LIVE UPDATES
Bota

Schwarz-Schilling: Duhet një politikë e re për Ballkanin

Politika aktuale amerikane e Ballkanit Perëndimor i jep dorë etnonacionalizmit. Ka ardhur koha për një korrigjim të kursit, është i mendimit ish-Përfaqësuesi i Lartë për Bosnje-Hercegovinën, Christian Schwarz-Schilling.

7 Qershor 2023, 09:00 Nga I.A
Schwarz-Schilling: Duhet një politikë e re për Ballkanin
KFOR

Më 18 Maj Derek Chollet, këshilltar në Departamentin Amerikan të Shtetit dhe Gabriel Escobar, i ngarkuar i posaçëm për Ballkanin Perëndimor ishin ftuar në Komisionin e Politikës së Jashtme në senatin amerikan, FRC për të folur për politikën e SHBA në Ballkanin Perëndimor. Ishte interesante, por edhe zhgënyjese të dëgjoje, se si të dy diplomatët i mënjanuan përgjigjet konkrete dhe informacionet e detajuara. Ata përdornin fjalë të bukura: demokraci, sovranitet, integritet territorial dhe sidomos anëtarësimin në BE. Për fat të keq i gjithë prezantimi mbeti në këtë nivel sipërfaqësor pa substancë. Mbeta i zhgënjyer.

Para 30 vjetësh kam përjetuar se si SHBA me Sekretarin e Departamentit të Shtetit atëherë, Warren Christopher u përpoqën pa sukses të lëviznin BE e ngurtë për një angazhim të vërtetë në Jugosllavinë e atëhershme. Një turp ky para krimeve të atëhershme të luftës.

Pse i shtrohet qilimi i kuq Vuçiçit?

Më kujtohet shumë mirë, se si presidenti amerikan atëherë, Bill Clinton pas tre vjetësh të një lufte tejet brutale dhe gjenocidit në Bosnje-Hercegovinë mori vetë vendimin të mbështesë këtë vend. Prandaj nuk e kuptoj dot sot, se çfarë ndjekin SHBA me politikën e tyre në Ballkanin Perëndimor. Pse e kanë përzgjedhur amerikanët pragmatikë presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq si "burrin e fortë" në Ballkanin Perëndimor? Kreu i Komitetit për Marrëdhëniet me Jashtë, senatori Robert Menendez me të drejtë në seancën dëgjimore shtroi pyetjen, pse SHBA bashkëpunon me një njeri, i cili, siç ka raportuar New York Times me hollësi, ka lidhje të ngushta me qarqet kriminale. Pse i shtrohet qilimi i kuq dikujt, për të cilin Rusia nga ana strategjike ka shumë rëndësi. Pse kërkohet afërsia pikërisht me Serbinë, që me politikën e saj etnonacionaliste, - të gjithë serbët në një shtet - është një nga shkaktaret më të kryesore të konflikteve në ish-Jugosllavi?

Kthim në etnonacionalizëm?

Për këto të dy diplomatët e lartë amerikanë nuk jepnin dot përgjigje. Ka pasur disa analiza të publikuara mbi orientimin e politikës amerikane në Ballkan. Me disa jam dakord, me të tjera jo. Madje mund ta kuptoj, që ka edhe arsye të mira, pse amerikanët kërkojnë një zgjidhje pragmatike, sipas tyre. Rusia, Kina, Tajvani - të gjitha këto vende kanë një fokus më të madh në politikën botërore se Ballkani. Por kjo nuk është arsye për të mbështetur një politikë hegjemoniste në rajonin e Ballkanit Perëndimor, për të krijuar marrëdhënie të reja pushteti dhe për këtë të sakrifikohen vende si Bosnje-Hercegovina, Mali i Zi apo Kosova. Do t'i lihet Bosnje-Hercegovina në dorë edhe më shumë etnonacionalizmit? Megjithëse thuhet se duhet luftuar pikërisht etnonacionalizmi?

Ndihmë e drejtpërdrejtë për ndarjen

Megjithëse ka përpjekje për të frenuar me sanksione dhe paralajmërime, Milorad Dodikun, presidentin e etnitetit më të vogël në Bosnje-Hercegovinë, Republikës Srpska, prapë në mënyrë jo të drejtpërdrejtë ai ndihmohet në realizimin e planeve të tij për shkëputje. SHBA mori përsipër të luftojë korrupsionin në Ballkanin Perëndimor, edhe me sanksione, dhe megjithatë mbështeten politikanët më të korruptuar.

