LIVE UPDATES
Bota

Ish-ndihmësi i Sekretarit amerikan të Shtetit: Kurti abuzoi me besimin e SHBA-së

Daniel Fried supozon se arsyet e SHBA-së bazohen në injorimin që u bëri Kurti paralajmërimeve të tyre dhe në të konsideruarit e mbështetjes së SHBA-së si të mirëqenë – çfarë ka qenë gabim dhe e habitshme.

7 Qershor 2023, 09:41 Nga f.i
Ish-ndihmësi i Sekretarit amerikan të Shtetit: Kurti abuzoi me besimin
Daniel Fried

KOSOVË- Grindja me amerikanët i dëmton interesat e Kosovës, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë Daniel Fried, ish-ndihmës i sekretarit amerikan të Shtetit. Sipas tij, SHBA-ja nuk ka qenë kurrë kaq e zemëruar me Qeverinë e Kosovës dhe një gjë e tillë është “mjaft shqetësuese”. Kryeministri Albin Kurti dhe ekipi i tij “e kanë marrë mbështetjen amerikane si të mirëqenë. Ata kanë abuzuar me besimin amerikan në atë mënyrë që do të jetë e vështirë për ta që ta rregullojnë”, thotë Fried.

Reagimi vjen pas kritikave të ashpra që bëri i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në adresë të Kurtit, të cilin e fajësoi për mungesë bashkëpunimi në shtensionimin e situatës në veri të Kosovës. Tensionet në këtë pjesë të vendit, të banuar me shumicë serbe, janë të larta qysh më 26 maj, kur kryetarët shqiptarë të komunave kanë marrë detyrën, përkundër rezistencës së banorëve lokalë.

Radio Evropa e Lirë: Zoti Fried, i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ishte shumë kritik ndaj Qeverisë së Kosovës për situatën e tensionuar në veri të vendit. Ai e kritikoi kryeministrin Albin Kurti për mungesë bashkëpunimi në uljen e tensioneve. Kurti, në anën tjetër, këmbëngul se nuk mund të bëjë kompromise për “republikën demokratike”. Cili është komenti juaj?

Daniel Fried: Është e qartë që Kosova është duke i injoruar shqetësimet e Shteteve të Bashkuara dhe duke vepruar në një mënyrë që ne nuk e inkurajojmë. Unë kurrë nuk e kam parë administratën e SHBA-së kaq të zemëruar me Qeverinë e Kosovës, jo në këta 15 vjet që nga shpallja e pavarësisë. Qeveria amerikane i ka inkurajuar kosovarët që të mos e bëjnë këtë problem në veri dhe kosovarët na kanë injoruar. Dhe, rezultatet janë pikërisht ato për të cilat i kemi paralajmëruar.

Unë nuk kam dyshim në supozimet e mia. Përndryshe nuk mund ta shpjegoj se përse ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, dhe Gabriel Escobar do të ishin aq të irrituar. Unë supozoj se ata i kanë arsyet e tyre. Unë supozoj se arsyet e tyre bazohen në injorimin që u bëri Kurti paralajmërimeve të tyre dhe në të konsideruarit e mbështetjes së SHBA-së si të mirëqenë – çfarë ka qenë gabim dhe e habitshme.

Ai [Kurti] e ka bërë presidentin e Serbisë [Aleksandar] Vuçiq të duket empatik. Nuk kam menduar se kjo është e mundur, marrë parasysh se serbët janë burim i problemit, sepse janë ata që refuzojnë ta njohin pavarësinë e Kosovës dhe refuzojnë ta njohin realitetin se Serbia nuk do ta ketë më kurrë [Kosovën]. Por, pavarësisht kësaj, Kurti ka arritur t’i dëmtojë marrëdhëniet me SHBA-në për asnjë interes që unë mund ta identifikoj. Është mjaft shqetësuese. Unë nuk e kam parë kurrë Qeverinë amerikane kaq të zemëruar me Qeverinë e Kosovës.

Radio Evropa e Lirë: Pra, mendoni se Kurti po shkon shumë larg në rrethanat aktuale…

Daniel Fried: Po, mendoj se ka bërë gabim në gjykime. Ai e definon sovranitetin e Kosovës në atë mënyrë që e bën të ndihet se mund të kërkojë asgjë tjetër, përveç maksimumit. Dhe, duke vepruar kështu, ai e ka bërë situatën e keqe edhe më të keqe.

