Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Zyrtarët u kanë thënë gazetarëve se individë prej këtyre vendeve kanë marrë mësime nga proceset e kaluara zgjedhore në SHBA, dhe janë më të përgatitur për të nxitur trazira.
SHBA- Zyrtarë të inteligjencës amerikane kanë paralajmëruar të martën se “aktorë të huaj” prej Rusisë, Kinës dhe Iranit, synojnë përhapjen e narrativave për t’i përçarë amerikanët para zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit në Shtetet e Bashkuara.
Zyrtarët u kanë thënë gazetarëve se individë prej këtyre vendeve kanë marrë mësime nga proceset e kaluara zgjedhore në SHBA, dhe janë më të përgatitur për të nxitur trazira.
Sipas tyre, këta individë mund të konsiderojnë mundësinë e kërcënimeve fizike dhe dhunës, dhe ka mundësi që të kryejnë operacione dezinformimi, për të krijuar pasiguri dhe për të minuar procesin zgjedhor.
“Disa aktorë të huaj kanë kapacitet për të nxitur protesta dhe për të kryer aksione të dhunshme në periudhën pas zgjedhjeve. Irani dhe Rusia kanë gatishmëri që t’i shqyrtojnë këto taktika që mund të kontribuojnë në dhunë”, ka thënë një anëtar i Zyrës së Drejtorit për Inteligjencë Kombëtare, në kushte anonimiteti.
Sipas zyrtarëve amerikanë, ndonëse Rusia, Kina dhe Irani përbëjnë kërcënimin kryesor për aktivitete të tilla, nuk kanë parë ndonjë sinjal bashkëpunimi mes tyre.
Ata kanë përmendur se pavarësisht përpjekjeve të tilla, sistemi amerikan i votimit është i sigurt dhe se askush nuk do të mund të ndryshojë rezultatin.
Të tria shtetet kanë hedhur poshtë pretendimet se po synojnë të ndikojnë në zgjedhjet amerikane.
Zyrtarët amerikanë kanë përmendur se individë prej këtyre tri shteteve po përdorin inteligjencën artificiale për të gjeruar përmbajtje në rrjetet sociale.
Agjencitë amerikane të inteligjencës kanë thënë që disa muaj se Rusia do të preferonte që ish-presidenti amerikan, Donald Trump, kandidat i republikanëve, të fitonte zgjedhjet.
Zyrtarë të inteligjencës kanë thënë se presin përforcim të protestave nga ana e Rusisë, nëse kandidatja e demokratëve, Kamala Harris, do t’i fitojë zgjedhjet.
Aktualisht gara mes dy kandidatëve është shumë e ngushtë, dhe ata po bëjnë fushatë të vazhdueshme për t’i bindur votuesit që të rreshtohen në kampet e tyre./REL
fotot ilustruese RUSI- Në kujtimet e publikuara tetë muaj pasi vdiq në burg, udhëheqësi opozitar rus Alexei Navalny nuk humbet kur...
Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, pasi është pyetur për ecurinë e negociatave me Serbinë n&eu...
pamje nga vendngjarja GAZA- Pamje të rënda të luftës në gaza janë publikua, ku një djalë i vogël vritet n...
Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier në ceremoninë e 22 tetorit. KOSOVA- Drejtoresha e degës së Agjencisë së Shteteve të...
Alexander Van der Bellen AUSTRIA- Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen, i ka kërkuar liderit të Partisë Popullore konservat...
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, kryeministri britanik, Keir Starmer (majtas), presidenti i SHBA-së, Joe Biden, dhe presidenti francez, Emmanuel Macron (d...
fotot ilustruese SHBA- Kanë mbetur dy javë nga dita e votimit për zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit. Kandidatja demokrate, N&e...
Robert Wood dhe Vjosa Osmani KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me përfaqësuesin alternativ të Sht...
Kamala Harris dhe Donald Trump RUSIA- Zyrtarët rusë, përfshirë presidentin Vladimir Putin, thonë se nuk ka rëndësi p&eum...
Denis Beqiroviç SARAJEVA- Kryesuesi i Presidencës trepalëshe të Bosnje-Hercegovinës, Denis Beqiroviç, ka thënë ...