Kujtojmë se presidenti amerikan, Joe Biden në funksionin e tij të dikurshëm si senator para të njëjtit komision në prill të vitit 1993 me raportin e tij "Të ngrihesh kundër agresionit: Milosheviçi, Republika boshnjake dhe ndërgjegjja e perëndimit" kërkoi nga SHBA të ndihmojë Bosnje-Hercegovinën për t'i dhënë fund luftës.

Mungesa e strategjisë e rrezikshme

E miraton tani presidenti Biden çfarë bën Departamenti i Shtetit sot? A e di ai që politika e tanishme amerikane është tallje për viktimat e luftës së viteve 90-të? Një ditë pas seancës dëgjimore, presidenti amerikan propozoi në senat James O'Brien si nënsekretarin e ri për Europën dhe Euroazinë. O'Brien ka luajtur rol në vitin 1995 në Marrëveshjen e Dejtonit dhe punoi, edhe në kohën si time si Përfaqësues i Lartë në Bosnje-Hercegovinë, në grupin e ekspertëve që krijova për reformën kushtetuese. Ai është një jurist me përvojë që e njeh Bosnje-Hercegovinën dhe rajonin.

Shpresoj që me emërimin e tij në Uashington është kuptuar, që duhet ndërmarrë një korrigjim kursi, që drejton në shina të reja politikën amerikane të Balkanit që në vitet e fundit ka qenë e dëmshme, pa strategji, pa rezultate dhe kështu e rrezikshme- Por për sa kohë që Derek Chollet si këshilltar i Sekretarit të Departamentit të Shtetit e formëson politikën e Ballkanit nuk jam shumë optimist.

BE ndjek SHBA verbërisht

Pas shpërthimit të fundit të dhunës në veri të Kosovës, ku u lënduan edhe ushtarë të KFOR-it nga demonstues militantë serbë, SHBA tërësisht në mënyrë të pakuptueshme, në mënyrë të njëanshme sanksionoi Kosovën. Edhe këtu SHBA, e po ashtu BE, reagojnë shumë pak ndaj politikës provokuese serbe, përkundrazi. SHBA dhe BE thjesht e pranojnë pa bërë gjë që Vuçiqi që nga Beogradi e pengon integrimin e serbëve të Kosovës në shtetin e Kosovës. Madje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti i hiqet mbështetja, sepse ai dukshëm me sa duket nuk i bindet planeve amerikane.


Pse Gjermania dhe BE e ndjekin këtu verbërisht SHBA? Duhet thënë se është dëshmi e paaftësisë së BE, e cila nuk është e aftë të jetë vetëkritike dhe bën të njëjtin gabim si para 30 vjetësh me kriminelin e luftës, Slobodan Milosheviç.

Një verdikt që ndryshon gjithçka

Më 31 maj Tribunali i Hagës dha dënimin e fundit në procesin e zgjatur prej 20 vitesh për dy persona që dikur ishin pjesë e Shërbimit Sekret Serb në vitet 90-të në Bosnje dhe Kroaci. Secili u dënua me 15 vjet, ndër të tjera për organizimin e aktiviteteve kriminale të përbashkëta dhe për dënimin e jo-serbëve në Bosnje dhe Hercegovinë si edhe në Kroaci.

Kryeprokurori, Serge Brammertz e tha qartë: "Ky vendim ndryshon gjithçka." Vërtet: Ky verdikt duhet të ketë një ndikim të madh në vlerësimin e luftës së atëhershme. Ai është një provë, që Serbia në mënyrë aktive ka marrë pjesë në luftën kundër Bosnjes dhe Hercegovinës. Me këtë kjo luftë nuk mund të quhet kurrë më "një luftë qytetare". Tani kjo është më në fund edhe zyrtare, gjë që e kemi ditur të gjithë: Serbia ishte e përfshirë në mënyrë aktive në luftën e atëhershme.

Tani shtrohet pyetja, nëse ky vendim do të ndryshojë diçka në BE dhe SHBA në lidhje me politikën ndaj Ballkanit Perëndimor. Do të vazhdojnë të gjithë t'i shtrojnë qilimin e kuq Aleksandar Vuçit dhe Serbisë si aktorë kryesorë në Ballkanin Perëndimor? A nuk ka ardhur koha, të merret një kthesë dhe t'i jepet prioritet një politike tjetër në Ballkan? Një politike, ku për përgjegjësit ka pasoja dhe viktimat më në fund dëgjohen.

Marrë nga DW

christian schwarz-schilling

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës