26 Prill 2023, 19:08
Nga a.l
Rekrutimi i ushtarëve
RUSI- Prokuroria ruse regjistroi 15 mijë raste të mobilizimit të paligjshëm të qytetarëve, duke iu referuar zëvendësprokurorit të parë të përgjithshëm të Rusisë, Anatoly Razinkin. Sipas tij, të gjitha “aktivitetet e paarsyeshme të rekrutimit” aktualisht janë ndërprerë.
Në bazë të numrit të të mobilizuarve që nga shtatori i vitit të kaluar, të publikuar nga Ministria ruse e Mbrojtjes, pothuajse një në njëzet rekrutë i është nënshtruar aktiviteteve të paligjshme.
Më 21 shtator të vitit të kaluar, Vladimir Putin shpalli mobilizim të pjesshëm, për vazhdimin e pushtimit në territorin e Ukrainës. Sipas të dhënave zyrtare, mbi 300 mijë rusë që gjenden në përbërjen rezervë, janë thirrur për shërbimin ushtarak. Gjatë mobilizimit, nëpër rajone janë zbuluar shkelje të shumta: në luftë janë thirrur baballarë me më shumë se dy fëmijë, persona me probleme shëndetësore, pa përvojë luftarake dhe mbi moshën e kufizuar.
Në fund të vitit të kaluar, pas ankesave të shumta, Andrey Kartapolov, kryetar i Komitetit të Mbrojtjes në Dumën Shtetërore, tha se 10 mijë njerëz të mobilizuar ilegalisht, janë kthyer në shtëpi.
Megjithatë, nuk ka statistika zyrtare se sa persona, që nuk përshtaten në kategoritë e shërbimit ushtarak, mbeten në front dhe përpiqen të kontestojnë paligjshmërinë e statusit të tyre. Ka raportime të rregullta në media për rekrutët që dërgohen në vijën e parë të frontit, pa stërvitje dhe furnizime të duhura. Sipas burimeve të hapura, numri i të mobilizuarve dhe të vrarëve në territorin e Ukrainës, lëvizë në disa qindra./REL
lufta ukraine-rusi
Bota
26 Prill 2023, 19:03
a.l
Eksporti i grurit
UKRAINË- Ministri rumun i Bujqësisë, Petre Daea deklaroi sot se Komisioni Evropian do të ndalojë eksportet e dri...
Bota
26 Prill 2023, 18:55
a.l
Aleksandër Lukashenko dhe Vladimir Putin
RUSI-Ushtria bjelloruse zhvilloi stërvitje për përdorimin e municioneve bërthamore takti...
Bota
26 Prill 2023, 18:47
a.l
Foto ilustruese
GREQI- Një tjetër rast tronditës i abuzlimi seksual është rportuar në Greqi. Mediat vendase raportojnë s...
Bota
26 Prill 2023, 18:47
A.B
Disney dhe Ron DeSantis
SHBA- Disney ka akuzuar Guvernatorin e Floridës Ron DeSantis për organizimin e një fushate të "hakmarrjes ...
Bota
26 Prill 2023, 18:37
a.l
Igor Korotchenko
RUSI- Një ekspert ushtarak rus, Igor Korotchenko i ka kërkuar Kremlinit që të dëbojë rreth 70-80 për q...
Bota
26 Prill 2023, 18:18
a.l
Vjosa Osmani
KOSOVË- Presidentja Vjosa Osmani gjatë vizitës në Maqedoni të Veriut iu është drejtuar deputetëv...
Bota
26 Prill 2023, 18:03
a.l
Gustavo Petro
KOLUMBI- Presidenti kolumbian Gustavo Petro ka bërë thirrje për dorëheqjen e të gjithë kabinetit të ...
Bota
26 Prill 2023, 17:54
a.l
Parlamenti Evropian
Komiteti i Posaçëm për Ndërhyrjet e Huaja i Parlamentit Evropian, tha të mërkurën se Rusia shfryt...
Bota
26 Prill 2023, 17:55
A.B
Ilaci
SHBA- Një "luftë civile" midis profesionistëve të shëndetësisë është shkaktuar nga rritja e disponu...
Bota
26 Prill 2023, 17:42
a.l
Vrasje në Itali
ITALI- Vrasje dyfishtë në Itali. Mediat vendase raportojnë se një çift bashkëshortësh janë ...