Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Sarah Barrington, me Universitetin e Kalifornisë në Berkley, hulumton dukurinë e manipulimit të zërit.

Manipulimi i audios, përmes të ashtuquajturave “deepfakes”, po përdoret për të ndikuar tek qëndrimet e votuesve në zgjedhjet e nëntorit. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Matt Dibble, inteligjenca artificiale mund të ndihmojë në zbulimin e zërit sintetik që përdoret për dubluar citimet e politikanëve dhe figurave të njohura.
Të gjithë ata që kanë qasje në internet i kanë mundësitë për të krijuar mesazhe zanore sintetike, të njohura si “deepfakes”. Ndërsa më shumë se 50 vende mbajnë zgjedhje këtë vit, po shtohen përpjekjet për t’i zbuluar dezinformatat përpara se të shkaktojnë dëm.
Sarah Barrington, me Universitetin e Kalifornisë në Berkley, hulumton dukurinë e manipulimit të zërit.
“Le të regjistrojmë zërin tënd”, i kërkon ajo gazetarit të Zërit të Amerikës.
Brenda pak minutash, ajo ka klonuar zërin e gazetarit duke përdorur një program në internet dhe ka krijuar një variant të rremë të një deklarate të shkurtër. Ajo tregon variantin real dhe atë të manipuluar, çka është tejet e vështirë për t’u dalluar.
“Regjistrimi kalohet në kompjuter dhe shikojmë format e valëve zanore dixhitale dhe zhurmën e krijuar nga sinjali për të parë dallimet”, thotë Sarah Barrington, studiuese e shkencave mjeko-ligjore.
Disa të dhëna dallohen nga një sy i stërvitur, si pauzat që zakonisht bëjnë njerëzit kur flasin.
“Zakonisht, ka më shumë pauza në realitet sesa tek regjistrimet e manipuluara”, thotë hulumtuesja Sarah Barrington.
Ajo gjithashtu përdor inteligjencën artificiale për të analizuar zërin sintetik dhe dalluar manipulimet.
“Për inteligjencën artificiale këto dallime janë shumë të dukshme dhe mund të jenë detaje shumë të vogla që ne nuk mund t’i dëgjojmë”, thotë ajo.
Po në rastet kur manipulimi është bërë me një sistem të panjohur?
“Inteligjenca artificiale do të përpiqet thellësisht që ta kuptojë. Mund të mos tregojë saktësisht të njëjtat shenja që shfaqnin falsifikimet e mëparshme”, thotë analistja.
Zonja Barrington thotë se zbulimi i zërit të manipuluar, edhe kur është i suksesshëm, mund të bëhet shumë vonë për të ndaluar një postim mjaft të përhapur. Ajo thotë se rrjetet sociale dhe përdoruesit e tyre duhet të jenë më të angazhuar për të zvogëluar përhapjen e përmbajtjeve që mund të jenë false.
“Po shkojmë drejt një zgjidhjeje që është pjesërisht teknike, por pjesërisht ka të bëjë me ndryshimet në shoqëri dhe qëndrimin e hartuesve të politikave”, thotë ajo.
Duhet angazhim i të gjithë qytetarëve për të mbrojtur të vërtetën./VOA
Sergei Lavrov SHBA- Ministri i Jashtëm i Rusisë ka përshëndetur zgjedhjen e presidentit Donald Trump, JD Vance. Sergei Lavrov tha se al...
Adam Schiff SHBA– Ligjvënësi demokrat Adam Schiff i bëri thirrje presidentit Joe Biden që të tërhiqet nga gara për...
JD Vance SHBA- JD Vance ka folur sot për herë të parë pasi Donald Trump e zgjodhi atë për të qenë zëvënd...
fotot ilustruese UKRAINË- Ndihma gjermane për Ukrainën do të zvogëlohet në 4 miliardë euro (4.35 miliardë dollar&eu...
fotot ilustruese AMERIKA E JUGUT- Autoritetet në Paraguaj sekuestruan mbi 4 ton kokainë me një vlerë tregu prej rreth 240 milionë ...
SHBA- Kandidati republikan për nënpresident, J.D. Vance, i drejtohet të mërkurën Kuvendit Kombëtar Republikan në një f...
Foto nga vendi i ngjarjes PARIS- Një shofer drejtoi mjetin e tij nëpër tarracën e një kafeneje në qytetin e Parisit, nikoqiri...
Joe Biden SHBA- Gati dy të tretat e demokratëve thonë se Presidenti Joe Biden duhet të tërhiqet nga gara presidenciale dhe të...
Foto ilustruese LINDJE E MESME- Forcat izraelite kryen sulme ajrore të mërkurën në pjesën jugore të Libanit, operacioni m&eum...
Josep Borrell BRUKSEL- Shefi i diplomacisë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka diskutuar në Bruksel me ministrin e Jashtëm të...