Radio Evropa e Lirë: Escobar, duke folur për masat kundër Kosovës nëse Kurti nuk është konstruktiv, tha se SHBA-ja “nuk mund të planifikojë asgjë për Kosovën”… Çfarë do të thotë kjo për Kosovën?

Daniel Fried: Mendoj se ai po shpreh zhgënjimin e administratës [amerikane] me Kurtin dhe po e bën të qartë se Kurti dhe ekipi i tij e kanë marrë mbështetjen amerikane si të mirëqenë. Ata kanë abuzuar me besimin amerikan në atë mënyrë që do të jetë e vështirë për ta që ta rregullojnë, por më mirë të nisin e ta bëjnë një gjë të tillë.

E përsëris, burimi afatgjatë i problemit në marrëdhëniet Kosovë-Serbi vjen nga Beogradi, nga revanshizmi serb, ndërsa Kurti ka arritur të grindet me SHBA-në. Grindja me amerikanët i dëmton interesat e Kosovës në atë mënyrë që unë s’e kuptoj. Unë nuk e di se çfarë ka menduar Kurti.

Radio Evropa e Lirë: Escobari, po ashtu, e ka bërë të qartë se kjo situatë nuk ka të bëjë me popullin e Kosovës, por me një individ, duke aluduar te Kurti. Ku po e dërgon Kurti Kosovën?

Daniel Fried: Do të ishte më mirë që Kurti të ndërmerrte një hap prapa dhe të gjente një mënyrë që do t’i riparonte raportet me SHBA-në. Çdo drejtim tjetër mund të bëhet shumë më i kushtueshëm. Nuk e di se çfarë mbështetjeje ka brenda Kosovës, nëse shihet si ai që i ka thyer marrëdhëniet me SHBA-në, e cila, para së gjithash, ishte e para në mbështetjen e pavarësisë së Kosovës dhe sigurisë në Kosovë.

Radio Evropa e Lirë: Shumë në Kosovë pyeten se pse vetëm Kosova ndëshkohet, jo Serbia…

Daniel Fried: Kjo ka të bëjë, sipas të gjitha gjasave, me besimin e keq në Qeverinë e Kosovës. E thashë, burimi themelor i problemit është në Beograd. Që Shtetet e Bashkuara të jenë aq të zemëruara me Qeverinë e Kosovës, këtu duhet të ketë ndodhur një akt i keqbesimit. Nuk e di me siguri, por është supozimi im.

Radio Evropa e Lirë: Si do ta vlerësonit qasjen e administratës amerikane ndaj Kosovës dhe Serbisë?

Daniel Fried: Mendoj se para këtij shpërthimit të fundit, SHBA-ja e konsideronte problemin në Beograd dhe besonte se kosovarët, gradualisht, mund të dilnin në një gjendje relativisht të mirë. Por, asaj i duhet një partner në Kosovë për ta ndihmuar në stabilizimin e veriut. Mendoj se administrata amerikane ndjen se nuk e ka atë partner tani.

Radio Evropa e Lirë: A mendoni se situata në veri mund të ketë një ndikim më të gjerë në rajon?

Daniel Fried: Sigurisht. Nuk ka asgjë të mirë që del prej kësaj. Do të ishte keq nëse çon në një konflikt të hapur, mendoj në përshkallëzim të tensioneve ose përshkallëzim të luftimeve dhe vdekje. Mendoj se Kurti duhet të veprojë shpejt për të vendosur së paku një marrëdhënie pune me administratën amerikane. Njerëzit bëjnë gabime. Këshilla ime do të ishte që t’i rregullojë ato, por nuk e di nëse jemi ende në atë pikë.

Radio Evropa e Lirë: Sa përfiton aleatja e Serbisë, Rusia, nga kjo situatë?

Daniel Fried: Shumë. Ky është një lajm i mirë, i mirëpritur për Kremlinin dhe [ministrin e Jashtëm rus, Sergei] Lavrov. Atyre u pëlqen t’i shohin Shtetet e Bashkuara duke u grindur me Kosovën. Do të jenë opurtunistë dhe do ta shfrytëzojnë.

Radio Evropa e Lirë: Çfarë do t’i sugjeronit Kurtit të bënte?

Daniel Fried: Të gjejë një mënyrë për të biseduar me Shtetet e Bashkuara pa zhurmë dhe të gjejë një mënyrë për t’u larguar nga ky konfrontim.

REL

daniel fried tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit