Dita e 58-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh për largimin e Ramës: Ju erdhi fundi!
Protesta kundër qeverisë hynë në ditën e 58-të/ Qytetarët zbresin sërish sot në shesh për larg...
Protesta kundër qeverisë hynë në ditën e 58-të/ Qytetarët zbresin sërish sot në shesh për larg...
Trafikuan 900 kilogramë drogëra drejt Finlandës, mes tyre dhe drejtuesit e 4 grupeve kriminale 27 Korrik, 16:38 ...
Spanja dhe Franca të "pushtuara" nga zjarret, Rama: Jemi të gatshëm të ndihmojnë nëse na kërkohet 27 Korrik,...
Jashtë protestë, brenda Kuvend/ Nis seanca plenare, në rend dite ndryshime në përbërjen e komisioneve 27 Kor...
Autoritetet iraniane i akuzuan ata se gjatë protestave të 8 janarit, kanë vrarë katër policë në sheshin Alikhani, pasi fillimisht i kanë plagosur dhe më pas i kanë djegur.

IRAN- Mediat shtetërore iraniane raportojnë se Abolfazl Sepahi Badjani dhe Amirhossein Safari Hosseinabadi janë ekzekutuar, për shkak të rolit të tyre të pretenduar në protestat e janarit 2026, në lagjen Malek Shahr të Isfahanit. Autoritetet iraniane i akuzuan ata se gjatë protestave të 8 janarit, kanë vrarë katër policë në sheshin Alikhani, pasi fillimisht i kanë plagosur dhe më pas i kanë djegur.
Radio Evropa e Lirë nuk ka mundur të verifikojë në mënyrë të pavarur se si është zhvilluar procesi gjyqësor, nëse të akuzuarit kanë pasur qasje tek avokatët dhe në çfarë rrethanash janë marrë rrëfimet e tyre.
Video të publikuara në rrjetet sociale duket se tregojnë qindra njerëz të mbledhur pranë vendit të ekzekutimit, për të protestuar kundër varjeve, nën masa të rrepta sigurie.
Në disa video dëgjohen protestuesit duke brohoritur “Pa nder! Pa nder!”, ndërsa në sfond dëgjohet edhe thirrja e mëngjesit për namaz.
Forcat e sigurisë duken duke lëvizur mes turmës me motoçikleta. Përdorues të rrjeteve sociale raportojnë, gjithashtu, për përleshje mes protestuesve dhe forcave të sigurisë, si dhe për ndërprerje të internetit në Isfahan. As këto raportime, Radio Evropa e Lirë nuk ka mundur t’i verifikojë në mënyrë të pavarur.
Ekzekutimet u kryen në orët e para të 28 korrikut, vetëm pak orë pasi Mai Sato, raportuese e posaçme e OKB-së për të drejtat e njeriut në Iran, njoftoi se një grup ekspertësh i OKB-së i ka bërë thirrje Teheranit që ta ndalë menjëherë ekzekutimin e 10 të pandehurve të tjerë në të njëjtin rast në Isfahan.
Dymbëdhjetë protestues, të cilët ishin në fund të adoleshencës ose në fillim të të njëzetave kur u arrestuan, u dënuan me vdekje në një gjykim të përbashkët, të zhvilluar me dyer të mbyllura.
Dy të dënuar të tjerë, Gol Mohammad Mohammadi dhe Erfan Esfandiari, u ekzekutuan më 19 korrik. Ekspertët e OKB-së kanë thënë se procesi gjyqësor nuk i ka përmbushur standardet për një gjykim të drejtë.
Sipas tyre, vendimet e fajësisë u mbështetën në rrëfime të detyruara, të transmetuara nga televizioni shtetëror, dhe nuk u vërtetua qartë përgjegjësia individuale e secilit të pandehur. Agjencia e Lajmeve të Aktivistëve për të Drejtat e Njeriut (HRANA) dhe Shoqata Iraniane për të Drejtat e Njeriut njoftuan se të burgosurit në Njësinë 2 të burgut Qezel Hesar, në Karaj, vazhduan më 27 korrik grevën e urisë dhe protestën ulur për të pesëmbëdhjetën ditë radhazi, në shenjë kundërshtimi ndaj ekzekutimeve dhe transferimit të të burgosurve në qeli të izolimit.
Sipas këtyre organizatave, qindra të burgosur të dënuar me vdekje refuzojnë ushqimin e burgut që nga 13 korriku. Autoritetet gjyqësore dhe administrata e burgjeve në Iran nuk i kanë komentuar këto raportime./REL
Protestat IRAN- Natën e 8 janarit, një kolonel i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) u vra në qytetin qendror të I...
Foto ilustruese FRANCË- Zjarret masive që kanë përfshirë Francën dhe Spanjën vijojnë të përhapen ...
Foto ilustruse RUSI- Tre persona të vrarë dhe gjashtë të tjerë të plagosur për shkak të rusëve sulmeve në...
Donald Trump SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump tha se Irani kishte kërkuar bisedime të drejtpërdrejta dhe kontakte përmes ndë...
Donald Trump SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se operacionet ushtarake amerikane i kanë dhënë një goditje t...
Foto UKRAINA- Bombardimet ruse në rajonin e Dnipropetrovskut në Ukrainën juglindore shkaktuan tre viktima dhe gjashtë t&...
Foto ilustruse RUMANIA- Një përshkallëzim i ri i marrëdhënieve midis Rumanisë dhe Rusisë ka vazhduar me njofti...
Pamje ITALI- Një ekip mjekësh në Itali ka realizuar me sukses për herë të parë transplantin e një korneje me njoll&...
Pamje KANADA- Të shtëna me armë janë regjistruar në orët e para të mëngjesit jashtë konsullatës së S...
Zjarret në Francë FRANCA- Objekte të rëndësishme strategjike të lidhura me industrinë mbrojtëse të Francë...