LIVE UPDATES
Bota

Institucionet e BE-së: Serbia t’i mbështesë sanksionet ndaj Rusisë

Komisionari Evropian për Çështje të Zgjerimit dhe Fqinjësisë, Oliver Varhelyi, ka thënë të martën se mospërshtatja e politikës së jashtme të Serbisë, me atë të BE-së, rreth sanksioneve ndaj Rusisë, është një “çështje serioze“.

9 Maj 2023, 20:14 Nga a.l
Institucionet e BE-së: Serbia t’i mbështesë sanksionet ndaj
Foto ilustruese

Komisionari Evropian për Çështje të Zgjerimit dhe Fqinjësisë, Oliver Varhelyi, ka thënë të martën se mospërshtatja e politikës së jashtme të Serbisë, me atë të BE-së, rreth sanksioneve ndaj Rusisë, është një “çështje serioze“.

Në një debat të organizuar për Serbinë, në Parlamentin Evropian, ai ka bërë thirrje që autoritetet në Serbi të komunikojnë si duhet beneficionet që vijnë nga procesi i integrimeve evropiane, duke përmendur faktin se BE-ja “është dhe do të mbetet partneri, donatori dhe investuesi më i madh i Serbisë“.

Ky komisionar tha se në procesin e negociatave të anëtarësimit, Serbia deri tash ka hapur 22 prej 35 kapitujve negociues dhe se, sipas vlerësimit të Komisionit Evropian, një bllok i tërë me kapituj negociues teknikisht është gati për t’u hapur.

Ai përshëndeti përparimin e Serbisë në përshtatjen me regjimin e vizave të BE-së. Komisioni ka mirëpritur edhe arritjen e Marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë dhe ka kërkuar të implementohen, pa vonesa dhe pa kushte, të gjitha obligimet, duke përmendur posaçërisht atë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Gjatë debatit, deputetja kroate Zheljana Zovko, ka kërkuar që Serbia të kthejë kahen e mospërshtatjes së saj me qëndrimet e BE-së në politikën e jashtme. Zovko nënvizoi se përshtatja e politikës së jashtme të Serbisë, me atë të BE-së, ka rënë nga 65, në 45 për qind.

Deputetja nga Partia e të Gjelbërve, Viola Von Cramon, ka pasur kritika për nivelin e demokracisë në Serbi.

Serbia nuk është më demokratike sesa ka qenë. Mungon liria e shprehjes dhe kultura e tolerancës politike. Dialogu duhet të fokusohet në mënyrë që të sigurohet që serbët e Kosovës të mos jenë vegël e askujt. Serbia duhet të mbyllë kapitullin e Kosovës, dhe të ecë drejt BE-së për një Serbi evropiane“, ka thënë ajo.

Tonino Picula, deputet socialist nga Kroacia, tha në fjalimin e tij se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, po e largon Serbinë nga BE-ja, dhe po e afron me Rusinë.

Ai përmendi glorifikimin e kriminelëve të luftës në Serbi dhe kërkoi që t’i jepet fund kësaj praktike. Më 10 maj, në Parlamentin Evropian do të votohet rezolutën për Serbinë.

Në raport është propozuar një amendament që kërkon shprehjen e keqardhjes për votimin e Serbisë kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, që, sipas propozueses Viola von Cramon, shkel marrëveshjen e arritur në dialog.

Me ndërmjetësimin e BE-së dhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, dy vendet janë në negociata për normalizimin e marrëdhënieve qysh nga viti 2011. Ato kanë arritur dhjetëra marrëveshje, por shumica e tyre nuk janë zbatuar dhe palët kanë fajësuar njëra-tjetrën për ngecje./REL

oliver varheliy

Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim