenko
RUSI- Një ekspert ushtarak rus, Igor Korotchenko i ka kërkuar Kremlinit që të dëbojë rreth 70-80 për q...
Bota
26 Prill 2023, 18:18
a.l
Vjosa Osmani
KOSOVË- Presidentja Vjosa Osmani gjatë vizitës në Maqedoni të Veriut iu është drejtuar deputetëv...
Bota
26 Prill 2023, 18:03
a.l
Gustavo Petro
KOLUMBI- Presidenti kolumbian Gustavo Petro ka bërë thirrje për dorëheqjen e të gjithë kabinetit të ...