Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Ushtria izraelite tha se sulmet e saj u përqendruan në infrastrukturën e Hezbollahut dhe se forcat izraelite kishin përdorur gjithashtu zjarr artilerie për t'iu përgjigjur kërcënimeve të militantëve të këtij grupi në zonë.
LINDJE E MESME- Forcat izraelite kryen sulme ajrore të mërkurën në pjesën jugore të Libanit, operacioni më i fundit që kishte në shënjestër militantët e Hezbollahut. Ushtria izraelite tha se sulmet e saj u përqendruan në infrastrukturën e Hezbollahut dhe se forcat izraelite kishin përdorur gjithashtu zjarr artilerie për t'iu përgjigjur kërcënimeve të militantëve të këtij grupi në zonë.
Hezbollahu gjithashtu lëshoi raketa në drejtim të Izraelit. Ushtria izraelite bëri të ditur se kishte arritur të interceptonte disa prej tyre, ndërsa të tjerat kishin rënë në zona të hapura dhe nuk kishin shkaktuar viktima apo dëme materiale. Gjatë një fjalimi të mërkurën udhëheqësi i Hezbollahut Sayyed Hassan Nasrallah tha se grupi militant do të sulmonte zona të reja në Izrael, nëse forcat izraelite do të vazhdonin siç tha të vrisnin civilë. Të martën si pasojë e sulmeve izraelite në Libanin jugor u vranë pesë civilë sirianë.
Përplasjet ndërkufitare mes Izraelit dhe Hezbollahut kanë ngritur shqetësime mbi mundësinë e zgjerimit të konflikt në rajon ndërsa forcat izraelite po luftojnë gjithashtu kundër Hamasit në Rripin e Gazës. Pentagoni njoftoi se të martën Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin zhvilloi një bisedë telefonike me ministrin izraelit të Mbrojtjes Yoav Gallant, gjatë së cilës diskutuan mbi luftimet mes Izraelit dhe Hezbollahut.
Pentagoni tha se zoti Austin "ripohoi dëshirën e përbashkët për të siguruar që Hamasi të pësojë humbje të qëndrueshme e për të siguruar lirimin e sigurt të të gjithë pengjeve që mbahen rob nga grupi militant". Shtetet e Bashkuara, Egjipti dhe Katari po përpiqen të negociojnë një marrëveshje armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit, që përfshin lirimin e pengjeve, ndalimin e luftimeve dhe një rritje të ndihmave humanitare për civilët palestinezë.
Zyra e zotit Gallant tha se shefi i mbrojtjes izraelite i tha zotit Austin se operacionet ushtarake të Izraelit në Gaza "kanë çuar në kushtet e nevojshme për të arritur një marrëveshje për kthimin e pengjeve, gjëja më e rëndëshme”. Gjatë sulmit të 7 tetorit 2023 në pjesën jugore të Izraelit, Hamasi vrau 1200 persona dhe mori peng rreth 250 të tjerë.
Izraeli u kundërpërgjigj me operacione në Gazë, që deri tani kanë shkaktuar vdekjen e mbi 38 mijë personave, sipas ministrisë së Shëndetësisë në rajonin e kontrolluar nga grupi militant. Gati tre të katërtat e popullsisë prej 2.3 milionë banorësh të Gazës janë të zhvendosur dhe pothuajse e gjithë popullata është në rrezik nga uria, sipas Kombeve të Bashkuara./ VOA
Josep Borrell BRUKSEL- Shefi i diplomacisë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka diskutuar në Bruksel me ministrin e Jashtëm të...
fotot ilustruese NEW YORK- Zyrtarët e qytetit të New York po përballen me një rritje të numrit të dyqaneve të paligjshme...
Usha Vance dhe JD Vance SHBA- Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance dhe gruaja e tij Usha duket se po zbeh poltësisht çiftin Trump. N&...
Foto ilustruese LINDJE E MESME- Grupi militant libanez, Hezbollah, do të godasë caqe të reja izraelite nëse Izraeli vazhdon të sh&...
Joe Biden SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden u përball me kritika të forta për pretendimin e tij të fundit se ai kishte bërë...
fotot ilustruese ITALI- Dy zjarrfikës kanë humbur jetën në itali teksa po shuanin një zjarr. Aksidenti ndodhi pasditen e s&eu...
Jens Stoltenberg UKRAINË- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, njoftoi se Patrick Turner është emëruar pë...
fotot ilustruese KINA- Kina ka ngrirë bisedimet për kontrollin e armëve me SHBA-në në përgjigje të shitjeve të vazh...
Doanld Trump SHBA- SHBA- Ish-presidenti amerikan Donald Trump, ka deklaruar se do të ishte më pak i gatshëm të mbronte Tajvanin nga Kin...
Thomas Mathew Crooks SHBA- Disa ditë pas përpjekjes për vrasjen e ish Presidentit Donald Trump autori i atentatit, Thomas Mathew Crooks mbe...